tisdag 12 juli 2016

Diogjeni:Unë jam një qen

Një ditë, një njeri e bëri Diogjenin të hyjë në një shtëpi të mobiluar mjaft mirë dhe i tha: Mbi të gjitha, mos pështy për tokë. Diogjeni, i cili, kishte dëshirë të pështynte, ia hodhi atij pështymën në fytyrë, duke klithur se fytyra e tij ishte i vetmi vend pis që ai gjeti dhe ku mund të pështyhej. Nganjëherë thonë se këto fjalë i takojnë Aristipit.
Një ditë, Diogjeni thirri: ”Hej, mjaft! Le të vijnë njerëz tani! U grumbulluan shumë njerëz, por ai i goditi të gjithë me shkop dhe i Iargoi, duke thënë: Unë kërkova njerëz, jo llum!
Citohen shpesh fjalët e Aleksandrit: Po të mos isha Aleksandër, do të doja të isha Diogjen!
Njerëzit që ishin në gjendje të vështirë nuk ishin, siç besohej, të shurdhërit dhe të verbërit, por ishin të varfër.
Ai hyri një ditë në një banket të rinjsh, gjysmë i rruar, dhe atje mori mjaft goditje. Atëhere, mbasi shkroi në një tabelë emrat e atyre që e goditën, ai shëtiti nëpër rrugë duke e mbajtur tabelën para tij, krejt lakuriq, derisa ua ktheu atyre fyerjet që i bënë, duke i paraqitur para qortimeve dhe goditjeve të turmës.
Diogjeni thoshte se ishte njëri prej qenve më të lavdëruar dhe megjithatë askush prej atyre që e lavdërojnë, nuk guxon ta marrë për gjah. Dikush i tha atij: Unë do të Iuftoj me njerëzit në lojërat e Pythiques. Diogjeni i përgjigjet: Jo me njerëzit, sepse me ata luftoj unë.
Atij i thoshin: Ti je i vjetër, pusho tani! Ai iu përgjigjej: Nëse do të vrapoja në stadium, a do të duhej ta ngadalësoja vrapin para qëllimit, apo më parë të vërsulesha me të gjithë forcat drej tij?
I ftuar të marrë pjesë në një festim, ai nuk pranon, nën pretekstin se nuk e kishin ftuar një natë më parë. Ai ecte këmbëzbathur mbi dëborë dhe i duronte gjithë llojet e sprovave. Madje, ai u përpoq të hante edhe mish të gjallë, por nuk mbeti konsekuent në këtë përpjekje.
Ai takoi një herë oratorin Demosten, i cili po hante në një han, dhe kur ai u përpoq të fshihej, Diogjeni i tha se duke u fshehur, ai zbulohej akoma më shumë. Pastaj ua tregoi atë me gisht të huajve, që donin ta shihnin, duke u thënë: Ja, udhërrëfyesi i popullit të Athinës!
Një njeriu i ra buka dhe nuk guxonte ta merrte. Diogjeni deshi ti jepte atij një mësim. Ai lidhi një shishe nga gryka dhe e tërhoqi mbas tij në lagjen e Qeramikës.
Ai mëtonte se imitonte mjeshtrat e muzikës, të cilët këndonin një ton më lart, në mënyrë që koristët, të arrinin te toni i duhur.
Njerëzit, thoshte ai, e tregojnë çmendurinë e tyre me gishtat: ai që tregon gishtin e mesit merret si i çmendur, ai që tregon gishtin dëftues merret për të kundërtën.
Ai vinte në dukje se gjërat më të vlefshme shiteshin më lirë dhe e kundërta. Kështu ne paguajmë për një statujë tremijë dhe për dy kacidhe mund të kemi miell.
Ai e këshillon Kseniaden që e bleu, që ti bindej atij dhe kur ky iu përgjigj me një pyetje: A mos shkojnë lumenjtë drejt burimeve të tyre? atëherë Diogjeni iu përgjigj flakë për flakë: Nëse ti do të blije një doktor dhe do të ishe sëmurë, atëhere do ti bindeshe atij pa thënë se lumenjtë shkojnë drejt burimeve të tyre.
