tisdag 12 juli 2016

Gjumi..


 



Endrra e Jakobit
Endrra e Jakobit
Gjumi është një gjëndje e natyrshme pushimi i rregullt trupor. Fenomen universal i vëzhguar tek të gjithë gjitarët, zogjtë dhe peshqit. Gjumi është e kundërta e zgjimit.
Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër, një gjendje prehjeje trupore e mendore, që karakterizohet nga një zvogëlim i vullnetshëm i lëvizjeve trupore, rënie e reaksioneve ndaj ngacmimeve të jashtme, një nivel i lartë i anabolizmit (ripërtëritjes së qelizave), dhe një nivel i ulët i katabolizmit(shkatërrimit të qelizave). Gjumi është vetëm një gjendje e tjetërsuar e vetëdijes, e kundërt me të qenurit i pavetdijshëm.
Gjumi ndikohet nga ritmi ditor, dhe ndodh çdo 24-orë, (megjithëse ora e brendshme (ora biologjike) e njeriut zakonisht shkon ne cikle 24,5--25,5 orë) dhe nga shkaqe hormonale dhe rrethanore. Ky ritëm apo cikël rregullohet çdo ditë (d.m.th, çdo 24 orë), dhe ky cikël ndikohet nga shume ngacmime, në të shumtën nga shkaqe të njohura që kanë të bëjnë me dritën diellore, pra ciklin ditë - natë. Nga ky cikël varet niveli i melatoninës, i cili rritet gjithmonë, kur ne biem të flemë. Gjumi është funksion ripërtëritës i trupit dhe trurit siç vërehet nga shume simptoma (shenja) te keqfunksionimit qe haset kur kafshët nuk mund të flenë.
Në të vërtetë, megjithëse gjumi është paraqitur si një gjendje e dukshme qetësie, gjatë kësaj gjendjeje ndodhin ndryshime të ndërlikuara në nivelin trunor qe nuk mund të shpjegohen vetëm me një gjendje të thjeshtë pushimi trupor e mendor. Për shembull, janë disa qeliza trunore qe ne disa faza te gjumit kane një veprimtari 5-10 herë më të lartë në krahasim me zgjimin. Dy veçori themelore dallojnë gjumin me gjendjen e të qenit zgjuar: e para është qe gjumi ngre një pengesë perceptive (rrokëse) midis botës së vetedijshme dhe botës së jashtme, e dyta është qe një ngacmim shqisor (p.sh. një zhurmë e forte) mund ta tejkalojë këtë pengesë dhe ta zgjojë të fjeturin. Një gjumë i përshtatshëm është biologjikisht i domosdoshëm dhe duket i nevojshëm për të ndihmuar jetën.

Tipet e gjumit

Dy tipet e gjumit u emërtuan për herë të parë më [1953]], ai me ritme të shpejta dhe ai pasiv. Aserinsky dhe Nathanail Kleitman të Universitetit të Çikagos njoftuan se periodikisht gjatë gjumit sytë lëviznin shumë shpejt, lart e poshtë nën kapakë. Këtë aktivitet e quajtën LSHS (lëvizja e shpejtë e syve). Gjithashtu këto kërkuar përcaktuan edhe gjumin LJSHS (lëvizje jo e shpejtë e syve. Kështu deri më 1953 gjumi ishte konsideruar si një fenomen plotësisht pasiv.

Etapat e gjumit me LJSHS

Gjumi me LSHS

Funksionet e gjumit

Ëndërrimi

Nese i hedhim një shikimi historisë mësojmë se njërëzit gjithmonë janë magjepsur prej ëndrrave. Poetët dhe filozofet i kanë interpretuar ato si fantazi romantike apo si manifestime të anës më të errët të natyrës njerëzore. Shumë shkencëtarë kanë mbajtur një qëndrim më kritik dhe praktik në të njëjtën kohë duke i studiuar ato.

Crregullime të gjumit

Apnea e gjumit është crregullim i gjumit në tv cilin personi ndalon së marri frymë dhe zgjohet menjëherë porsa ka rënë të flerë.wikiwand.com

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.