torsdag 11 februari 2016

Nga libri "Somnabulët"

Në qytetin tim të lindjes jetonin një nënë dhe e bija,të cilat ecnin në gjumë. Një natë,ndërsa heshtja embështillte natën,gruaja dhe e bija ecën të fjetura dhe u takuan në kopshtin e shtëpisë,mbi të cilin kishte rënë një tis mjegulle. Nëna foli e para: -Më në fund,më në fund mund të them gjithcka,armike!Ti që më shkatërrove Rininë dhe ke jetuar duke e ngritur ekzistencën tënde mbi rrënojat e simes. Kam aq shumë dëshirë të të vras ! E bija iu përgjigj kështu: -Oh,grua e urryer,egoiste dhe plakë matufe!Po kërkon të më bësh të ndihem si ti.Do të pëlqente aq shumë që jeta ime të ishte një përsëritje e jetës tënde fatkeqe.Dua me gjithë shpirt të të shoh të vdekur. Në atë cast,këndoi gjeli dhe të dyja u zgjuan.E ëma foli ëmbëlsisht: -Je ti shpirt? Dhe e bija iu përgjigj me të njëjtën ëmbëlsi: -Po,jam unë e dashur nënë.


Nga libri ”Somnabulët” i Gibran Jalil Gibran 1972.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.