tisdag 12 juli 2016

Adoleshenca 1

Shpesh herë gjërat nuk funksionojmë siç duam ne: probleme me veten, familjen, miqtë, shkollën apo punën. Herë flasim me dikë, herë heshtim. E provojmë ndryshe: Komunikojmë së bashku. 
Adoleshenca: Pengesat kapërcehen më lehtë nëse prindërit janë pranë!
Këtu flitet për pubertetin dhe jepen disa këshilla për prindërit e adoleshëntëve. Sigurisht nuk bëhet fjalë për gjëra që i dëgjoni për herë të pare: Nëse jeni prind mund të sillni në mendje adoleshencën tuaj, apo karakteristikat e fëmijës suaj, nëse jeni adoleshent ju dini shumë gjëra për këtë moshë. Ju prindër duke u bazuar tek eksperienca e prindërve tuaj me ju, tek ato që keni lexuar apo intuivisht mund të keni zbatuar disa prej këshillave. Gjithësesi më poshtë janë renditur disa sugjerime të cilat synojnë t’ju ndihmojnë në të kuptuarit nga ana juaj të rëndësisë së rolit si prind në zhvillimin normal të adoleshentit, në kapërcimin e problemeve të shkaktuar nga specifika e moshës. Nga ana tjetër këto këshilla vënë në dukje se vetë adoleshentët duhet të jenë bashkëpunues me prindërit, duhet t’i japin atyre mundësinë për t’i kuptuar dhe qëndruar pranë duke pasur parasysh se asnjë ndryshim nuk ndodh pa dëshirën e të dy palëve. 
Çfarë është puberteti?
Puberteti është periudha në të cilën arrihet maturimi seksual dhe organet riprodhuese bëhen të afta për riprodhim. Shënjat e pubertetit janë të lidhura me shfaqjen e karakteristikave seksuale sekondare siç janë rritja e gjoksit dhe ardhja e menstruacioneve tek vajzat dhe ejakulimi i parë dhe trashja e zërit tek meshkujt. Tek vajzat rritmet e rritjes janë shumë të vrullshme në moshën 8-10 vjeç dhe pika kulminante është rreth moshës 13 vjeç. Ndërsa tek djemtë këto ritme janë më të larta në moshën 10-12 vjeç dhe pika kulminante është rreth 14 vjeç. Megjithëse në këto parametra është arritur në bazë të një sërë studimesh të realizuara në disa vende të botës përsëri mund të ketë përjashtime: përveç normave të përgjithëshme duhet të mirren në konsidertatë edhe karakteristikat individuale: disa adoleshentë mund të zhvillohen më përpara ose më mbrapa në krahasim me moshatarët e tyre, por këto mospërputhje ritmesh nuk duhet të bëhen burim shqetësimi për adoleshentët dhe prindërit e tyre.  
Si ndikon puberteti i adoleshëntëve tek prindërit?
Një ose dy vjet para arritjes së pubertetit, fëmija ndryshon në aspektin fizik dhe emocional. Rritmet e këtyre ndryshimeve fillimisht janë shumë të shpejta por fillojnë të ngadalësohen rreth moshës 18 vjeç. Marrëdhënëniet midis prindërve dhe adoleshentëve ndryshojnë në varësi të këtyre ritmeve: Sa më të vrullshme të jenë ritmet e ndryshimit, sa më të vështirë ta këtë adoleshenti përshtatjen me trupin e tij aq më të paekulibruara do të jenë këto marrëdhënie.Gjatë pubertetit qëndrimet e fëmijëve ndaj prindërve kanë shumë gjasa të ndryshojnë. Fëmijët mendojnë se prindërit e tyre janë të të bezdishëm, pashpresë, dhe jashtë mode. Nga ana tjetër prindërit mendojnë se fëmijët e tyre janë të vrazhdë dhe nuk respektojnë normat. Shprehja më tipike e prindit përballë një fëmijë që e sheh si të huaj është: “Nuk e marr vesh se kujt i ka ngjarë’’. Këtu mund të fillojë distancimi i parë prind- fëmijë: prindi që ndihet i paaftë për të kuptuar fëmijën dhe fëmija që ndihet në mëshirë të fatit.
Si duhet parë konfliket që krijohen në këtë moshë?
