tisdag 12 juli 2016

Citime nga Jean – Paul Sartre


Njeriu është i dënuar të jetë i Lirë.(Ekzistencializmi është humanizëm) .
 Sa bosh është një pasqyrë ku nuk jam unë!(Me dyer të mbyllura)
Ai që nuk ka bërë asgjë, nuk është askush.(Të sekuestruarit e Altona-s)
Të jesh i lirë nuk do të thotë të bësh çfarë të duash, por të duash atë ç’ka mundesh. (Situata)
Lipset një diell i dyfishtë për të ndriçuar zgafellat e budallallëku njerëzor. (Nekrassov-i)
Mjafton që një njeri i vetëm të urrejë një tjetër, që urrejtja të përfshij gjithmonë e më shumë mbarë njerëzimin. (Djalli dhe Perëndia)
Më pëlqejnë njerëzit që kanë frikë nga vdekja e të tjerëve: kjo dëshmon se ata dinë të jetojnë. (Me duar të ndyra)
Unë jam liria ime. (Mizat)
Ekzistenca i paraprin thelbit.(Ekzistencializmi është humanizëm)
Ne quajmë emocion një rënie të beftë të vetëdijes te magjikja. (Skicë për një teori të emocioneve)
Nuk duhet përsiatur së tepërmi për vlerën e Historisë. Bën vaki të na neveritet.(Neveria)
Unë njoh vetëm një Kishë: shoqërinë e njerëzve. (Djalli dhe Perëndia)
Ferri janë të tjerët. (Me dyer të mbyllura)
Jam i lirë. Përtej ankthit dhe kujtimeve. I lirë dhe dakord me veten.(Mizat)
Askush nga ne nuk mund të shpëtojë i vetëm; duhet që ne të humbasim së bashku, ose t’ia dalim mbanë së toku. (Me dyer të mbyllura)
Unë i urrej viktimat kur respektojnë xhelatët e vet. (Të sekuestruarit e Altona-s)
Ai që nuk ka frikë nuk është normal, kjo nuk ka të bëjë fare me trimërinë.
E tmerrshme nuk është të vuash, as të vdesësh, por të vdesësh kot. (Situata )
Kur të pasurit bëjnë luftë, ata që vdesin janë të varfrit. (DjalIi dhe Perëndia)
Të gjitha mjetet janë të mira, kur janë efikase. (Me duar të ndyra)
Ka martesa që janë varrime. (Të sekuestruarit e Altona-s)
– … ata mendojnë për të nesërmen, domethënë, thjesht, për një të sotme të re; qytetet kanë vetëm një ditë që kthehet e njëjtë çdo mëngjes. (Neveria)
Ah! Mos i gjykoni Perënditë, djalosh, ato kanë sekrete të dhimbshme. (Mizat)
Ti je gjysmë viktimë, gjysmëbashkëfajtor, si të gjithë. (Me duar të ndyra)
Në këtë tokë që kullon gjak, çdo gëzim është i mynxyrshëm e njerëzit e lumtur janë vetmitarë. (Djalli dhe Perëndia)
Janë disa kujtime që nuk ndahen me askënd. (Mizat)

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.