tisdag 21 juni 2016

Koha për të vendosur

 
Që shkenca të ketë kuptim, duhet të ekzistojnë vullneti i lirë dhe një kohë e përcaktuar, argumenton fizikanti Nikolas Gisin

“Mendoj, pra ekzistoj”. Fraza e famshme e filozofit francez të shekullit XVII-të, Rene Dekart, është një përmbledhje e drejtë e asaj që shumë prej nesh ndjejnë se është thelbi i gjendjes njerëzore.Por çfarë do të thotë “Unë mendoj”? A jemi ne makina larëse pasive, përmes së cilës ndodh të kalojnë  mendimet? Apo agjentë aktivë, të lirë për të ndikuar tek mendimet dhe vendimet tona?

Aftësia edhe për të shtruar këtë pyetje, duket se kërkon një interpretim të dytë, por shkenca moderne – në veçanti, fizika moderne – thuajse unanimisht angazhohet për të parën. Në një univers determinist, ku një gjë të çon në mënyrë të pashmangshme tek një tjetër, çdo konceptim që ne kemi mbi vullnetin e lirë është një iluzion.

Unë nuk e besoj këtë. Mendoj se ne na shpëton diçka thelbësore në formulimin tonë mbi shkencën. Dhe zgjidhja e problemit të vullnetit të lirë, është e lidhur me një tjetër mangësi të spikatur të fizikës së sotme – këmbënguljen e saj, se koha siç e njohim ne nuk ekziston.

Një filozof jo më pak i njohur francez i shekullit XIX-të, Zhyl Lekuaje shkroi: “Pa vullnetin e lirë, siguria e të vërtetave shkencore do të shndërrohej në iluzion”. Ne kemi nevojë për vullnetin e lirë për të vendosur se cilat argumente i gjejmë bindëse, dhe cilat i hedhim poshtë – thelbi i të bërit shkencë.
Pra, është jo pak ironike që kërkimi për të vërtetën shkencore, duket se “vret” vullnetin e lirë. Kjo filloi me Njutonin dhe ligjin e tij universal të gravitetit. Rrjedh nga vëzhgimet e trupave të sistemit diellor, flet për një kozmos që vepron si një orë me kurdisje, dhe që mund të përshkruhet me teori deterministe. Çdo gjë që ndodh sot është vënë në lëvizje dje, dhe në fakt është përcaktuar në kushtet fillestare të Big Bengut; kurrë nuk ndodh ndonjë gjë e vërtetë.

Gjërat u bënë edhe më të padepërtueshme me relativitetin e Ajnshtajnit, i cili tregoi se nuk kishte asnjë përkufizim të veçantë të ngjarjeve të njëkohshme. Për ta përmbledhur këtë me një univers determinist, u shfaq një tabllo e njohur si “universi bllok”. Këtu ne shpërndajmë jo vetëm me vullnetin e lirë, por edhe me një kohë që rrjedh. E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja janë të gjitha të ngrirë në një bllok të madh akullt. 

E tashmja në të cilën ne jemi të lirë për të menduar dhe ekzistuar  në të cilën ne ushtrojmë vullnetin e lirë – është po aq e gënjeshtërt sa vetë vullneti i lirë. Dhe kështu filozofët e shkencës tërhiqen teksa shpjegojnë pse ne mendojmë që kemi vullnet të lirë. Ata argumentojnë që ne jemi të programuar për të bërë gjithmonë zgjedhje që korrespondojnë me një të ardhme të paracaktuar e të nevojshme. Pra, ne mund të ndjejmë se zgjedhjet tona janë të lira  por kjo ndjesi është një fantazmë.

Për mua, një konstruksion i tillë është një lojë fjalësh. Duke cituar sërish Lekuajenë, “Në vend se të pyesim nëse vullneti i lirë është i sigurtë, le të kuptojmë që siguria kërkon vullnet të lirë”.
M’u desh një kohë të gjatë për të identifikuar se çfarë besoj se është çelësi i problemit:detaji i rëndësishëm i matematikës që ne përdorim për të përshkruar botën. Në mënyrë të përshtatshme, mendja të shkon sërish tek Dekarti. Ai i dha temrin “real” numrave të përdorura zakonisht në shkencë: 1, 2, 3/4, 1,797546 … Thelbi i tij ishte dallimi i numrat imagjinare të bazuar në rrënjën katrore të -1, numrat që intuitivisht s’mund të ekzistojnë në botën reale.

Por a janë numrat e vërtetë matematikore fizikisht të vërtetë? Sigurisht që jo! Shumica e numrave reale janë vargje të pafundme shifrash. Ato mund të mendohet se përmbajnë një sasi të pafundme informacioni – për shembull, ato mund të shifrojnë përgjigje për të gjitha pyetjet e mundshme që mund të formulohen në çdo gjuhë njerëzore. Megjithatë, një vëllim i caktuar i hapësirë-kohës mund të mbajë vetëm një sasi të fundme të informacionit.