Tensioni i krijuar midis prindërve dhe fëmijëve është normal. Në fakt mungesa e këtyre problemeve në komunikim duhet të shqetësojë prindërit: në këtë rast mund të dyshohet se në jetën e adoleshentit po ndodhin ndryshime jo pozitive të cilat ai përpiqet t’i kompensojë nëpërmjet indiferencës dhe apatisë. 
Si ndihen adoleshentët gjatë pubertetit?
Në këtë periudhë adoleshentët nuk ndihen mirë me imazhin. Kur i pyesim ata thonë se nuk e pëlqejnë pamjen e tyre, format e trupit, flokët, lëkurën. Problemet e shkaktuara nga puberteti ata i kanë të vështirë t’i diskutojnë me persona të tjerë p.sh me një psikolog ose me një mjek. Për shkak të këtyre ndryshimeve me të cilat ata nuk e kanë të lehtë të përshtaten ata janë të pasigurtë dhe të turpshëm. Në këtë moshë djemtë dhe vajzat duan që të jenë si të gjithë të tjerët: vajzat nuk ndihen mirë nëse gjoksi i tyre është më vogël në krahasim me atë të shoqes ose djali nëse shoku i tij është më i gjatë se ai. Reagimet jo pozitive ndaj ndryshimeve, krahasimet jo të favorëshme për ta i bëjnë të arrijnë në vlerësime jo pozitive për veten. 
Për të ndihmuar sa më shumë adoleshentin…
Disa prindër kanë aftësi prindërore më të mira në krahasim me disa të tjerë… për disa adoleshenca është një periudhë që i ndihmon të forcojmë shumë marrëdhënien më fëmijët, për të tjerët kohë antagonizmi, ndërprerje komunikimesh. Si mund ta ndihmojmë më shumë adoleshentin, si mund të ta keni më të lehtë për të përmbushur rolin tuaj? 
Diskutoni me fëmijën tuaj
Prindi duhet të dijë se çfarë ndodh me fëmij&eum
l;n e tij. I gjithë informacioni nuk mund të fitohet në mënyrë të menjëhershme. Me adoleshentin duhet të flitet çdo ditë: nëse ju nuk flisni me fëmijën tuaj do ta keni të vështirë të krijoni marrëdhënien e pershtatshme me ta. Bisedat e përditshme duhen të jenë të rregullta dhe të spontane. Për të arritur deri tek bisedat do të ishte mirë të hartonin një skedulë të shkurët: së pari: përcaktoni një orar gjatë ditës në të cilin ju dhe fëmija juaj do të jeni më tw relaksuar. Përcaktoni një interval kohor: jo më pak se 30 minuta për të folur me të. Sa më shumë kohë të diskutoni me fëmijën në kushte të përshtatshme, aq më shumë i prirur do të jetë ai të flasë. Së dyti përpiquni të jeni sa më të hapur, sa më kurioz, sa më të interesuar për jetën e fëmijës suaj. Ju duhet të dini se çfarë mendon ai, çfarë fantazon, çfarë marrëdhëniesh ka me shkollës dhe çfarë e streson. Së treti, përpiquni të shmangni diskutimet e tipit disiplinues. Nëse synoni disiplinën, fëmija do t’ju shmangë. Kjo nuk do të thotë shmangie disipline, por bërje kujdes për të mos e përfshirë atë edhe në bisedat e lira. Në të gjithë bisedat që zhvilloni me adoleshentin përpiquni që ai të flasë në pjesën më të madhe të kohës. Ju thjesht duhet të ngacmoni atë për të treguar sa më shumë. Në këtë periudhë njeriu ka më shumë nevojë të dëgjohet sesa të dëgjojë.
Për çfarë mund të flitet me adoleshentin?Ju mund të flisni për shumë gjëra me fëmijën tuaj, por tema kryesore mbetet shoqëria. Nëse i jepet mundësia adoleshentët mund të flasin pa fund për shokët dhe shoqet e tyre. Nëse fëmija juaj është “llafazan” mjafton një pyetje ose dy që ai të tregojë gjithçka çfarë ndodh në shkollë. Nëse fëmija juaj është pak i tërhequr ju duhet të bëni pyetje të cilat përqëndrohen më tepër tek prirjet e përgjithështme të shokëve dhe shoqeve dhe më pak tek individë. Një temë tjetër për të cilën mund të diskutoni është vetë-imazhi i adoleshentit. Adoleshenca është koha në të cilën formohen identitetet tona, dhe për këtë shkak adoleshentët duan të dinë se cilët janë, si do të jenë në të ardhmen, cilat janë vlerat dhe dobësitë e tyre. Ata duan të dinë se çfarë mendoni ju ose të tjerët për pamjen e saj\ të tij.