Dikush donte të studionte filozofi me të. Diogjeni e ftoi atë ta ndiqte nëpër rrugë duke mbajtur në dorë një cironkë. Njeriu pati turp ndaj e hodhi cironkën dhe iku. Kur Diogjeni e takoi më pas, i tha duke qeshur: Një cironkë e prishi miqësinë tonë. Diokleu e tregon skenën ndryshe: Një njeri i thotë Diogjenit: Tregomë mua, diçka. Filozofi mori një copë djathë dhe ia dha atij ta mbajë. Njeriu refuzoi dhe Diogjeni i tha: Një copë djathë prishi miqësinë tonë.
Duke parë një ditë një djalë të vogël, që pinte ujë nga dora e tij, ai mori çanakun që kishte në torbën e tij dhe duke e hedhur tha: Unë jam i mundur, ky fëmijë jeton më thjeshtë se unë. Ai hodhi po ashtu një herë tjetër pjatën e tij, mbasi pa një djalë të ri, që theu pjatën e vet dhe bëri një vrimë te buka e tij, për të hedhur thjerrëzat.
Diogjeni bënte arsyetime të tilla: Gjithçka u përket perëndive, por të urtët janë miqtë e perëndive, dhe ndërmjet miqve gjithçka është e përbashkët, atëherë gjithçka u përket edhe të urtëve.
Duke parë një ditë një grua të përkulur para perëndive me prapanicën e nxjerrë nga pas, ai deshi ta ndajë atë nga bestytnia e saj. lu afrua asaj dhe i tha: A nuk ke frikë, o grua, që ngase zoti mund të jetë rastësisht mbrapa teje, (sepse gjithçka është e mbushur me praninë e tij) ti mund ti shfaqësh atij një spekatakël tepër të paturpshëm? Ai vendos një gladiator pranë Asklepionit, me mision që të godasë gjithë ata që përulen me gojë kundër tokës.
Ai e kishte zakon të thoshte që mallkimi poetëve tragjikë kishte rënë mbi të, sepse ai ishte: Pa qytet, pa shtëpi, pa atdhe, varfanjak, vagabond, dhe jetonte nga dita në ditë.
Aleksandri i thotë: Kërko çfarë të duash dhe do ta kesh. Ai i përgjigjet: Largohu nga pjesa e diellit tim!
Një njeri që bëri një lexim të gjatë, kur nuk kishte më ç’të thoshte, tregoi se nuk kishte më, asgjë të shkruar mbi fletë. Kurajo, i tha, Diogjeni, unë shoh tokën.
Një tjetër i provoi atij me anë të një silogjizme, që ai kishte brirë. Diogjeni e preku ballin dhe tha: Unë nuk shoh asgjë. Një ditë tjetër mbasi dikush mohonte lëvizjen, ai u ngrit dhe filloi të ecë. Një filozof flet për gjëra qiellore. Qëkur ke ardhur ti nga qielli? e pyeti atë Diogjeni.
Një eunuk i lig shkroi mbi shtëpinë e tij: Asnjë i lig nuk hyn këtu! Por, pyeti Diogjeni, i zoti i shtëpisë, prej nga do të hyjë, atëherë?
Ai fërkonte këmbët me parfum, duke thënë se parfumi që ne vëmë në kokë shkon në qiell; nëse ne duam që të vijë te hunda, duhet ta vendosim te këmbët.
Athiniotët donin të mësonin sekretet e mistereve dhe ai i siguronte, që të mësuarit, do të kenë vendin e nderit në ferr. Ai u thoshte atyre: Do të ishte diçka zbavitëse nëse Agesilasi dhe Epaminondasi, do të ndodheshin atje në llucë, dhe i pari që do të vinte, nëse do të ishte i mësuar, të ndodhej në ishujt e lumturisë.
Ndërsa minjtë kalonin mbi tavolinën e tij, ai thoshte: Diogjeni, gjithashtu, ushqen parazitët. Platoni e quante qen. Emri më shkon mirë, thoshte ai, sepse jam kthyer tek ata që më shitën.
Një ditë kur po dilte nga banja, dikush e pyeti, nëse kishte parë shumë njerëz, ai u përgjigj: jo. Por një tjetri që e pyeti, nëse kishte parë atje një turmë, ai iu përgjigj: po.
Platoni e kishte përcaktuar njeriun si një kafshë me dy këmbë pa pendë dhe auditori e kishte aprovuar. Diogjeni solli në shkollën e tij një gjel dhe tha: Ja njeriu, sipas Platonit.
Edhe Platoni bëri një shtesë në përcaktimin e tij: dhe që ka thonj të lëmuar e të mëdhenj.
