fredag 29 juli 2016

5 fakte që ndoshta nuk i dinit për Hipokratin


Bild 

1. Ai besonte në arsyen shkencore 
Para Hipokratit, sëmundjet shpjegoheshin përmes arsyeve hyjnore si vullneti i perëndive. Mjeku grek qe ndër të parët që kërkoi shkaqet natyrore, dhe përdori arsyen shkencore dhe deduksionin për të përshkruar kura si përmirësimi i dietës ushqimore, gjumi dhe një higjienë më e mirë. 

2. Ai u burgos për bindjet e tij 
Shumë prej atyre që qeverisnin Greqinë i kundërshtuan teoritë e tij në mjekësi, duke i cilësuar si blasfemi, pasi ato hidhnin poshtë ndikimin e perëndive dhe supersticionin. Për rrjedhojë ai vuajti një dënim 20-vjeçar me burg, por ndërsa qëndroi i mbyllur shkroi librin mjekësor me shumë ndikimTrupi i komplikuar”. 

3. Ishte themeluesi i një universiteti mjekësor 
Në shtëpinë e tij në ishullin Kos, ai themeloi Shkollën e Hipokratit mbi mjekësinë, e cila prodhoi e Korpusin e Hipokratit, një koleksion me mbi 60 vepra. Ky institucion revolucionarizoi mjekësinë në Greqinë e lashtë, ashtu si edhe Shkolla Snidianeqë e trajtonte trupin si pjesë të veçanta që nuk janë të ndërlidhura më njëra-tjetrënkishte qenë më herët më e shquara. 

4. Hipokrati qe një novator 
Ai qe novator dhe kreu ndërhyrjen e parë kirurgjikale të dokumentuar ndonjëherë në gjoks, dhe pavarësisht se shkalla e sofistikimit është rritur, kirurgjia moderne punon edhe sot me të njëjtat parime. Hipokrati i përshkroi gjithashtu gishtat e deformuar si një shenjë domethënëse diagnostifikuese e sëmundjeve kronike të qelbëzimit të mushkërive, kancerit të mushkërive dhe sëmundjeve cianotike të zemrës. 

5. Puna e tij vazhdon të ketë ndikim edhe sot 
Edhe sot e kësaj dite, mjekët e rinj në mbarë botën bëjnë betimin e Hipokratit. Ai ka të bëjë me një angazhim për standardet etike, që mjekët e rinj duhet t’u binden dhe përfshin paragrafin:”Nëse unë i qëndroj besnik betimit, mund të gëzoj jetën dhe ushtroj artin tim, i respektuar nga i gjithë njerëzimi dhe në të gjitha kohërat; por nëse unë i shmangem atij apo e shkel atë, jeta ime le të marrë drejtimin e kundërt”. /bota.al 


Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.