lördag 9 juli 2016

Kjo është ajo që ndodh në trupit tuaj, kur stresoheni

Stresi nuk ndodh dy herë njëlloj: Ai eshtë ajo ndjenja e ankthit ne sotmak,  para se të hyni në një mbrëmje qe nuk donit të shkonit. Është ajo ndjenja e rendeses në kraharor ndersa prisni rezultatet e një testi mjekësor. Është ngushtesia qe ndjeni në fyt, kur dini se keni nje liste te gjate detyrash per te perfunduar. Eshtë edhe mungesa e frymes, para një situate te veshtire totale ankthi.
Çështja është, se ju e kuptoni secilen prej këtyre situatave. Por, pa marrë parasysh se me cilin lloj jeni mesuar, një gjë eshte e vërtetë: Stresi nuk është i mirë për trupin tuaj, shpirtin tuaj, ose trurin tuaj. Hulumtimet e fundit në British Medical Journal Open rezultoi se përjetim i stresit ekstrem (të tilla si një divorc, sëmundje, apo humbja e vendit të punës) rrit rrezikun e sëmundjes si Alzheimer me 21 për qind dhe çdo demence tjetër me 15 për qind, duke sjellë një te vërtetë tjetër: Çdo gje e ka zgjidhjen, brenda mendjes tuaj.
Edhe pse stresoret tipike për qeniet njerëzore kanë evoluar gjatë nga arinjtë dhe ujqit ne kohet moderne tek financat dhe marrëdhëniet, trupi i njeriut eshte ende ne proces pershtatje. Kur e shihni llogarinë tuaj bankare pranë zonën e kuqe, për shembull, ju aktivizoni sistemin nervor simpatik ne trupit tuaj, ose sistemin fight-or-flight si përgjigje. Zemra juaj fillon rrahje të shpejtë, kortizoli rritet në trupin tuaj, dhe oksigjeni nis te pompohet në trurin tuaj duke ndikuar qe mendja, të pergatitet per "luftën" përpara. Me përjashtim te faktit se nuk ka luftë, - vetëm se një ecje te shpejte drejt e në ATM. Dhe kjo ndodh çdo herë qe ndjesia është e aktivizuar. Dhe siç tregon hulumtimi, duke përdorur të gjitha këto burime në stresi kronik, te gjithe faturen e merr trupi. Lexoni me poshte si reagon trupi juaj kur eshte nen stresi:

Si ndikon Stresi ne Tru
Ju nuk keni nevojë të përjetoni stres "ekstrem" në mënyrë që të shihni një ndryshim në kujtesën tuaj. Hulumtimi i ri në Journal of Neuroscience ka zbuluar një lidhje në mes të niveleve të larta të hormonit te stresit kortizoli dhe humbjes se kujtesës afatshkurtër, gjatë plakjes tek të rriturit.

Si ndikon Stresi ne Lëkurë
Stresi papritur mund të shkaktojë që lekura juaj të bëhet përkohësisht e zbehtë pasi Përcjell gjakun nga fytyra tek muskujt që e kane si nevoje gjate nje periudhe stresuese. Por stresi i vazhdueshem, edhe ne doza te uleta, me kalimin e kohës mund të shkaktojë qe lëkura huaj të plaket me shpejt; nxit skuqjen, rosacea-n, dhe psoriasis në sajë të një substancës histamine; dhe për shkak te rritjes se nivelit te prodhimit të undyres.

Si Ndikon Stresi ne Zemër
Të dy si stresi kronik dhe ai i incidente të përsëritura traumatike (i quajtur stresit akut nga mjekët) mund të çojë në inflamacion të Arties koronare, të cilat janë përgjegjëse për atak-ët në zemër. Rrahjet e shpeshta te zemres, te pranishme ne situata stresuese, shkaktojne rritje të pompimit të gjakut, duke rritur rrezikun për hipertension dhe goditje në tru.

Si Ndikon Stresi tek Mushkëritë
Shpejtimi i frymemarrjes është një simptomë klasike e stresit. Por në qoftë se ju keni astmë, studimet tregojnë se stresi në fakt mund të shkaktojnë një sulm, ndërsa ata me emfizemë mund të kenë vështirësi për marrjen e oksigjen në sasi të mjaftueshme në një situatë të vështirë. Një tjetër dukuri: Stresi ju predisposon ndaj për inflamacioneve, duke i bërë sulmet e astmës më të zakonshme.

Si ndikon Stresi ne 'Bel
Shkenca konfirmon atë që gratë kudo e di se është e vërtetë (dhe per burrat!): Shendoshja prej Stresit është e vërtetë. Një studim në Biological Psychiatry gjetur gratë që kane përjetuar ngjarje të një ose më shumë ditë të vështira përpara se të hane një vakt kane djegur më pak kalori nga ato që nuk ishin të ekspozuara ndaj situatave stresuese. Dallimi mund të sjelle nje rritje ne peshe deri ne 11 paund në vit.

Si Ndikon Stresi ne Imunitet
Duke qenë në mënyrë të vazhdueshme duke luftuar stresin kronik, kjo e ben situaten rraskapitëse për sistemin tuaj imunitar, i cili mund të shtypet për shkak të stresit kronik. Ai jo vetëm që mund ule mbrojtjen ndaj semundjeve te reja, por edhe të përkeqësojnë kushtet ekzistuese.

Si te Relaksoheni, dhe te Largoni Stresin
Tani që ju e dini se çfarë stresi është duke bërë me trupin tuaj, përdorni teknikën më të re për reduktimin e stresit: qe eshte Meditimi. Meditimi nuk ka te beje vetem me statujat e Buda-s dhe temjanet. Në fakt, meditimi është thjesht një term ombrellë për praktikat si e meditimit, mantras, joga dhe teknikave të të marrit frymë thellë, të cilat mund të bëjnë çdo gjë nga reduktimi i stresit deri në promovimin e humbjes ne peshe dhe të largoje sëmundje të tilla si Alzheimer, kanceri, dhe presion të lartë të gjakut.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.