söndag 28 februari 2016

Kalendari 10 Maj

Kalendari 10 Maj



10 Maj 1793


Vdiq Xhorxh Vankuver, lundërtari dhe zbuluesi britanik.Ishulli i Vankuverit dhe Vankuver D.C. kanë. marrë emrin e tij

...10 Mai 1869 KALENDAR

Përfundoi hekurudha amerikane e Paqësorit kur linjat Bashkimi i Paqësorit dhe Paqësori Qëndror u bashkuan në Promontori, Utah.

...10 Maj 1871 KALENDAR

Franca lëshoi Alsas Lorenen, në bazë të një traktati paqeje të nënshkruar nga Franca dhe Gjermania në Frankfurt.

...10 Maj 1920 KALENDAR

Vdiq Xhon Uesll Hjat, shpikës amerikan, i cili zbuloi proçesin e prodhimit të celuloidit.

...10 Maj 1933 KALENDAR

Nazistët, studentë dhe profesorë nacionalistë të veshur me rroba të zeza u mblodhën në sheshin qëndror të Berlinit për të djegur librat e Karl Marksit, Sigmund Frojdit, Bertold Brehtit, Albert Ajnshtajnit dhe autorëve të tjere të dënuar nga pasuesit e Adolf Hitlerit.

...10 Maj 1940 KALENDAR

Pas dorëheqjes së Nevil Camberlenit, Uinston Çërçilli mori postin e kryeministrit britanik.

Gjermania sulmoi Luksemburgun, Holandën dhe Belgjikën. Pas sulmit gjerman kundër Danimarkës, trupat britanike pushtuan ish-koloninë e Danimarkës, Islandën.

...10 Maj 1945 KALENDAR

Trupat ruse pushtuan Pragën. Aleatët morën Rangunin nga japonezët.

...10 Maj 1960

Nëndetesja bërthamore amerikane "Triton" përfundoi udhëtimin e saj të nënujshëm 84-ditor rreth botës.

...10 Maj 1981 KALENDAR

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, Fransua Miterani mundi presidentin Valeri Zhiskar D'Esten.

...10 Maj 1994 KALENDAR

Silvio Berluskoni mori postin e kryeministrit të Italisë në krye të koalicionit qeveritar që solli neonazistët në pushtet për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore.

...10 Maj 1996 KALENDAR

Dy helikopterë të marinës amerikane u perplasën gjatë stërvitjeve natën gjatë manovrave të përbashkëta ushtarake
amerikano-britanike. Si pasojë gjetën vdekjen 14 nga të 16 marinsat që ndodheshin në bord.

...10 Maj 1997 KALENDAR

1560 vetë gjetën vdekjen dhe 2 810 të tjerë u plagosën kur një tërmet prej 7.1 ballësh sipas shkallës Rihter goditi rajonet fshatare të Iranit Lindor.

Në Sllovaki filloi fushata e referendumit për aderim në NATO. Ky referendum u konsiderua në Bratislavë, si një test ndaj popullaritetit të kryeministrit Vladimir Meçiar. Zgjedhesit iu pergjigjën tre çështjeve të cilat kishin të bënin me aderimin ne NATO, e para, lidhur me parimin e aderimit, dhe dy të tjerat për dislokimin e armëve bërthamore dhe të bazave ushtarake në territorin sllovak.

Papa Gjon Pali II filloi në Liban një vizitë, të vlerësuar historike dhe që do të vinte në lëvizje, sa të krishterët, aq dhe myslimanët. Kjo është e para vizitë e Papës në Lindjen e Mesme, qysh nga vizita në vitin 1964 e Papa Palit VI në Izrael dhe qëndrimit të shkurtër në Bejrut.

...10 Maj 1998 KALENDAR

Mediatori Amerikan, Richard Holbrooke, mbërriti në Tiranë, i shoqëruar nga i dërguari i posaçëm i presidentit Bill Klinton për Ballkanin, Robert Gelbard, për t'u takuar me autoritetet shqiptare dhe për të diskutuar mbi krizën në Kosovë.

...10 Maj 2000 KALENDAR

Ministria ruse e punëve të Jashtme kritikoi ashpër një rezolutë të Kongresit amerikan për bashkimin Rusi-Belarus, duke akuzuar parlamentarët se "nuk përfiliin faktet" dhe "deformojnë realitetin".

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.