torsdag 24 september 2015

Pasuria dhe varfëria !


Pasuria dhe varfëria

Një ditë babai i një familjeje të pasur, vendos të çojë djalin e tij të vetëm në fshat, që ai të kuptonte, se sa me fat ishin kundrejt njerëzve të thjeshtë dhe të varfër.
Ata kaluan një ditë dhe një natë si mysafirë në një familje fshatare të varfër, të cilët jetonin në një fermë të vogël .
Në kthim babai e pyet... të birin :
- Si ishte udhëtimi ?
- Shumë i mirë baba .
- A e pe si jetonin njerëzit e varfër? Çfarë mësove biri im ?

Unë pashë se në shtëpinë tonë ne kemi dy qen, ndërsa ata kanë katër, ne kemi një pishinë që na ka zënë gjysmën e sipërfaqes së kopshtit, ndërsa ata një lumë që nuk ka të mbaruar, ne kemi një verandë të mbuluar dhe të ndriçuar me dritë elektrike, ata kanë diellin dhe hënën, kopshti ynë mbaron te porta e hyrjes së shtëpisë, ndërsa ata kanë një pyll të tërë .
Së fundmi , për habinë e të atit ai shtoi :
Babi , faleminderit që më bëre të kuptoj se sa të varfër jemi!

Çdo gjë varet nga mënyra se si ne shohim botën , nëse jemi të varfër në shpirt , s'kemi asgjë ...

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.