lördag 13 februari 2016

Sa jemi të sinqertë ndaj vetvetes?

Sa jemi të sinqertë ndaj vetvetes?

Të parën gjë që duhet kuptuar, nëse me të vërtetë e keni ndërmend të zgjoheni është se këtë nuk e dëshironi. Hapi i `parë drejt zgjimit është që t'ia pranojmë mjaft sinqerisht vetvetes se si kjo fare nuk është e kënd shme.

ju nuk dëshironi të jeni të lumtur. A doni një test të vogël? Ta provojmë: Na duhet vetëm një minutë. Mund t'i mbyllni sytë derisa ta zgjidhni, ose mund ta bëni këtë me sy hapur - nuk ka rëndësi Mendoni për dikë që e doni shumë, dikë që e keni të afërt, dikë që e çmoni me të Vërtetë, dhe përpiquni që t'i thoni në mendime: ”Për mua nuk ka rëndësi lumturia ime, por lumturia jote.

Kujdes se ç'po ndodh. ”Nuk ka rëndësi lumturia ime por jotja.” Sikur të zgjidhja, gjithnjë do ta zgjidhja lumturinë.” Sa nga ju janë ndjerë si egoist dhe kanë shqiptuar këto fjalë? Shumë, duket. E kuptoni se në ç'masë i jemi nënshtruar shpëlarjes së trurit?

Sepse, ne sikur jemi të detyruar të pyesim: ”Si mund të jem egoist i këtillë?” Por mendoni kush është me të Vërtetë egoist. Paramendoní dikë që do t'ju thoshte: ”Si ke mundur të jesh egoist i këtillë që lumturia jote të jetë më e rëndësishme se imja?” A thua nuk do t'ju vinte t'i përgjigjeshit: ”Më falni, po ti si mund të jesh egoist i këtillë, kur pret që ty të vë mbi lumturinë time?”

Një grua më tregoi se si daja i saj, prift në kishën e vendit, gjithnjë niste ligjëratën me fjalët: ”Vetëm viktima është dëshmi e dashurisë; masë e dashurisë është altruizmi.”

E përkryer! E pyeta: ”A do të dëshironit t'ju dua me çmim të lumturisë sime?” “Po”, u përgjigj. ”E ju mua?” e pyeta. “Po”, tha.

A nuk është kjo e çuditshme? Ajo do të më donte me çmimin e lumturisë së saj dhe unë do ta doja me çmimin e lumturisë sime. Dhe kështu, do t'i kishim dy persona fatkeq, por kryesorja rroftë dashuria!

Nuk dëshirojmë, pra të jemi të lumtur, dëshirojmë gjëra të tjera. Ose edhe më mirë - nuk dëshirojmë të jemi të lumtur pa kusht. Jam i gatshëm të jem i lumtur me kusht që të ndodhë kjo ose ajo.

Por kjo në bazë është sikurse t'i thoshim mikut tonë ose Zotit ose kujtdo qoftë: ”Ti je lumturia ime. Sikur të mos ishe ti, do të hiqja dorë nga lumturia.”

Ka shumë rëndësi ta kuptoni këtë mekanizëm. Ne nuk mund të paramendojmë të jemi të lumtur pa kushte përkatëse. Me të vërtetë kështu është. Jemi mësuar që lumturinë tonë ta lidhim me këto kushte.

Kjo është, pra, e para që do të duhej bërë nëse do të zgjohemi, nëse duam të dashurojmë, nëse duam lirinë, gëzimin, paqen dhe ndriçimin. Në këtë kuptim, puna shpirtërore është gjëja më e dobishme në botë. Sepse kjo nuk është mëshirë, as besnikëri, as religjion, as adhurim - vetëm puna shpirtërore shpie drejt ndriçimit dhe zgjimit. Shikoni shtrëngesat që mbretërojnë çdo kund rreth nesh, shikoni vetminë, frikën, konfuzionin, konfliktet në zemrat e njerëzve, mosmarrëveshjet e brendshme dhe të jashtme. Paramendoni që dikush t'ju ofrojë mundësinë që nga tërë këto të liroheni. Paramendoni që dikush t'ju ofrojë mundësinë t'i ndalni këto shpenzim të tmerrshëm të energjisë, shëndetit, emocioneve, pasojën e tërë këtyre konflikteve dhe konfuzioneve. Paramendoni që dikush t'jua tregojë rrugën në të cilën mund të arrijmë që me të vërtetë ta duam njëri-tjetrin, të jemi në paqe, tërësisht të përshkuar me dashuri. Mund të paramendoni gjë më të dobishme se sa kjo? Mirëpo ka njerëz që pohojnë se biznesi i madh është më i dobishëm, se politika është më e dobishme, se shkenca është më e dobishme. Çfarë dobie ka në përgjithësi nga dërgimi i njeriut në Hënë kur nuk arrimë të jetojmë në Tokë.



nga libri
Zgjimi i Inteligjencës
Anthony De Mello

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.