torsdag 11 februari 2016

Zhvillimi i Psikologjisë


Mirëpo, mendimet psikologjike i hasim të sistemuara në filozofinë greke, sidomos në mendimet filozofike të Platonit dhe në ato të Aristotelit.

Në shpjegimin e lëvizjes s'e' pandërprerë të gjithë asaj që gjendet në gjithësi përfaqësuesit e shkollës së filozofisë së Miletit në krye me Talesin (shek. VII. p.e.r.) shkakun e lëvizjes së pandërprerë e kërkojnë në faktor të brendshëm, në shpirtin lëvizës të qenieve. Heraditi (544-480 p.e.r.) pohon se "gjithçka rrjedh" dhe se shpirti është zjarri i materies, kurse lëvizja e pandërprerë e materies bëhet sipas logosit. Demokriti (460-370 p. e. r.) la në trashëgimi shumë men- dime që përkojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi me mendime psikologjike. Sipas Demokritit çdo gjë është e përbërë prej atomeve, kurse shpirti ka atome që ndryshojnë prej atomeve të tjera krye- sisht për nga forma e tyre; atomet e shpirtit ka- në formë të rrumbullakët. Për Demokritin koka e njeriut është organ i mendimit të tij, kurse zemra e tij është organ i hidhërimit. Ndërkaq, mbi përmasën subjektive të njohjes ka folur Protagora (481-411 p.e.r.), kur ka thënë: "Njeriu është masë e të gjitha gjërave". Allkmeoni nga Krotoni, mendimtar dhe mjek që jetoi rreth vitit 520 p.e.r., ka pohuar se “Truri është qendër e jetës shpirtërore”. Allkmeani me këtë pohim iu kundërvu drejtpërdrejtë pikëpamjeve të Protagorës. Psikologjia filozofike e lashtë, në të vërtetë, fillon me mendimet e Platonit dhe të Aristotelit. Mirëpo, në literaturë shpesh përmendet Aristoteli, i cili konsiderohet baba i psikologjisë.


e marur nga libri
Psikologjia e Përgjithshme
Prof.Dr.Pajazit Nushi

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.