torsdag 24 september 2015

Hajdutë ëndrrash !


Hajdutë ëndrrash

 

 Mësuesi i leximit, u kërkoi nxënësve të tij që të shkruajnë një hartim rreth ëndrrave të tyre të cilat duan ti realizojnë në të ardhmen. Menjëherë vogëlushët rrokën stilolapsat dhe ia nisën punës. Ëndrrat e tyre përkonin me kapacitetin e tyre intelektual dhe në nivel me moshën e tyre të njomë. Vetëm një fletë hartimi tërhoqi vëmendjen e mësuesit, pasi në të ishin shkruar ëndrra të mëdha, ëndrra të tilla si: Të kem një vilë tepër të madhe, një fermë të bukur, një makinë luksoze dhe një grua të bukur.

 Mësuesi i vuri një notë të ulët hartimit të nxënësit në fjalë, me pretekstin se ishin ëndrra të parealizueshme, aq më tepër për një fëmijë në moshë të vogël si nxënësi i tij, i cili përveç moshës së njomë, rridhte nga një familje tepër e varfër.

 Por, para se ti publikojë notat, i kërkoi nxënësit të tij që shkruante një hartim tjetër me ëndrra të realizueshme, të përshtatshme me moshën e tij. Vetëm kështu, ai mund ta përmirësonte notën.

 Por djaloshi e refuzoi këtë ofertë dhe plot besim ia ktheu:”E gëzofsh notën i dashur mësues, sakaq unë do u gëzohem ëndrrave të mia.”

Në fakt, nuk kaloi shumë kohë dhe djali arriti ti realizojë ëndrrat e tij të hedhura me aq kujdes në një letër hartimi.

 Hajdutët e ëndrrave dhe rrënuesit e ambicieve na rrethojnë në çdo cep të jetës tonë. Ata mund të tallen dhe të na ironizojnë, sakaq të tjerë derdhi djersë për të na vënë shkopinj nën rrota. Ata janë armiq me veshje miqsh, me të cilët duhet treguar kujdes.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.