lördag 13 februari 2016

A jeni i zgjuar?

A jeni i zgjuar?

Shumica e njerëzve, edhe duke mos e ditur këtë, janë të fjetur. Lindin të fjetur, jetojnë të fjetur, martohen të fjetur, rrisin fëmijë të fjetur, Vdesin të fjetur, dhe kurrë vërtet nuk zgjohen. Kurrë nuk arrijnë ta kuptojnë bukurinë dhe çudinë e asaj që e quajmë ekzistencë njerëzore.

Të gjithë mistikët e kësaj bote, sido që të jetë religjioni dhe filozofia e tyre, pajtohen në një: se çdo gjë është e mirë, çdo gjë është e mirë. Madje edhe nëse mbretëron kaosi, çdo gjë është e mirë. Natyrisht se kjo është paradoks.

Megjithatë, shumë njerëz kurrë nuk arrijnë ta kuptojne' se çdo gjë është e mirë, sepse janë zhytur në ëndërr. Jetojnë në ankth.

Një njeri kërcet në derën e dhomës së djalit të vet.

"Çarli", thotë, ”zgjohu!” ”Nuk dua të zgjohem, babë!” i përgjigjet Çarli. Baba i bërtet: "Zgjohu, duhet të shkosh në shkollë!” ”Nuk dua të shkoj në shkollë”, thotë Çarli. ”Në radhë të parë, shkolla është monotone; e dyta, nxënësit me tallin; e treta e urrej shkollën." Baba atëherë ia kthen: "Mirë, tash unë do t'i them tri shkaqet për çka duhet të shkosh në shkollë; e para, kjo është detyra jote; e dyta, sepse i ke dyzetepesë Vjet; ndërsa e treta, sepse je drejtor.”

Zgjohu! Zgjohu! Jeni rritur. Nuk jeni tashmë të vegjël vetëm të flini. Zgjohu! Pushoni se dëfryeri me lodrat tuaja.

Shumica e njerëzve pohon se si do të dalë nga kopshti i fëmijëve, por nuk duhet për t'u besuar. Mos besoni në këtë! Njerëzit vetëm duan t'i kthejnë lodrat e thyera. ”Ma ktheni gruan time. Ma ktheni punën time. M'i ktheni parat e mia. Ma ktheni prestigjin tim, suksesin tim.”

Kjo është ajo që njerëzit dëshirojnë: vetëm lodra të reja. E tëra qëndron në këtë. Madje edhe psikologu më i mirë do të thotë se njerëzit në esencë nuk dëshirojnë të shërohen. Ata vetëm kërkojnë lehtësim; shërimi do të ishte tepër i dhembshëm.

Zgjimi nuk është i këndshëm. Njeriu qëndron komod në shtrat, zgjimi vetëm e shqetëson. Për këtë arsye i mençuri nuk përpiqet t'i zgjojë njerëzit rreth vetes.

Shpresoj se do të arrij të jem i mençur në këtë rast, dhe të mos bëj as përpjekjen më të vogël që t'ju zgjoje', nëse Hini. Kjo mua në të vërtetë nuk më përket të përzihem, edhe pse ndonjëherë ju them: ”Zgjohuni!” Mua vetëm më duhet të vazhdoj përpara në rrugën time, që edhe më tej ta luaj vallen time. Nëse pranoni diçka nga kjo, është mirë; nëse nuk pranoni, është çështje juaj. Siç thonë arabët: ”Natyra e shiut është gjithnjë e njëjtë, mirëpo nga ai rriten therët në shkretëtirë dhe lulet në oazë."


nga libri
Zgjimi i Inteligjencës
Anthony De Mello

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.