fredag 25 september 2015

Asgjë më hyjnore se jeta nuk ka !










Ti kurrë nuk je krejtësisht i kënaqur me atë që je, as me atë që ta ofron realiteti, dhe
shkaku i kësaj je i parehatuar. Kishe për të qenë më i kënaqur me vetveten po ta kuptoje
natyrën tënde të vërtetë. Kjo është arsyeja pse nuk mund t’i zhvillosh të gjitha mundësitë e tua.
Ti po provon të jesh ai që të tjerët po kërkojnë prej teje, por kjo nuk mundet me të
kënaqë. Duke qenë se kjo është kështu, është e logjikshme të thuash: “Duhet të ekzistojë
diçka më shumë se krejt kjo”. Mandej nisesh tutje dhe vështron botën rreth vetes.

Por çfarë sheh? Sheh se njerëzit kryesisht po shfaqen me maskat në fytyrë të cilat qeshin, duke u dukur bajagi të lumtura, kurse të gjithë në të vërtetë shtirën se janë dikush tjetër. Ti gjithashtu shfaqesh me maskën tënde dhe ata mendojnë se je më i lumtur se ata; ti, megjithatë, mendon se ata janë më të lumtur se ti. Bari duket më i gjelbër në anën tjetër të rrethojës. Të tjerët shohin luadhin tënd dhe ai iu duket më i gjelbër se i tyri. Ai vërtet duket më i gjelbër, më i bukur, më i mirë. Por kjo është vetëm iluzion të cilin e krijon distanca.

Kur ofrohesh më pranë, ti atëherë vëren se ajo nuk është ashtu siç është dukur. Por njerëzit qëndrojnë në distancë nga njëri-tjetri.Madje edhe miqtë e dashnorët qëndrojnë në distancë; afërsia së tepërmi e madhe do të ishte e rrezikshme, se gjërat do të shiheshin ashtu siç janë.

Ti atëherë do të vije re se gabimisht je i orientuar që nga lindja dhe se krejt ajo që deri
tash ke bërë në të vërtetë është e mjerë.Prandaj sheh njerëzit që kanë plot para dhe
mendon se paratë sigurisht ofrojnë lumturi. I shikon ata njerëz dhe të bëhet se vërtetë janë
të lumtur. Pastaj lëshohesh në garën për para.Dikush të duket më i shëndetshëm se ti – dhe
ti atëherë vrapon pas shëndetit. Kurdo që dikush tjetër të duket se është më i sukesshëm se ti – ti e imiton. Por ata janë gjithnjë vetëm të tjerë, por jo ti.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.