E pyetën Diogjenin një ditë, në ç’orë duhet të hajë njeriu. Kur jemi të pasur, u përgjigj ai, hamë kur të duam, kur jemi të varfër, vetëm kur mundemi.
Duke parë në Megare deshë me tërë atë Iesh dhe fëmijë që ecnin lakuriq, ai thirri: Është më mirë të jesh një këmborë dashi në Megare, sesa një fëmijë.
Një ditë, një kalimtar i thirri atij, kujdes!, por kur Diogjeni tashmë ishte përplasur me traun që po mbante kalimtari, i tha atij: Ti dëshiron të më godasësh për së dyti? Oratorët, atij i dukeshin si shërbëtorë të popullit dhe kurorat e gonxheve të dhëna nga kjo ethe: lavdi.
Ai shëtiste në mes të ditës me një fener në dorë dhe përsëriste: Unë kërkoj një njeri. Një ditë ai ishte lagur deri në palcë nga shiu dhe mjaft kureshtarë shfaqnin mëshirë. Platoni ndërhyri dhe u tha kureshtarëve: Nëse ju keni me të vërtetë mëshirë për të, bëhuni si ai. Ai vinte kështu në dukje krenarinë e Diogjenit.
Një herë tjetër, mbasi hëngri një grusht, ai tha: O Herkul, unë nuk kam patur asnjëherë dyshim, që më duhej ta mbroja gjithnjë kokën me një kaskë. Midiasi e goditi disa herë dhe i thirri: Janë tre mijë dhrahmi për ty te bankieri im. Diogjeni mori të nesërmen një palë doreza boksieri, e goditi disa herë, dhe i tha: Ti ke gjithashtu tre mijë dhrahmi te bankieri im.
Lysiasi, farmacisti, e pyeti atë, nëse besonte te ekzistenca e perëndive. Si të mos besoj, tha ai, kur të shoh ty, armikun më të madh të perëndive. Këto fjalë thuhet se i ka thënë Teodori.
Një herë ai pa një burrë që po lahej në një shatërvan dhe i tha: O fatkeq, gjithë ky ujë nuk të del as për të larë gabimet e tua gramatikore, dhe ti imagjinon se me të mund të lash gjithë gabimet që ke bërë, gjatë jetës tënde. Ai i qortonte njerëzit për lutjet e tyre, sepse ata kërkonin të mira mashtruese, dhe jo të mira reale.
Atyre që frikësoheshin nga ëndrrat ai u thoshte: Ju nuk shqetësoheni nga ato çfarë shihni kur jeni zgjuar, përse shqetësoheni atëherë nga gjëra imagjinare që ju shfaqen gjatë gjumit? Në lojërat olimpike, kasneci thirri: Dioksipi i mundi njerëzit. Diogene u përgjigj: Ai mundi vetëm skllevërit, njerëzit, këta janë çështja ime.
Athiniotët e donin shumë. Ata e rrahën një djalosh të ri që theu fuçinë e tij dhe ia zëvendësuan fuçinë.
Denis stoiku, tregon se mbasi Diogjeni ishte burgosur në Kerone, e çuan te Filipi. Mbreti e pyeti se cili ishte ai dhe Diogjeni u përgjigj: Unë jam spiuni i makutërisë tënde të madhe. Filipi krejt i shastisur i dha atij lirinë.
Aleksandri i kishte dërguar një letër nga Antipatrosi, në Athinë, me ndërmjetësinë e një lajmëtari që quhej Piteuks, Diogjeni që gjendej aty, kur ai arriti, tha: I vajtueshëm, ti vjen në një mënyrë të vajtueshme te një i vajtueshëm, nga ana e një të vajtuesi.
Perdikaksi e kërcënoi me vdekje, nëse ai nuk vendoste të shkonte ta shihte. Ai u përgjigj: Kjo nuk është diçka e fortë. Edhe një bubuzhel, me një pickim mund ta bëjë gjithashtu këtë gjë. Që ti të mos e bësh këtë kërcënim: madje edhe pa ty, unë mund të jetoj i lumtur!
Ai thërriste shpesh duke iu drejtuar një publiku të gjërë, që perënditë i kanë dhënë njeriut një jetë të lehtë, por ajo nuk përbëhet nga kërkimi i pijeve fine, i parfumeve dhe i kënaqësive të tjera të këtij lloji.
