torsdag 11 februari 2016

Metodologjia dhe karakteri i problemit




METODOLOGJIA DHE KARAKTERI I PROBLEMIT

Një nga arritjet më thelbësore të psikoanalizës është se ajo e ka kapërcyer ndryshimin e rremë ndërmjet psikologjisë sociale dhe asaj individuale. Frojdi nënvizonte se nuk ekziston ndonjë psikologji individuale e njeriut e izoluar dhe e shkëputur nga mjedisi social rrethues, sepse njeriu nuk jeton i izoluar.Ai nuk pranonte ekzistencën e asnjë lloji homo psychogicus, të asnjë Robinson Kruzoje psikologjik të ngjashëm me njeriun ekonomik, që e gjejmë në teorinë ekonomike klasike. Përkundrazi, një nga zbulimet më të rëndësishme të Frojdit ishte të kuptuarit e zhvillimit psikologjik të marrëdhënieve më të hershme sociale të individit, pra marrëdhëniet me prindërit, vëllezërit dhe motrat.

Është e vërtetë, shkruante Frojdi, se psikologjia individuale merret me njeriun e veçantë dhe studion se si ai përpiqet të kënaqë impulset e tij instinktive. Por vetëm në raste të rralla psikologjia individuale i lejon vetes të shkëputet e të mos studiojë marrëdhëniet e këtij individi me të tjerët. Në jetën psikike të individit futet gjithmonë dikush tjetër si model, ndihmës apo imponues, prandaj që nga lillimi i saj psikologjia individuale, në këtë kuptim të gjerë, por plotësisht të bazuar të këtyre fjalëve, është njëkohësisht edhe psikologji sociale

Nga ana tjetër Frojdi u shkëput rrënjësisht nga iluzioni i psikologjisë sociale, objekt i së cilës ishte “grupi”. Sipas pikëpamjes së tij, “instinkti social” nuk është më shumë objekt i psikologjisë, sesa është i tillë edhe njeriu i veçantë, për aq kohë sa ai të jetë një instinkt i “lindur dhe parësor”. Për më tepër, ai e shihte “fillimin e formimit të psikikës në një rreth më të ngushtë, siç është familja”. Ai ka treguar se dukuritë psikike që veprojnë në grup, duhet t’i kuptojmë duke u bazuar në mekanizmat psikike që veprojnë tek individi dhe jo mbi bazën e “ndërgjegjes së grupit”.

Ndryshimi ndërmjet psikologjisë individuale e sociale Shpaloset si ndryshim sasior e jo cilësor. Psikologjia individuale mban parasysh të gjithë faktorët që ndikojnë në fatin e individit dhe na vizaton një tablo të plotë të gjendjes psikike të individit. Sa më shumë që e zgjerojmë sferën e studimit psikologjik, d.m.th sa më i madh bëhet numri i njerëzve, veçoritë e përbashkëta të të cilëve na lejojnë që t’i tubojnë ata në një grup, aq më tepër duhet ta zvogëlojmë vëllimin e studimit tonë për tërësinë e gjendjes psikike të anëtarëve të veçantë të këtij grupi.

Kështu pra, me rritjen e numrit të objekteve të studimit, në filozofinë sociale zvogëlohet depërtimi në gjendjen psikike të çdo individi në kornizat e grupit që po studiohet. Po të mos e pranojmë këtë, lindin lehtë mosmarrëveshje gjatë vlerësimit të rezultateve të studimit. Supozohet se rezultatet e marra të japin nje' ide për gjendjen psikike të një anëtari të veçantë të grupit, por studimi social-psikologjik mund të vrojtojë e të studiojë vetëm matricën e karakterit, që është e përbashkët për të gjithë anëtarët e grupit dhe nuk mban parasysh strukturën tërësore të karakterit të çdo individi në veçanti, kjo nuk mund të jetë kurrë detyrë e psikologjisë sociale dhe është e mundur vetëm kur njeh dhe ke njohuri të gjithanshme e të gjera të zhvillimit të atij individi të veçantë. Për shembull, në qoftë se gjatë studimit socialpsikologjik zbulohet se ai grup e ndryshon qëndrimin e vet agresiv e armiqësor ndaj figurës dhe merrr ndaj tij një qëndrim e sjellje të bindur e pasive, kjo nuk është njëlloj si në rastin, kur këtë e konstatojmë gjatë studimit të një individi në një studim psikologjik individual.

