måndag 15 februari 2016

Ëndrra dhe skena fillestare-Zigmund Frojd





ËNDRRA DHE SKENA FILLESTARE

Këtë ëndërr e kam botuar në një vend tjetër për shkak të elementeve të përrallës në përmbajtjen e saj dhe do të përsëris këtu çka kam bërë të ditur atje:

“Pashë në ëndërr sikur është natë dhe unë jam shtrirë në krevat
(krevati ishte me fund përkundrejt dritares, para dritares ngrihej një radhë drurësh të vjetër arrash. Di që ishte dimër dhe natë.) Papritur dritarja hapet vetë dhe vëre me një frikë të tmerrshme që tek arra e madhe përpara dritares janë ulur disa ujq të bardhë. Ishin gjashtë osë shtatë kokë ujqit ishin krejt të bardhë dhe dukeshin më tepër si dhelpra a qen barinjsh; sepse kishin bishta të mëdhenj si dhelprat dhe veshët i kishin të ngritur si qentë kur përgj ojnë diçka. Me një frikë të madhe, si duket nga fakti se mos më hanin ujqit, bërtita dhe u zgjova. Dadoja nxitoi për te shtrati im që të shihte ç 'më kishte ndodhur. Zgjati një moment të mirë deri sa u binda se paskësh qenë vetëm një ëndërr, aq qartë dhe natyrshëm më ishte shfaqur tabloja se si hapej dritarja dhe ujqit që rrinë ulur mbi pemë. Më në fund u qetësova, u ndjeva si i çliruar nga ndonjë rrezik dhe më zuri sërish gjumi.

I vetmi veprim në ëndërr ishte hapja e dritares, sepse ujqit ishin ulur shumë qetësisht pa bërë asnjë lloj lëvizjeje mbi degët e pemës, majtas dhe djathtas trungut, dhe m’i kishin ngulur sytë. Dukej sikur gjithë vëmendja e tyre ishte drejtuar nga unë. Besoj se ky ishte makthi im i parë. Atëherë isha tri, katër ose maksimumi pesë vjeç. Që nga ajo kohë e deri në vitin e njëmbëdhjetë a të dymbëdhj të të jetës kisha gjithmonë frikë se mos shihja diçka të tmerrshme në ëndërr. “

Pastaj ai më bën edhe një vizatim të pemës me ujqit, i cili vërteton përshkrimin e tij. Analiza e ëndrrës na nxjerr në dritë materialin e mëposhtëm.

Këtë ëndërr ai e ka lidhur gjithmonë me kujtimin që në këto vite të lëminisë shfaqte një frikë të paimagjinueshme nga figura e një ujku në një libër përrallash. Motra më e madhe dhe që ishte më e zonja se ai e ngacmonte duke i mbajtur përpara me ndonjë farë preteksti pikërisht këtë figurë, prej së cilës ai fillonte të bërtiste i tmerruar. Në këtë figurë ujku rrinte kas, me një këmbë përpara, putrat të zgjatura dhe veshët ngritur. Ai mendon se kjo figurë i përkiste përrallës së Kësulëkuqes.

Pse janë ujqit të bardhë? Kjo të bën të mendosh për delet, tufat e mëdha të të cilave mbaheshin në afërsi të çifligut. I ati e merrte me raste që t'i vizitonte këto tufa dhe ai për çdo herë ishte krenar dhe i lumtur. Më vonë (sipas tregimeve mund të ketë qenë pak para kohës së ëndrrës), tek delet ra një sëmundje (epidemi). Babai solli nxënësin e një bariu i cili i vaksinoi delet, por edhe pas vaksinirnit ato ngordhën më në numër se më parë. Si hipën uj qit mbi pemë? Për këtë atij i vjen në mend një histori që e ka dëgjuar nga gjyshi. Nuk i kujtohet nëse para apo pas ëndrrës, por përmbajtja e saj flet me siguri për mundësinë e parë. Historia është e tillë: Një rrobaqepës është ulur duke punuar në dhomën e tij, kur hapet dritarja dhe një ujk hidhet brenda. Rrobaqepësi e godet me parakrah, jo, korrigjon pastaj e kap për bishti dhe ia flak këtë përjashta, kështu që ujku ikën i trembur. Pak më vonë rrobaqepësi ecën në pyll dhe sheh papritur t’i vijnë një lukuni ujqish, nga të cilët ai shpëton duke hipur në pemë. Pas kësaj ujqit sdinë çtë bëjnë, por ai i gjymtuari që është me ta dhe do të hakmerret me rrobaqepësin hedh idenë që të hipin mbi njëri-tjetrin, deri sai fundit të ketë arritur rrobaqepësin. Ai vetë  është një plak i fuqishëm do të jetë baza e kësaj piramide.Ujqit vepruan kështu, por rrobaqepësi e njohu vizitorin e djallëzuar dhe bërtiti papritur si atëherë: Kapeni plakun prej bishti! Ujku pa bisht u tremb nga ai kujtim, iku me vrap që aty dhe të tjerët
u rrëzuan të gjithë përtokë.