Gjithashtu, duke parë një ditë një njeri që e linte veten të mbathej prej një skllavi, ai i tha atij: Ti nuk je akoma i lumtur, nëse nuk e lë atë edhe të të shfryjë hundët, dhe kjo do të vijë, kur ti të bëhesh dorëcung.
Mbasi pa një ditë tjetër, rojet e arshivës së kultit, duke çuar në burg një njeri që kishte vjedhur një kupë nga thesari, ai tha: Ja, sesi vjedhësit e mëdhenj çojnë në burg një vjedhës të vogël.
Duke parë sesi një fëmijë hidhte gurë mbi një trekëmbësh, kjo skenë e bëri që të thoshte: Kurajo, ti do të përfundosh, duke ia arritur qëllimit!
Disa të rinj që e rrethonin atë, thoshin: Ruajuni, që ai të mos na kafshojë! Mos kini frikë asgjë, u tha ai, një qen nuk ha budallenj.
Dikush lavdërohej ngaqë mbante mbi kurriz një lëkurë luani. Pusho, i tha Diogjeni atij, se po poshtëron mbulesën e virtutit.
Dikush thoshte se Kalisthene ishte i lumtur nga pritja tepër bujare e Aleksandrit. Jo, tha Diogjeni, atij i duhet qarë halli, sepse ka ngrënë drekë apo darkë, veçse kur i ka pëlqyer Aleksandrit.
Kur Diogjeni kishte nevojë për para dhe u drejtohej miqve të tij, ai nuk kërkonte prej tyre që ti jepnin, por që t’ia kthenin paratë.
Një ditë kur po ai po masturbonte në një shesh publik, thirri: Në qiell mjafton të fërkosh barkun për të mos pasur uri.
Duke parë një djalë të ri që po shkonte të hante me satrapët, ai e pengoi atë të shkonte me ta, e nxorri mënjanë, e çoi te prindërit e tij dhe u tha atyre që ta ruanin. Një djaloshi tjetër që ishte stolisur dhe që i bëri Diogjenit një pyetje, ai i deklaroi që do ti përgjigjej, vetëm kur të ishte krejt Iakuriq, që kështu ai të mund të shihte nëse bashkëbiseduesi ishte burrë apo grua.
Ai i tha një tjetri që luante në banjë lojën kotabe: Sa më mirë ta bësh, aq më keq do të jetë. Gjatë një darke Diogjenit i hodhën kocka si një qeni. Atëherë, duke iu afruar të ftuarve, ai shurroi mbi ta si një qen.
Oratorëve dhe gjithë atyre që kishin njëfarë fame si gojëtarë të zotë, ai u jepte emrin njerëz tre herë, domethënë tre herë fatkeqë.
Duke parë te shtëpia e një njeriu të shthurur tabelën shitet, ai tha: Unë e dija mirë që ti ishe për tu shitur, dhe ti o shtëpi do ta vjellësh me lehtësi zotin tënd, sepse e ke stomakun mjaft të rënduar nga të pirat.
Një djalë iu qa atij për propozimet e shumë njerëzve. Ai i tha: Hesht, dhe mos trego gjithkund shenjat e dëshirave të tua të papastra. Duke hyrë në një banjë të papastër, ai pyeti: Ata që bëjnë banjo këtu, ku Iahen, vallë?
Ai e Iavdëronte një burrë të fortë që luante në kitarë, edhe pse gjithë njerëzit qeshnin e talleshin me të, dhe kur e pyesnin për arsyen e lavdërimit, ai thoshte: Duke qenë tepër i fortë, ai luan në kitarë dhe kështu nuk ëndërron të bëhet keqbërës.
Një tjetër bënte gjithnjë zhurmë, që të shpërndahej auditori i tij, prandaj Diogjeni kur e takoi i tha: Mirëdita, o gjel! Tjetri e pyeti pse e quante kështu. Sepse kënga jote zgjon gjithë njerëzit!
Një ditë, në të cilën, një djalë i ri u shfaq lakuriq para turmës, Diogjeni u vu përballë tij, mbasi e kishte mbushur tunikën me bathë, dhe filloi të hajë. Turma e la djalin e ri dhe bëri një rreth përqark Diogjenit, që u çudit duke parë të braktisur djalin ekzibicionist.