Në rastin e dytë kjo do të thotë se ky ndryshim ka ndodhur në tërësinë e marrëdhënieve të individit, kurse në rastin e parë ajo përfaqëson një karaktenstikë mesatare të përbashkët për gjithë grupin dhe se nuk duhet të luajë domosdo një rol qendror e kryesor në strukturën e karakterit të çdo individi.

Kështu, vlera e studimit socialpsikologjik të qartë të veçorive psikike të anëtarëve të veçantë, por në faktin se na lejon të përeaktojmë ato prirje psikike të përbashkëta, të cilat luajnë një rol vendimtar në zhvillimin e tyre shoqëror.

Kapërcimi nga ana e psikoanalizës e kontradiktës teorike ndërmjet psikologjisë individuale e shoqërore të çon në përfundimin se metoda e studimit social-psikologjik është në thelb po ajo metodë që përdoret nga psikoanaliza gjatë studimit të psikikës së individit. Rrjedhimisht, del se ia vlen që të shqyrtojmë shkurtimisht tiparet bazë të kësaj metode, meqë ajo paraqet interes për këtë temë që po trajtojmë.

Frojdi niset nga pikëpamja e ndërmjet shkaqeve që çojnë në neurozat, dhe kjo lidhet edhe me strukturën e instinkteve të njerëzve të shëndoshë, instinkti seksual i lindur dhe ngjarjet që janë përjetuar si përvojë, formojnë një lidhje radhë plotësuese:

“Në njërin skaj të radhës qëndrojnë ato raste të jashtëzakonshme, lidhur me të cilat mund të thuash me bindje: “Këta njerëz do të sëmureshin çfarëdo që të ndodhte, çfarëdo që të përjetonin, sado dashamirëse të ishte jeta me ta, sepse libido e tyre është zhvilluar në një mënyrë anormale”. Në skajin tjetër të radhës qëndrojnë rastet që të bëjnë të nxjerrësh një verdikt të kundërt me të parin: “Ata, padyshim do t’u ishin shmangur sëmundjeve, po qe se jeta nuk do t’i kishte gatitur në këtë apo atë mënyrë”. Ndërmjet tyre vendosen rastet, në të cilat faktori i supozuar (konstituti, kushtetuta seksuale) ndërthuret me situata, ku më shumë e ku më pak të pafavorshme të jetës. Kushtetuta seksuale e këtyre personave nuk do të kishte shkaktuar neuroza, po qe se ata nuk do të kishin përjetuar këtë apo ato shqetësime e halle të jetës, të cilat kanë shkaktuar tek ata ndikime traumatike, pra po qe se libidua e tyre do të kishte pasur kushtetutë tjetër.
Në psikoanalizë është bërë rregull të prunohet se elementi kushtetues në strukturën psikike të një njeriu të shëndoshë ose të sëmurë është një faktor, i cili duhet mbajtur parasysh gjate studimit e vëzhgimit psikik të individëve, por që, sidoqoftë, mbetet i pukapshëm. li rëndësishme për psikoanalizën është ajo që është përjettuir (experience); studimi i ndikimit të saj në zhvillimin emocionale, kjo është detyrë kryesore. Kuptohet, se psikoanaliza e pranon që zhvillimi emocional i individit kushtëzohet, në një shkallë më të madhe apo më të vogël, nga kushtetuta e tij dhe kjo është kryesorja për të, por vetë psikoanuliza merret kryesisht me studimin e ndikimit të situatave jetësore të individit në zhvillimin e tij emocional. Në praktikë kjo do të thotë, se për metodën psikoanaliste, të njohurit në shkallë lartë e historisë së jetës së individit dhe sidomos përjetimet e hershme të fëmijërisë, por jo vetëm ato, janë një kusht thelbësor.

