fredag 12 februari 2016

ÇËSHTË KOGNICIONI?

ÇËSHTË KOGNICIONI?

Projekti studimor i Skeels është njeri ndër ato projekte që kanë synuar të përcaktojnë ndikimin e mjedisit ose të trashëgimisë mbi inteligjencën. Inteligjenca, aftësia për të mësuar dhe për t’u sjellë në mënyre adaptive, është njera nga çeshtjet e studiuara në psikologjinë kognitive. Çeshtje të tjera të psikologjisë kognitive janë perceptimi, vemendja. kujtesa, gjuha të menduarit, formimi i koncepteveZgjidhja e situatës problemore, inteligjenca artificiale (Solso, 1988). Në ketë kapitull do të përqëndrohemi te gjuha. të menduarit, zgjidhja e situatës problemore dhe inteligjenca.

Ç`është kognicioni? Shumë psikologë do të pajtoheshin që kognicioni, osę proceset mendore përfshijnë marrjen, depozitimin, zbulimin dhe përdorimin e diturisë (Matlin, 1989). Shembuj të kognicionit janë të mësuarit e diçkaje dhe Vendosja e informacionit në sistemin tonë të kujtesës; komunikimi përmes gjuhës duke përdorur simbole mendore; zgjidhja e problemeve ose të vepruarit dqu p'e‘rdorur me zgjuarësi informacionin që kemi mësuar më parë dhe depozituar në kujtesë.

Çeshtjet e gjuhës, të menduarit, të zgjidhjes së situatës problemore dhe të inteligjencësjanë të ndërlidhura ngushtësisht. Gjuha është një formë e komunikimit duke përdorur simbole për t’u transmetuar të tjerëve ose vetes kuptime, mesazhe. Gjuha na ndihmon të komunikojmë me njerëz të tjerë dhe të mendojmë. Të menduarit mund të përkufizohet si një veprimtari kognitive ose mendore e përdorimit të simboleve. Për njerëzit, të menduarit përfshin dhe nënkupton zakonisht edhe gjuhën. Të menduarit ne e përdorim për të zgjidhur probleme, për të marrë vendime, për të vepruar me zgjuarësi. Inteligjenca përkufizohet si aftësi për të mësuar dhe për t'u sjellë në mënyrë adaptive. Inteligjenca përdor aftësinë për të komunikuar me anë të gjuhës dhe mund të përmirësohet përmes zgjidhjes së problemeve.

Siç e trajtuam në kapitulin l, “Studimi i Psikologjisë”, kognicioni luan aktualisht një rol të madh në psikologji. Në fakt, ne e përkufizuam psikologjinë si shkencën e sjelljes dhe të kognicionit. Historikisht, psikologjia filloi me një orientim të fortë kognitiv (Shkolla strukturaliste e Wundt përfshin studimin e eksperiencës së ndërgjegjes përmes introspeksionit). Megjithatë në fillim të këtij shekulli. bihevjoristët e shmangën me sukses kognicionin nga objekti i psikologjisë. Kjo gjendje vazhdoi deri në vitet 1960 kur psikologjia filloi edhe një herë të bëjë të vetat proceset kognitive në teoritë dhe metodat që përdorte. Teoria e procesimit të informacionit që u mor nga shkenca kompjuterike ofroi një mundësi teorike ideale për studimin e proceseve kognitive (shih kapitullin 7` “Kujtesa njerëzore”). Aktualisht ekzistojnë shumë pak çeshtje të psikologjisë. për të cilat nuk ekziston një trajtim kognitiv.

Megjithatë jo të gjithe psikologët e mbështësin influencën e gjerë të proçeseve kognitive në psikologji. Bihevjoristi B.F. Skinner (1987) i akuzoi shkencëtarët kognitivë për pasaktësi në përkufizimin e termave. për spekullime me proçeset 6 brendshme që nuk shihen dhe për keqpërdorim termash të tilla si depozitimi (duke argumentuar se truri nuk është encikopledi ose muzeum). Ai argumentonte se psikologët kognitivë shikonin tepër larg dhe nuk ishin aq produktivë sa duhej Kështu, ai propozoi që psikologjia të lihej për t'u bërë përsëri një shkencë bihevjoriste.

Një fushë interesante e shkenceës kognitive që tashmë ka marrë rëndësi të
konsiderueshme është inteligjenca artificiale. Qëllimi i inteligjencës artificiale (IA) është të stimulojë kognicionin njereëzor. Studiuesit kanë shkruar programe kompjuteri për të mësuar më shumë për mënyrën sesi ne e procesojmë .informacionin. Alan Turing (1950) argumentonte se ligjet që drejtojnë proçesin e të menduarit mund të stimuloheshin nëpërmjet kompjuterit. Ne po mësojmë më shumë për gjuhën, kujtesën, të menduarit, zgjidhjen e situatës problemore dhe inteligjencën prej testimit të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale (IA). Megjithëse aktivitetet e kognicionit nuk mund të vëzhgohen drejtpërdrejt, proçeset kognitivejanë një forcë e rëndësishme nëjetën tonë.


marur nga libri
Psikologjia një hyrje koncize
Terry F.Pettijohn

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.