Një njeri bestyt i tha atij një herë: Do të ta thvej kokën me një goditje të vetme. Por mua, tha Diogjeni, më mjafton të teshtij majtas që ti të dridhesh.
Hegesiasi, i kërkoi atij, që ti jepte një nga librat e tij. Diogjeni i tha: Ti je i çmendur, Hegesias, ti që merr fiqtë e vërtetë dhe jo fiqtë e pikturuar, të lësh ushtrimin e gjallë për ushtrimin e shkruar!
E qortonin shpesh për mërgimin e tij. Në saj të mërgimit, thoshte ai, unë u bëra filozof. Dhe kur një tjetër i tha, se njerëzit e Sinopit të dëbuan, ai u përgjigj: Isha unë ai që i dënova ata, të rrinin në vendin e tyre.
Ai pa një ditë një bari fitimtar në lojërat olimpike. Trirnini, i tha atij, ti tani do ti braktisësh lojërat olimpike, për lojërat e Nemesë.
Kur e pyetën përse atletët janë të pandjeshëm, ai u përgjigj: Sepse ata janë të majmur me mish kau dhe mish derri.
Diogjeni kërkoi një ditë që ti ngrinin një statujë, dhe kur e pyetën përse e bëri një kërkesë të tillë, ai u përgjigj se e bëri vetëm për të pasur kënaqësinë e refuzimit.
I rënë në skamje, ai kërkoi lëmoshë për të parën herë, dhe tha: Nëse ti u jep të tjerëve, jepmë edhe mua, dhe nëse ti nuk u jep të tjerëve, fillo nga unë.
Një tiran e pyeti se cili ishte bronxi më i mirë për të bërë një statujë, dhe Diogjeni iu përgjigj se ishte ai që ishte përdorur për statujën e Harmodios dhe të Aritogitonit, vrasësit e tiranit.
E pyetën si i trajtonte miqtë Denisi. Ai i përdor, siç përdor shishet, kur janë plot ai i ledhaton, kur janë bosh i hedh.
Një i ri i martuar kishte shkruar te porta e tij: Bir i Zeusif, Herkul ifitoreve fë bukura, bëj që në këtë shtëpi të mos hyjë asgjë e keqe. Diogjeni shtoi: Mbas luftës vjell aleanca.
Ai mëtonte që dashuria për paratë ishte kështjella e gjithë të këqijave. Duke parë një njeri të shthurur, që po hante ullinj në një han, ai i tha atij: Nëse ti nuk ke ngrënë vetëm ullinj në drekë, kjo darkë nuk të mjafton!
Sipas tij, njerëzit e mirë ishin imazhe të zotit dhe dashuria ishte një punë e njerëzve të ngeshëm. E pyetën se çfarë ishte e hidhur në jetë: të plakesh pa të ardhura, tha ai.
Cila kafshë kishte kafshimin më të tmerrshëm? Ai: Te kafshët e egra spiuni, te kafshët shtëpiake lajkatari.
Duke parë dy centaurë të pikturuar keq, ai pyeti se cili prej tyre ishe më i keqi.
Një diskutim miklues ishte për të një dredhi e lyer me mjaltë.
Ai e quante barkun, Karibdën e jetës.
Diogjeni dëgjoi të thuhet se Testikule (koqe), një fyelltar, ishte një ithtar i bindur i shkeljes së kurorës. Ai duhet të varet me emrin e tij, tha Diogjeni.
E pyetën a(ë përse ari ishte i zverdhur. Sepse shumë njerëz e duan atë, tha ai. Duke parë një grua në një shtrojë bari, ai tha: Nuk është aty kafazi që i duhet kësaj kafshe.
Një skllav i arratisur ishte ulur mbi grykën e një pusi. Djalosh, i tha Diogjeni, ruaju mos biesh.
Duke parë në banjë një fëmijë që kishte vjedhur një rrobë, ai e pyeti nëse kishte ardhur për të bërë banjë, apo për të vjedhur një rrobë tjetër. Duke parë gratë të zgjatura te ullinjtë, ai bëri këtë vërejtje: O qiell, sikur të kishin të gjithë pemët fruta të tilla!
Ai i tha një hajduti rrobash: Çfarë kërkon ti, trimi im, dëshiron të zhveshësh të vdekurit?
E pyetën Diogjenin nëse kishte shërbyes dhe shërbyese, ai u përgjigj, jo. Nëse ti vdes, kush do të të varrosë? Ai që do të ketë dëshirë të përvetësojë shtëpinë time, tha ai.