Ai studion lidhjen ndërmjet mënyrës së jetës së individit me aspektet specifike të Zhvillimit të tij emocional. Pa pasur një informacion të gjerë për mënyrën e jetesës së individit psikoanaliza është e pamundur. Vrojtimi i përgjithshëm tregon sigurisht, se mënyra të veçanta tipike të sjelljes flasin për një mënyrë tipike të jetës. Për analogji mund të hamendësojmë për një mënyrë përkatëse të jetesës, por të gjitha këto përfundime do mbajnë brenda tyre elemente të së pavërtetës dhe do të kenë kështu një vlerë shkencore të kufizuar. Kështu pra, metoda e psikoanalizës individuale është një metodë delikate dhe “historike”. Ajo është të kuptuarit e zhvillimit emocional të individit mbi bazën e njohjes së historisë së jetës së tij.

Edhe metoda e përdorimit të psikoanalizës për grupet e njerëzve nuk mund të jetë e ndryshme. Prirjet e përgjithshme psikike (attitudes) të anëtarëve të grupit duhen kuptuar vetëm mbi bazën e një mënyre jetese të përbashkët për të gjithë ata. Ashtu si psikologjia psikoanalitike individuale përpiqet të kuptojë tërësinë e emocioneve të individit, ashtu edhe psikologjia sociale mund të depërtojë në strukturën emocionale të grupit, vetëm me anë të njohjes së saktë të mënyrës së tij të jetesës. Psikologjia sociale mund të japë përcaktime vetëm për prirjet psikike që vlejnë për gjithë grupin, prandaj për të është e domosdoshme njohja e situatave jetësore të përgjithshme dhe karakteristikë për të gjithë anëtarët. Megjithëse në bazën e saj metoda e psikologjisë sociale nuk ka ndonjë dallim nga metoda e psikologjisë individuale, sidoqoftë ekziston një dallim, të cilin duhet ta vemë në dukje.

Dallimi qëndron në faktin se ndërsa studimi psikoanalitik merret kryesisht me pacientë neurotikë, studimi social- psikologjik merret me grupe njerëzish normalë.

Veçori e personit është se ai nuk ka arritur dot të përshtatet psikikisht në mjedisin që e rrethon. Me anë të fiksimit të impulseve të caktuara emocionale e të mekanizmave të caktuara psikike, që dikur kanë qenë të papranueshme e adekuate, ky person hyn në konflikt me realitetin. Struktura psikike e neurotikut mbetet kështu një mister i plotë, pa pasur njohuri për përjetimet e tij të hershme fëminore, sepse, si pasojë e neurozës së tij që pasqyron mungesën e përshtatjes, apo një numër të caktuar f iksimesh fëminore, edhe pozita e tij si njeri i rritur, përcaktohet në një shkallë të konsiderushme nga situatat e përjetuara në fëmijëri. Madje edhe për njeriun normal përjetimet e fëmijërisë së hershme kanë një rëndësi vendimtare. Në kuptimin më të gjerë, karakteri i tij përcaktohet prej tyre dhe, pa njohur ato, ai nuk mund të shpjegohet në tërësinë e vet. Por, meqenëse ai është përshtatur me realitetin më mirë se neurotiku, gjendja e tij psikike mund të kuptohet shumë më mirë se sa në rastin e një neurotiku. Psikologjia sociale merret me njerëzit normalë, në gjendjen psikike të të cilëve realiteti ndikon në mënyrë të pakrahasueshme shumë më tepër se sa te neurotiku.Ky është shkaku që ajo mund të bëjë edhe pa njohur përjetimet individuale fëminore të personave të ndryshëm të grupit që studion.

Nga njohja e mënyrës së kushtëzuar sociale të jetesës të këtyre njerëzve, pas mbarimit të periudhës së fëmijërisë së hershme ajo mund të kuptojë prirjet e përgjithshme psikike të tyre.Psikologjia sociale merret me studimin e asaj, se si prirjet e caktuara psikike që janë të përbashkëta për të gjithë anëtarët e grupit janë të lidhura me përjetimet e tyre të përbashkëta jetësore.