Zbuloni se cilët janë modelet e fëmijës suaj, ose pyeteni nëse i pëlqën aparenca e saj. Nëse vajza juaj thotë se nuk është simpatike, kërkoni t’ju tregojë sesi arriti në këtë përfundim. Falë këtyre diskutimeve ju do të zbuloni gjëra që ju nuk i dinit, ndërsa fëmija do të ndihet më i qetë pasi ka folur me ju. Ju mund të flisni me të edhe për probleme të tjera, p.sh për aktivitetet jashtëshkollore, për dashurinë, për marrëdhëniet seksualem për drogën. Diksutimi i këtyre temave mund të jetë i vështirë për të dy palët. Por nëse ju flisni me ta ata do ta kenë më të lehtë t’ju tregojnë për dikë do t’i pëlqente ta kishin të dashur ose nëse një shoku i tyre përdor drogë apo për diçka tjetër. Këto biseda mund të fokusohen edhe tek e ardhmja, në këtë mënyrë ata do të bëhen më largpamës dhe do të binden se nuk do të mbeten gjithnjë të vegjël. Ju mund ta pyesni se çfarë mendon ai në lidhje me shkollën, karrierën, martesën, lindjen e fëmijëve. Ju mund të diskutoni edhe për çështje të lidhura me politikën, ekonominë, ngjarje të rëndësishme. Kështu ju do të kuptoni se cilat janë qëndrimet e fëmijës suaj, sa i ndjeshëm është ai ndaj problemeve, si është shkalla e të arsyetuarit të tij.
Silluni si prind
Ju mund të jeni i besueshëm dhe miqësor por duke qënë në rolin prindëror. Në fakt në disa raste mund të jetë e vështirë të jesh personi i cili vë kufinj dhe të dëgjon pa gjykuar siç bën një mik. Ju jeni gjithmonë prindi, dhe ky pozicion do të reflektojë në marrëdhënien tuaj me fëmijën. Në këtë mënyrë ju i jepni fëmijës atë për të cilën ai ka nevojë: dikë i cili mund ta dëgjojë dhe ta kuptojë, por edhe të ketë eksperiencë dhe të japë ato këshilla të cilat një moshatar nuk i jep dot. Kështu adoleshentit i transmetohet siguria për të cilën ai ka nevojë. A mund të diskutojë një adoleshent gjithçka me ju? Sigurisht që jo, por falë bisedave të përditshme ju mund të krijoni një marrëdhënie besimi dhe përgjegjësie, marrëdhënie kjo që do t’ju ndihmojë të kapërceni momentet e vështira që mund të krijohen. Është mirë të njohësh shokët e fëmijës Gjatë periudhës së adoleshencës shoqëria ushtron një ndikim të madh tek adoleshenti. Kjo është një gjë e paevitueshme dhe e pranueshme. Ndaj për prindërit është e domosdoshme të njohë sa më shumë që të jetë e mundur rreth ndikimit të shoqërisë tek fëmija. Mënyra më e mirë për të arritur deri këtu është të diskutosh për ta me fëmijën tuaj, t’i njohësh sa më shumë miqtë e tij. Ju mund t’i krijoni kushtet që një ose disa herë gjatë javës të gjithë fëmijët të mblidhen së bashku në shtëpinë tuaj. Ju mund të flisni me ta gjatë kohës që ata janë në aty, por pa i bërë të ndihen të vëzhguar. Disa prej tyre mund të jenë më të prirur për të folur në krahasim me të tjerët. Nuk duhet të harroni që tiparet individuale të çdo njërit janë në bazë të bisedave që zhvilloni me ta. Nga ana tjetër ju mund t’i njihini miqtë e fëmijë suaj duke marrë pjesë në aktivitete të organizuara në shkollë, p.sh koncerte të ndryshme, ndeshje sporti etj. Në këtë mënyrë do të keni mundësi t’i ndiqni nga afër në vende
ku ata ndihen më mirë.
Sigurisht askush prej jush nuk mund të jetë përfekt në zbatimin e këtyre këshillave. Në një moment të ditës mund të jeni shumë të ngarkuar dhe një e bërtitur ju duket rruga më e shkurtër se toleranca… provoni çdo ditë të ndihmoni fëmijën tuaj për të shmangur problemet që mundt të vijnë më. Revista Spektri 

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.