tisdag 15 september 2015

Thënie !


Vlera e një njeriu duhet parë në faktin se cfarë jep, dhe jo në atë se cfarë është në gjëndje të marrë.   (Albert Anjshtajn)

Është më mirë t’i meritoni nderet dhe të mos i gëzoni ato, se sa t’i gëzoni dhe të mos i meritoni.   (Mark Tueni)

Askush nuk është nderuar ndonjëherë për atë që ka marrë. Nderimi ka qenë për atë që ai ka dhënë.   (Kelvin Tuejxh)

Kur keni filluar të mos jepni më kontribut, keni filluar të vdisni.   (Eleanor Rusvelt)

Ambicja mund të zvarritet, por mund të ngrihet edhe në fluturim.   (Edmund Burke)

Më e mira është armike e së mirës.   (Volter)

Megjithëse bota është plot vuajtje, ajo është gjithashtu plot me shembuj për kapërcimin e tyre.   (Helen Keller)

Besimi lëviz malet, por ju duhet të vazhdoni t’i shtyni ato,  ndërkohë që kryeni lutjen.   (Meson Kulej)

Ndryshimi ndërmjet asaj që bëjmë dhe asaj që jemi në gjëndje të bëjmë, do të mjaftonte për të zgjidhur shumicën e problemeve të botës.   (Gandi)

Vetëm ata që guxojnë të humbasin shumë, mund të arrijnë shumë.   (Robert F. Kenedi)

Bëni më të mirën që mundeni, me atë që keni , kudo që të jeni.   (Teodor Rusvelt)

Zhurma nuk provon asgjë. Shpesh një pulë që ka bërë thjesht një vezë, kakarit sikur ka bërë një asteroid.   (Mark Tuein)

Asnjëherë mos i mbaj sytë përdhe kur hedh hapin. Vetëm ai që mban sytë të fiksuar në horizontin e largët do të gjejë rrugën e duhur.   (Dag Hamaskjold)

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.