Pra, pozita e një grimce, apo vlera e çdo fushe e gjendje kuantike në një vëllim të caktuar, nuk mund të jetë një numër real. Numrat realë janë përbindësha jo-fizikë. Për më tepër, shifrat e pothuajse të gjithë numrave realë paraqiten në mënyrë të rastësishme, kështu që ju s’mund të llogarisni se cili mund të jetë vargu shifror i rradhës. Në qoftë se ju është thënë se jetojmë në një kozmos të përshkruar nga numra të rastit, ju mund të jeni më pak të prirur të besoni se universi është determinist.

Numrat realë janë jashtëzakonisht të dobishëm për modelet deterministe të natyrës. Por një model determinist nuk do të thotë se natyra është vetëpërcaktuese. Mendoni, për shembull, një sistem kaotik klasik që kalon nëpër dy gjendje:për shembull në një sistem atmosferik ku koha është me diell ose është duke rënë shi. Një model mund të tregojë se pas një farë kohe, kohëzgjatja e fazave të diellit dhe shiut, varet nga e mijta dhjetore e numrave që përdoren për të përcaktuar pikënisjen – një shifër fizikisht jo-ekzistente.

Sikurse ka shkruar në vitin 1971 filozofja Elizabet Enskomb:”Suksesi i madh i astronomisë së Njutonit qe në një farë mënyre një fatkeqësi intelektuale, pasi prodhoi një iluzion… krijoi përshtypjen se kemi patur një ideal të shpjegimit shkencor; se sido që të ishte e vërteta kishte thjesht një gatishmëri nga ana e sistemit diellor, duke patur paqësisht një histori në kohën e regjistruar, për të siguruar një model të tillë”. Sistemet në dukje deterministe si sistemet diellore, orët dhe oshilatorët harmonikë janë përjashtime të mërzitshme. Kaosi, matjet kuantike dhe jeta e vërtetë, ku ndodhin gjëra të reja, janë rregulla interesante.

Koha kreative

Fakti që universi nuk është aq saktësisht i përcaktuar siç është pafundësisht i saktë përshkrimi numerik, sugjeron se një shkallë e ratësisë së brendshme e shkaktare e fatit të saj. Jo çdo gjë është e nevojshme ose e paracaktuar – dhe shkenca s’duhet të kundërshtojë vullnetin e lirë. Shkenca nuk e shpjegon vullnetin e lirë, por pastaj çështja ime është sërish vullneti i lirë:është ai që na lejon të kemi besim tek shkenca.

Vullneti i lirë nuk kërkon më shumë shpjegime se sa aksiomat matematikore. Ky vullnet i lirë nuk do të thotë që ne mund të shpikim të ardhmen. Ai nuk krijon mundësi të reja:thjesht na lejon të ndikojmë se cilat potenciale para-ekzistuese bëhen të vërteta. Në këtë kuptim, kjo tingëllon me intepretimin dominues të “Kopenhagenit” mbi teorinë kuantike, të bëra të njohura nga Verner Hajzenbergu.
Këtu, akti i një matje “shemb” funksionin e valës që përshkruan një sistem kuantik nga një numër mundësish të para-caktuara. Teoria kuantike është një teori e rastësishme jo-deterministe,  por që gjithësesi krijon një botë të përcaktuar- dhe nuk duket në asnjë mënyrë e përputhshme me konceptimin e kuptimit të përbashkët mbi vullnetin e lirë.

Kjo linjë e mendimit rrikthen kohën për një status më të lartësuar. Ky është më shumë se vetëm një parameter i evolucionit, me të cilin ne etiketojmë sekuencën e ngjarjeve që ndahen nga nevoja. Në vend të kësaj, ka një kohë para se një ngjarje jo e nevojshme të ndodhë, dhe ka një kohë pasi ajo ndodh, dhe këto dy kohë janë të ndryshme. Ndodhja e një ngjarje jo të nevojshme, si rezultat i një matjes kuantike, është një krijesë e vërtetë që nuk mund të kapet nga një parametër thjeshtë evolutiv.
Unë e quaj llojin e kohës që rrjedh”kohë krijuese”. Ajo është jashtëzakonisht shumë pak e kuptuar sa duhet nga shkenca e sotme – por kjo mund të ndryshojë me fizikën e ardhshme, siç janë teoritë kuantike të gravitetit, që mund të zëvendësojnë teoritë e Ajnshtajnit, të cilat krijuan universin bllok. Koha kalon, dhe vullneti i lirë ekziston – në ndonjë mënyrë tjetër, shkenca nuk ka kuptim.
New Scientist

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.