tisdag 12 juli 2016

Morali


Morali (lat.: moralis veset, doket, zakonet; lat.: mos - ves) është një rregull, parim ose normë e sjelljes e paravendosur nga një shoqëri, bashkësi, dhe e pranuar nga një njeri për mënyrën e tij të sjelljes dhe e zbatueshme nga të gjithë njerzit e arsyeshëm; ose mësim i vlefshëm në mirësjellje, etikë ose domëthenie praktike e shprehur apo e nënkuptuar në një histori,fabul, ose ngjarje. Morali ka edhe kuptime të tjera:
  • Çështje a shqetësim me gjykimin e veprimit dhe karakterit të mirë apo të keq të njeriut: mëdyshje morale; shqyrtim moral,
  • Mësim ose shfaqje e mirësisë ose përpikërisë së karakterit dhe sjelljes:mësim morali,
  • Në përputhje me standartet e asaj çka është e drejtë ose e mirë në sjellje: virtyti,jeta morale,
  • Ngritja nga ndërgjegjegjja ose kuptimi i së drejtës dhe gabuarës: detyrim moral,
  • Pasojat e qarta shpirtërore sesa trupore:përkrahje morale,
  • Bazimi në mundësi (gjasa) të fuqishme ose bindje të fortë, sesa në dukshmërinë e së vërtetës: siguri morale.

Rrymat

Në fushën e moralit janë dy rryma kryesore:
  • rryma laike
  • rryma fetare

Dallimi midis etikës dhe moralit

Thënie

  • "Përpjekja më e rëndësishme njerzore është orvatja për moralitet në veprimet tona. Barazpesha jonë e brendëshme dhe madje bash qënësia jonë mvaret nga kjo. Vetëm morali në veprimet tona mund t´i japë bukuri dhe dinjitet jetës". Albert Ajnshtajn
  • "Shkëlqimi i moralit ndodh si pasojë e vesit. Ne bëhemi të drejtë duke bërë vepra të drejta, të përmbajtur duke bërë vepra të matura, trima duke bërë vepra guximtare".Aristoteli
  • "Njeriu bëhet i moralshëm kur është mjeran." Marcel Proust, Në kërkim të kohës së humbur.
  • "Të predikosh moral është e lehtë, ta themelosh e vështirë." Arthur Schopenhauer
  • "Më parë vjen të llupurit, pastaj morali."Bert Brecht
  • "Asgjë që është e gabuar moralisht mund të jetë politikisht e drejtë". William E. Gladstone
  • "Ata që kultivojnë rrëmujë morale për përfitim duhet të kuptojnë këtë: ne do t´i përmendim emrat e tyre dhe do ti korisim ata siç e lypin të koriten". Bob Dole...wikiwand

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.