Duke kaluar pranë një djali të bukur që flinte pa bërë kujdes, ai i tha: Zgjohu ti, që të mos marrësh gjatë gjumit një heshtë në kurriz.
Ai i tha një tjetri që po përgatiste një darkë të pasur: Ti do të vdesësh i ri, biri im, nëse blen kaq shumë gjëra.
Platoni, duke folur për idetë, thoshte, ideja e tavolinës, ose ideja e filxhanit. Unë, o Platon, i thoshte Diogjeni, i shoh mirë tavolinën dhe filxhanin, por nuk shoh aspak idenë e tavolinës dhe as idenë e filxhanit. Natyrisht, ia kthente Platoni, sepse për të parë tavolinën dhe filxhanin ti ke sy. Por për të parë idetë që u korrespondojnë atyre, ty të duhet më shumë mendje sesa ti ke.
Kur e pyesnin Platonin, çfarë mendonte për Diogjenin, ai përgjigjej: Ai është një Sokrat i çmendur.
E pyetën Diogjenin, kur duhet të kesh një grua, dhe ai u përgjigj: Kur jemi të rinj është tepër herët, kur jemi të vjetër është tepër vonë.
E pyetën sërish: Çfarë të bësh kur të qëllojnë me një shuplakë? Merrni një kaskë, tha ai.
Ai i tha një djali të ri që ishte stolisur: Nëse je bërë kështu për të parë njerëzit, ti je një njeri i varfër, nëse për të parë gratë, ti je një njeri shumë i ulët.
Ai i tha një djali të ri që u skuq: Të lumtë, kjo është ngjyra e virtytit.
Mbasi dëgjoi paditësin dhe të paditurin, ai i dënoi që të dy; njërin, sepse kishte vjedhur atë çfarë tjetri mëtonte; dhe tjetrin sepse ai mëtonte diçka që nuk ia kishin vjedhur.
E pyetën një ditë se cila ishte vera e tij e parapëlqyer, ai u përgjigj: Ajo e të tjerëve. Një tjetër i tha atij: Gjithë bota tallet me ty. Kjo gjë nuk më përket mua, aspak, tha ai.
Dikush i tha atij: Të jetosh është një e keqe. Jo të jetosh, tha ai, por të jetosh keq.
E këshilluan që të kërkonte skllavin e tij që ishte arratisur. Do të ishte diçka për të qeshur, nëse Manesi mund të jetojë pa Diogjenin dhe nëse Diogjeni nuk mund të jetojë pa Manesin.
Një ditë, tek po hante ullinj, atij i ofruan ëmbëlsira. Ai nuk i pranoi duke thënë: O zoti im, Iargoji nga unë tiranët dhe më tej akoma i kamzhikoi për ti bërë që të vrapojnë.
E pyetën çfarë lloj qeni ishte ai. Kur kam uri, unë jam një qen i varfër mistrec që leh kot; por kur kam ngrënë unë jam një Molos i madh, që nuk guxojnë ta marrin me vete për gjah, sepse është tepër e vështirë për ta përmbajtur. Ai shtoi: Kështu, ju nuk mund të jetoni me mua, sepse ju keni frikë nga kafshimet e mundshme.
E pyetën, nëse të urtët hanin ëmbëlsira. Ata hanë gjithçka si gjithë njerëzit e tjerë, tha ai. Atëherë e pyetën përse u jepej lypësve dhe jo filozofëve. Ai u përgjigj: Sepse vlerësohet, që ne vetë mund të bëhemi çalamanë ose të verbër, por ne e dimë mirë, që nuk do të bëhemi kurrë filozofë. Ai i tha një kopraci të cilit i kërkoi lëmoshë dhe që vonohej ti jepte diçka: Mua më jep ushqim, jo një varrim.
Atij që e qortoi një ditë sepse kishte bërë monedha të rreme, ai i tha: lshte një kohë kur unë të ngjaja ty, por ti nuk do të jesh kurrë ai që unë jam tani.
Një tjetri që i bëri të njëjtin qortim, ai iu përgjigj: Ishte një kohë kur isha i gatshëm për të lakmuar, kjo kohë nuk ekziston më.
Një ditë shkoi në Myndes dhe u çudit kur pa sesi një qytet i vogël, ishte i mbyllur me porta aq të mëdha, dhe ai tha: Njerëz të Myndes, mbyllni mirë portat, që qyteti juaj të mos shpëtojë!
