tisdag 12 juli 2016

Lumturia është e lindur ...


...por edhe ekstaza që mund ta shpikësh vetë !

Si të ushqesh harmoninë shpirtërore. Nuk bëhet fjalë për ndonjë filozofi të madhe. Mund të mendosh për tëtjerët se janë fatlumë, të tjerë mund të mendojnë për ty. Dhe a e dini pse?! Sepse në të vërtetë nuk dimë se ç'ndodh brenda tjetrit. Lumturia mund të jetë e lindur por dhe sekreti, që shpiket dhe pastaj pasurohet.

Psikologët mendojnë se lumturia nuk është ekstazë e përkohshme por është gjenetike. Pa marrë parasysh se çfarë ndodh në jetën tonë, ne do të jemi të lumtur aq sa ajo "është e shkruar në genet tona".  Sipaspsikologut Dejvid Liken, që ka publikuar dhe një libër mbi këtë temë: “është shumë mirë që shumica e njerëzve në thelb janë të kënaqur me jetën e tyre sipas një konceptimi personal të kënaqësisë”. Sipas tij “teshumë njerëz ekzistojnë mendime të gabuara dhe kontradiktore mbi atë se si mund të arrijnë fatin dhelumturinë në jetë. Për shumë nga ata, pasuria, bukuria, fuqia apo pozita janë vendimtaret, që mund të bëjnënjeriun të lumtur. Por kujdes! Kjo nuk është fare e vërtetë!   

Nëse ndihesh gjithnjë e më shumë përtokë ndiq këto këshilla:  

1. Punëso mendjen !
Njerëzit fatlumë kanë mendje krijuese dhe aktive  
2. Mendo me optimizëm
Gjithë njerëzit e lumtur janë optimistë. Optimizmi mund të kultivohet. Pesimisti vazhdimisht ankohet përderisaoptimizmi përqëndrohet në zgjidhje të problemit.   
3. Qesh!
Është fiskultura e mendjes, shpirtit dhe trupit.  
4. Fantazo!
Imagjinata është një nga mënyrat e mira për të mashtruar trurin 
5. Shpërfill mendimet negative!
Përpiquni që çdo mendim negativ ta shndërroni në atë pozitiv. Mendimet negative sjellin apati dhe gjendje depresioni 
6. Zgjidh shoqërinë
Ekzistojnë shokë të gabuar për gjendjen tuaj shpirtërore. Ata vazhdimisht ankohen për diçka, vazhdimisht jukritikojnë.Largohuni nga njerëzit që veçse u kujtojnë se jeta është e vështirë.   
7. Rregulli i artë!
Mbani mend këtë fakt. Edhe pas ngjarjes më të keqe të mudshme që mund t'u ndodhë rikthimi në normalitetvjen për gjashtë muaj apo një vit.  
8. Bëj atë që të pëlqen
Merruni me gjëra të vogla që ju kënaqin dhe relaksohuni. 

Po si?

  • Pushoni para se të lodheni
  • Qetësohuni edhe në punë
  • Femrat duhet ta kenë parasysh se relaksimi i shpeshtë i bën të duken të reja.  

Ja dhe disa sekrete të vockla për të ndjerë lumturi dhe në punë:

  •  Largoni nga tavolina e shkrimit letrat e panevojshme. Mbaj vetëm ato që kanë të bëjnë me punët e ditës.
  • Kryeni punët sipas rëndësisë.
  • Mësohuni ta organizoni punën, t'u japësh detyra bashkëpunëtorëve dhe të dish të mbikqyrësh punën e tyre.
  • Punoni me entuziazëmEntuziazmi  punë  bën talësh mënjanë lodhjen dhe brengën. 

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.