onsdag 16 september 2015

4.Parashikuesit më të mëdhenjë botëror !


ZHAN DIKSON

 

Zhan Dikson, astrologia e famshme amerikane ka lindur më 1918 nga prindër që kishin emigruar në Amerikë nga Gjermania. Në Kaliforni, një fallxhore cigane i tha Zhanit se ajo dispononte fuqi psikike.

 

Zhan është një katolike e zjarrtë dhe beson se fuqitë e saj psikike janë një dhuratë nga Zoti. Zhan Dikson ka bërë shumë parashikime, shumë nga të cilat janë realizuar (ndonëse shumë të tjera nuk janë realizuar).

 

Parashikimet e realizuara të Zhan Dikson

 

1. Ajo parashikoi me saktësi jo vetëm zgjedhjen e Kenedit si President i SHBA, por edhe vrasjen e tij. Thuhet se ajo është përpjekur disa herë për të paralajmëruar Presidentin për vrasjen.

 

2. Zhan Dikson ka parashikuar me saktësi vrasjen e udhëheqësit të të drejtave civile amerikane Martin Luter King dhe të udhëheqësit indian, Mahatma Gandi, si edhe vrasjen e senatorit amerikan Robert Kenedi.

 
3. Ajo parashikoi me saktësi datat kur do të vdisnin Sekretari i Përgjithshëm i OKB Dag Hamarskjold dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Foster Dulles

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.