Gjatë studimit individual nuk është rastësi që i jepet rëndësi nxjerrjes në pah të kësaj apo asaj shfaqjeje të libidos apo të kompleksit të Edipit si edhe ndryshimeve të karakteristikave të gjendjes psikike të grupit, qofshin këto në po atë grup për një kohë të caktuar apo njëkohësisht në shumë grupe të ndryshme.Psikologjia sociale studion shfaqet se pse ndodhin këto ndryshime dhe se si duhen kuptuar ato, mbështetur në përvojën e përgjithshme të anëtarëve të këtij grupi.

Ky studim i kushtohet një problemi të ngushtë e të kufizuar të psikologjisë sociale dhe pikërisht çështjes mbi motivet që kushtëzon evolucionin e koneepteve mbi marrëdhëniet e Zotit-Atë me Jezu Krishtin që nga lindja e krishtërimit deri në formulimin e simbolit Nikean të besimit në shekullin IV. Duke iu përmbajtur parimeve të treguara më lart, ky studim ka për qëllim të përcaktojë, se në çfarë shkalle ndryshimi i ideve të caktuara fetare bëhet shprehës i ndryshimeve psikike te njerëzit që marrin pjesë në to dhe se në çfarë shkalle këto ndryshime kushtëzohen e ndikohen prej mënyrës e kushteve të jetës.

Këtu do të përpiqemi të kuptojmë këto ide nga këndvështrimi i botës së brendshme të njerëzvedhe nga mënyra e tyre e jetesës dhe të tregojmë se evoluimin e një doktrine mund ta kuptojmë vetëm duke njohur subkoshiencën, mbi të cilën ndikon realiteti i jashtëm dhe se është ajo që përcakton përmbajtjen e vetëdijes.

Metodika e këtij punimi e bën të domosdoshme që t’i kushtojmë një vëmendjen e duhur përshkrimit të situatave jetësore të njerëzve, ku hyjnë studimi i rrethanave të jetës së tyre shpirtërore, ekonomike, shoqërore e politike, pra, shkurt: “lëvozhgës së tyre psikike”. Në qoftëse lexuesit i duket se këtij aspekti po i kushtojmë një vëmendje të tepruar, duhet të mbajmë parasysh se, madje edhe kur kemi të bëjmë me studimin psikoanalitik të një njeriu të sëmurë, studimit të rrethanave të jashtme që rrethojnë atë njeri i kushtohet një vëmendje e madhe. Në këtë studim përshkrimi i situatës së përgjithshme kulturore të masave njerëzore që po studiohen dhe krijimi i idesë për çdo gjë që ata i rrethonte, luajnë një rol më të madh e janë më të rëndësishme se sa përshkrimi i situatave faktike në një studim për një individ të veçantë. Kjo shpjegohet me faktin se rikonstruktimi historik, madje edhe kur nuk hyjnë aq shumë në hollësi, është pakrahasimisht një detyrë shumë më e ngatërrruar dhe e lodhshme sesa parashikimi i fakteve të thjeshta që kanë ndodhur në jetën e një individi.Por ne mendojmë se duhet të bëjmë durim, meqë vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë në të kuptuarit psikoanalitik të dukurive e ngjarjeve historike. Ky studim merret me objektin që e ka studiuar e vëzhguar një nga i përfaqësuesit më të shquar të studimeve psikoanalitike të fesë, Teodor Rajku.

Ndryshimet në përmbajtje, të cilat rrjedhin prej metodologjive të ndryshme, do të shqyrtohen në fund të këtij studimiDetyra jonë këtu është që të kuptojmë ndryshimet e përmbajtjes së vetëdijes, si është shfaqur ajo në idetë teologj ike si rezultat i ndryshimeve të ndodhura në proceset e pavetëdij shme. Lidhur me këtë, ashtu siç kemi vepruar me problemin metodologjik, ju propozojmë që të shqyrtojmë shkurtimisht zbulimet më të rëndësishme të psikoanalizës që kanë lidhje me problemin tonë.


e marur nga libri
Psikoanaliza,seksi dhe karakteri
Erich Fromm

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.