Ai pa sesi e zunë duke vjedhur një vjedhës të një stofi të purpurtë, dhe recitoi: Ai u mposht nga një fat i purpurt dhe nga një jetë e rëndë.
Kratere e kishte ftuar të shkonte tek ai. Unë parapëlqej, tha Diogjeni, më mirë të Iëpij kripë në Athinë sesa të ulem te tavolina e madhe e Krateres.
Mbasi takoi oratorin e quajtur Anaksimenes, që ishte i trashë, i tha: Ma jep mua barkun tënd, ti do të lehtësohesh shumë dhe kështu do të më ndihmosh, sepse unë jam një varfanjak. Një herë, kur i njëjti orator po mbante një diskutim, ai nxori një cironkë të tymosur dhe tërhoqi rreth vetes gjithë auditorin. Dhe kur oratori u indinjua, Diogjeni tha: Ja, nga një cironkë e tymosur që s’vlen as rijë kacidhe, u ndërprenë efektet e Anaksimenesit, për të tërhequr vëmendjen e publikut.
E qortuan një ditë sepse kishte ngrënë në mes të një sheshi publik. A nuk kisha unë uri pikërisht në mes të një sheshi publik, reagoi ai.
Platoni, mbasi e pa duke larë sallatën, ju afrua dhe i tha qetësisht: Nëse ti do të kishe qenë i dashur me Denisin, tani nuk do të ishe duke larë sallatën. Me të njëjtin ton, Diogjeni u përgjigj: Dhe ti, nëse do të kishe larë sallatën tënde, nuk do të ishte skllav i Denisit.
Dikush i tha atij: Gjithë bota tallet me ty. Ai u përgjigj: Ndoshta edhe gomerët tallen me këta njerëz, por ata nuk i vërejnë gomerët, ndërsa unë nuk i vërej ata.
Duke dëgjuar një djalë të bukur të diskutojë për filozofinë, ai e lavdëroi atë për përpjekjen, për ti bërë të dashurit e trupit të tij, të dashur të mendjes së tij.
Dikush çuditej duke parë kaq shumë ex-voto në Samothrakë. Do të kishte akoma në shumë, tha Diogjeni, nëse edhe ata që nuk plotësonin kërkesat, do të ishin pranuar. Kjo përgjigje i përshtatet nganjëherë Diogoras nga Melosi.
 Ai i tha një djali të ri që shkonte në një festim: Ti do të kthehesh më i keq. Dhe kur të nesërmen tjetri i tha atij: Ja ku jam, dhe nuk jam më i keq!, ai iu përgjigj: Ti nuk je më i keq, por ti je më i trashë.
Ai i kërkoi lëmoshë një njeriu vramuz, i cili i tha: Do të të jap nëse do të më bindësh. Diogjeni u përgjigj: Nëse do të mundja ta bëja, do të të bindja më parë, që të shkoje të vareshe në litar.
Duke u kthyer në Athinë nga një udhëtim në Spartë, e pyetën prej nga vinte dhe ku po shkonte. Ai u përgjigj: Unë vij nga burrat dhe arrita te gratë.
Kur u kthye nga lojërat olimpike e pyetën, nëse atje ishte një turmë e madhe. Po, tha ai, por njerëzit ishin shumë të rrallë.
Ai u thoshte njerëzve të shthurur, se ata ishjn të ngjashëm me fiqtë që ekzistonin në buzë të humnerës, njeriu nuk mund ta shijojë këtë frut, prandaj ato i hanë korbat dhe skifterët.
Kurva e quajtur Fryne, kishte bërë një statujë ari për Afërditën. Diogjeni bëri këtë shënim: Në kujtim të mungesës së vullnetit të grekëve për tu bërë ballë epsheve.
Aleksandri e takoi një ditë dhe i tha: Unë jam mbreti i madh, Aleksandër. Diogjeni, atëherë u paraqit: Dhe unë jam Diogjen, qeni.
E pyetën përse ai quhej qen. Ai: Sepse unë ledhatoj ata që më japin, unë leh kundër atyre që nuk më japin dhe i kafshoj ata që janë të ligj.
Diogjeni pohonte që i kundërvinte fatit sigurinë e tij, ligjit natyrën e tij dhe dhimbjes arsyen e tij.mnvr.org

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.