torsdag 24 september 2015

Fjalët e Urta - Sami Frashëri



“FJALËT E URTA”

SAMI FRASHËRI




1. Mendimet e larta gjenden në fjalë të shkurtëra.


2. Më e bukura fjalë është e thjeshtë dhe e shkurtër, është fjalë që kuptohet më

lehtësi dhe që ka kuptim të thellë e të hollë.


3. Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.


4. Detyra jonë kryesore ndaj njerëzisë është të studiojmë dhe të mësojmë (të tjerët)

pa u mërzitur.


5. I madh është ai njeri që i shikon të gjithë një soj, që vepron pa anuar, dhe që

mendon për të gjithë. Al që mendon për interesat e veta, është njeri i ulët.


6. Detyrat njerëzore janë një barrë e rëndë; sjellja e keqe sipas andjes dhe pëlqimit të

botës është një moçal i madh. Për të nxjerrë në breg një barrë të tillë të rëndë nga

një moçal i tillë, duhet të ecësh drejt, pa shikuar djathtas e majtas.


7. Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, pëxpiqu t’i fitosh ato.


8. Mos e duaj gjumin shumë; hap sytë që të mos mbetesh i uritur.


9. Toka mund t’i ushqejë njerëzit fare mirë; vetëm pse shumica e pasurisë

shpenzohet pa vend, e shurata e njerëzve mbeten të uritur.


10. Për t’ia nënshtruar botën mirësisë, duhet luftuar kundër ligësive.


11. Pitimi i pozitës varet nga të tjerët. A nuk është marrëzi të lësh atë që ke në duart

tua dhe t’u drejtohesh të tjerëve.


12. Më parë se për pasurinë, mjeshtërinë dhe tregtinë e një bashkësie (njerëzore),

duhet menduar për edukimin e saj, sepse edukata e mirë është baza e bashkësive

njerëzore.

13. Njeriu mirret me dituri dhe me shkencë gjatë gjithë jetës së tij. Në fëmijëri i

mëson ato, në rini i vë në zbatim e në pleqëri mëson të tjerët.

14. Zemra e njeriut të përsosur është gjithmonë e pezmatuar, por fytyra e tij është

kurdoherë e gëzuar.

15. Njeriu dëshiron madhështinë dhe famën, trembet nga mospërfillja; megjithëkëtë

nuk largohet nga sjelljet e këqia; kjo është si kur ke frikë nga lagështira e banon

në moçal.

16. Po të jenë nëpunësit në dorë të personave të pazotë, po t’u mungojnë armët

ushtarëve, po të mbetet pas bujqësia, mjeshtëria dhe tregtia, prapëse-prapë shteti

qëndron; por kur sundimtarët nuk respektojnë ligjin dhe të drejtën, nëpunësit e

vegjël bëhen të pabindur dhe nuk zbatojnë urdhrin e dhënë, kështu që populli bjerr

vetitë e mira dhe jipet pas veseve të këqia, atëherë nuk ka më shpresë shpëtimi.

17. Mos i poshtëroni njerëzit e mëdhenj për një a dy faje të tyre, sepse diamanti sado i

prerë shtrembër të jetë, është më i vlefshëm se një gur i zakonshëm, i prerë në

forrnën më të përsosur.

18. Mashtrimet e mashtruesit i përballoni me drejtësi, sepse gjithçka mënjanohet me

të kundërtën.

19. Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen (njëri nga tjetri).

20. Fjala e atij që qesh shumë, s’e bën të qeshë asnjërin.


21. Duhet të shfrytëzohet mirë koha, sepse jeta nga koha përbëhet.

22. S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të këqinjtë.

23. Njollat që i ngjiten trupit tonë lahen me ujë; njollat e shpirtit s’ka gjë që i pastron.

24. Virtyti i bën të dashur (me njëri — tjetrin) njerëzit e mëdhenj, njerëzit e

zakonshëm — dëfrimi dhe zbavitja, të këqinjtë — vagabondazhi dhe delikti.

25. Duhen shumë mend që të mund të shoqërohesh me njerëz pa mend.

26. Mos shkruaj gjë kur je me nerva; sepse, kur plaga e gjuhës ësMë më e keqe se e

shpatës, mendo çfarë mund të jetë ajo e pendës.

27. Kot përpiqet mendja, kur nuk mund të arrijë gradën e lartë të ndjenjave.

28. Fjala më elokuente është ajo konkluzionl i së cilës kuptohet që nga fraza e parë e

qëllimi nëpër brendinë e saj, kur duket në formë solide.

29. Tri raste kanë tri virtyte shumë të pëlqyeshme: të ndihmosh nevojtarët kur janë në

gjendje të vështirë, të thuash të vërtetën edhe në zemërim, të falësh kur je i zoti të

ndëshkosh ose të hakmirresh.

30. Për ndryshimin e një gjëje askush nuk është më i aftë se koha.

31. Ti japësh pozitë dhe të nderosh një njeri pa merita është si të hedhësh në ndyrësira

një qese me inxhi (margaritarë).

32. Po të bjerë në det një pikë ujë, nuk thahet.


33. Sikundër që elefantin e vrasin për dhëmbët e tij të çmueshëm, disa guaska deti i

gjuajnë për margaritarët që kanë brenda e që bilbilin e robërojnë për zërin e tij të

bukur, kështu edhe njeriun — të shumtën e herës — e rrezikon vlera e tij e lartë.

34. Mos iu mbështet së nesërmes, nuk mund të dish se ç’do të lindë nata.

35. Pa taashkim s’mund të ketë as opinion publik, as forcë.

36. Liria s’mund të shkojë përpara pa pasur udhëheqëse arsyen dhe pa qenë e

shoqëruar nga vetitë e mira.

37. Gjuha e memecit është më e mirë se e gënjeshtarit.

38. Gjuha është dëshmitari gënjeshtar i zemrës.

39. Sikundër që trupi ka nevojë për pastërti ashtu edhe shpirti për arsim.

40. Pendimi është pranvera e mirësjelljes.

41. Meng Çui thot: Filozofët, dijetarët, njerëzit e mëdhenj, të cilët me mendimet dhe

punët e tyre kanë bërë të çuditet bota, a nuk ishin edhe ata njerëz si ne? Pse t’i

shikoj ata me habi dhe mahnitje? A s’mund të bëhem edhe unë si ata me

përpjekjet e mia?

42. Hidhërimi dhe gëzimi s’kanë kufi. Njeriut, pse ka zënë një pozitë të vogël, i bie

pika nga gëzimi, pastaj ai vdes nga hidhërimi pse nuk zë një pozitë më të lartë.

43. Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij,

nuk e do më atë.

44. Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.


45. Dallkauku (lajkatari) është fajdexhiu më i keq, posa sheh se ai që ka përballë u

mashtrua prej tij, edhe sikur t’i marrë kamatën 500 për qind të hipokrizisë që i ka

akredituar, prapëseprapë s’kënaqet, përpiqet t’i heqë edhe lëkurën të mjerit.

46. Pasuria zë vendin e lejekalimit të marrëzisë.

47. Pasuria e vogël, që përdoret me nikoqirllëk, zë vend më mirë se thesarët e

keqadministruar.

48. Pasuria është shërbëtor i të mençurit e zotëri i budallait.

49. Lumtëria në botë i ngjan dritës së shkreptirës, ndriçimi i një sekonde sjell pas

furtunë disaorëshe.

50. Gjëja që ka shkaktuar fanatizmin (fetar) janë përrallat të shpikura nga keqdashja,

të pranuara nga frika dhe të ruajtura nga marrëzia.

51. Helmi më i rrezikshëm është hipokrizia.

52. Filozofi kinez Ming Çu thot: “T’i duash njerëzit e aftë e të talentuar dhe të mos i

nderosh ata është sikur t’i thërrasësh në gosti dhe t’u mbyllësh portën, për të mos i

pranuar.”

53. Njëri nga filozofët e famshëm të Tibetit, Paskia Pandita, thot: “S’mund t’i japësh

flakë një pylli të madh po nuk të ndihmoi era”. D m th. — mos fillo punë të

mëdha po nuk qe koha dhe rasti i volitshëm.

54. Mos u prish me vëllanë për punë të shokut, sepse shoqëria zhduket, vëllazëria

mbetet.

55. Si flaka e shkrepsës me kokë poshtë, që është më e fortë, ashtu edhe virtytet e
dijetarit të rënë në fatkeqësi duken më qartë.


56. Ata që tregohen të drejtë me qëllim lartësimi, pasi të arrijnë qëllimin, s’ndjenjë
më nevojë për drejtësi.


57. Shërbimin që bën arsimi për përmirësimin e një kombi, ligji s’mund ta bëjë kurrë.


58. Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër së keqes që të është bërë.


59. Kur lodhet trupi, qetësohet mendja.


60. Duke gërmuar tokën, del ujë.


61. Tregtia që të jep më shumë fitim është puna.


62. Dituria është e gjatë, jeta e shkurtër.


63. Dita është e shkurtër, puna e gjatë.


64. Nëna e frikacakut as nuk qan, as nuk qesh.


65. Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.


66. Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë,
sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin.
67. Të qeshësh kundrejt një personi të dëshpëruar, është si t’i heqësh dikujt petkat në
kohë të ftohtë dhe ta lësh lakuriq.




68. Do që të mos ndihet fjala që do të thuash? Mos e thuaj. Do që të mos shihet puna

që do të bësh? Mos e bër.

69. Dijetari i përdhosur është një gjarpër me kokë të stolisur me diamantë.

70. Po nuk foli i marri, nuk dallohet nga i urti.

71. Ngandonjëherë, heshtja është më elokuente se çdo fjalë.

72. Një gjë e vogël e fituar me të drejtë, është më e mirë se gjëja e shumtë e fituar

padrejtësisht.

73. Fundi i të qeshurit është mërzitja, fryti i të qarit është ngushëllimi.

74. Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.

75. I vobegti energjik i ngjan fitilit pa vaj.

76. Përsatite dyshekun para se të biesh të flesh.

77. Peri i ngatërruar nuk zgjidhet me nguti.

78. Kush e ka barrën të rëndë, e ka hapin të shkurtër.

79. Sa më shumë rëndohet barra, aq më shumë i del kurrizi atij që është përposht.

80. Filozofi kinez Shu King thot: “Kush është në punë të shtetit, të përpiqet të bëjë

vepra që do të mbesin për shumë kohë pas vdekjes së tij.”

81. Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqinjve.


82. Lumturia nuk zgjat për shumë kohë, i pafati është një foshnje në bark të s’ëmës që

ende s’ka arritur në botën e lumturisë; ndërsa ai që është i lumtur, është një plak

duke dhënë shpirt.

83. Qeveria (e mirë) lind nga rregulli dhe kujdesi.

84. Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.

85. Ato çka di njeriu, në krahasim me çka nuk di, janë kurgjë.

86. S’mund të njihet për dijetar askush, pos atij që mposht epshin e vet.

87. Dijetar (filozof) është ai që i përshtatet puna fjalës së tij e fjala opinionit të tij.

88. Pasaniku koprac i ngjan miut që rri në një tas të artë.

89. Skamja dhe përvuajtja kërkon nikoqirllëk, përvuajtja dhe nikoqirllëku

mirësjelljen, mirëpo pasuria sjell kryelartësinë e dorëlirësinë, e kryelartësia e

dorëlirësia shthurjen dhe keqsjelljen.

90. Njeriu që s’mund të mbrojë mendimin e vet, i ngjan një qyteti të pambrojtur.

91. Dijetari nnk thot ç’ka di (kur nuk është rasa për t’i thënë), i marri nuk di çka thot.

92. Është faj të meritosh qortimin, mosdurimi (me rasën) i qortimit është faj edhe më

i madh.

93. Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e

sendeve, por edhe brendinë e tyre.

94. Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten.


95. Lumturia (te njerëzit e ulët) shkakton kryelartësinë dhe mospërfilljen (ndaj të

tjerëve).

96. Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.

97. Meqenëse gratë plotësojnë zbrazëtinë e kuvendimit dhe të mbledhjeve, i ngjajnë

kashtës që vihet ndërmjet filxhanave e pjatave. Sadoqë kjo kashtë duket e

panevojshme, filxhanat dhe pjatat e ndodhura në një arkë pa të do të thyheshin

dhe nuk do të tepëronte asnjë.

98. Mali lind vullkanin, vullkani çan malin, druri ushqen krimbin, krimbi than drurin;

njeriu krijon idetë, idetë e fusin njeriun në një mijë fatkeqësira e më në fund e

dërgojnë në shtratin e veremit (ashtu siç ngjante nën regjimin e sulltanit turk).

99. Derisa ata që vdesin nga helmi janë fare të paktë, çdo njeri trembet nga helmi,

ndërsa shthurja grin çdo ditë mijëra njerëz, gjithkush jipet pas saj.

100. Gjithkush mendon për veten e tij, vetëm shpirtmiri mendon për të tjerët.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.