Në këtë tregim na del pema mbi të cilën në ëndërr janë ulur ujqit. Por edhe ajo pëmiban një gërshetim të qartë me kompleksin e kastrimit. Rrobaqepësi i këputi bishtin ujkut plak. Bishtat prej dhelpre të ujqeve në ëndërr janë më siguri kompensimi i mungesës së këtij bishti.

Përse janë gjashtë ose shtatë ujq? Kësaj pyetje spo i jepja dot përgjigje, deri sa hodha dyshimin se mos tabloja e frikës kishte të bënte me përrallën e Kësulëkuqes. Kjo përrallë të jep shkas për dy ilustrime, përballjen e Kësulëkuqes me ujkun në pyll dhe për skenën ku ujku është shtirë në krevat me skufjen e gjyshes. Atëherë pas kujtimit të kësaj tabloje duhet të fshihej një përrallë tjetër. Shpejt ai gjeti se mund të ishte vetëm përralla e ujkut me shtatë kecat. Këtu gjejmë numrin shtatë, por gjithashtu edhe gjashtën, sepse ujku ha vetëm gj ashtë keca, ndërsa i shtati fshihet tek kutia e orës së murit. Edhe e bardha na shfaqet në këtë histori, pasi ujku e lyen putrën me të bardhë tek mullixhiu, duke qenë se kecat e njohën herën e parë prej putrës gri. Veç kësaj, të dyja përrallat kanë shumë pika të përbashkëta. Në të dyja na shfaqet kullufitja, ganja e barkut, nxjerrja e personave të ngrënë, zëvendësimi i tyre me gurë të rëndë, dhe në fund tek të dyja ujku i keq ngordh. Në përrallën e shtatë kecave shfaqet edhe pema. Ujku, pas të ngrënit, shtrihet nën një pemë dhe gërhet.

Për shkak të një rrethane të veçantë do të më duhet të merrem edhe në një vend tjetër me këtë ëndërr dhe do ta shpjegoj e vlerësoj më hollësisht. Është makthi i parë që ai mban mend nga fëminia, përmbjatj a e të cilit zgjon interes të një lloji të veçantë, së bashku me kontekstin e disa ëndrrave pasardhëse dhe me disa ngjarje në fëmininë e ëndërruesit. Këtu po kufizohemi tek marrëdhënia e ëndrrës me dy përralla, të cilat kanë shumë të përbashkëta, me “Kësulëkuqen” dhe me “Ujkun dhe shtatë kecat”. Mbresat nga këto përralla u shfaqën tek fëmija ëndërrimtar si një fobi e mirëfilltë prej kafshëve, e cila dallohej nga rastet e tjera të ngjashme vetëm nga fakti se kafsha nga e cila kishte frikë nuk ishte një objekt i perceptueshëm dhe lehtësisht i kapshëm (si p. sh. kali ose qeni), por i, njohur vetëm nëpërmjet tregimit dhe librit me përralla.

Një herë tjetër do të sqaroj se çfarë domethënie ka kjo fobi nga kafshët dhe çfarë interpretimi u shkon. Thjesht po theksoj në mënyrë pararendëse se kjo domethënie i qëndron shumë karakterit kryesor, të cilin e nxori në pah neuroza e ëndërruesit në fazat e mëvonshme të jetës. Frika nga i ati kishte qenë motivi më i fortë i sëmundj es së tij, dhe si jeta, ashtu edhe sjellja e tij gjatë trajtimit mbizotërohej nga pikëpamje ambivalente për çdo zëvendësim të të atit.

Nëse ujku ishte për pacientin tim vetëm zëvendësimi i parë i të atit, lind pyetja nëse përralla e ujkut që ha kecat dhe e Kësulëkuqes kanë si përmbajtje të fshehur diçka tjetër nga frika fëminore ndaj të atit. Për më tepër babai i pacientit kishte tiparin e “qortimit të butë”, të cilin e shfaqin shumë njerëz në marrëdhënie me fëmijët e tyre, dhe kërcënimi hokatar “do të të ha”, mendohet të jetë thënë më shumë se një herë në vitet e para të jetës, kur babai, i cili më vonë u bë i rreptë, luante dhe përkëdhelte birushin e tij. Një pacientja ime më tregonte se gjyshi s’mundi t’u hynte kurrë në zemër dy fëmijëve të saj, pasi ai i trembte me lojërat e tij të buta duke u thënë që do t’u çante barkun.

Le t'i lëmë tani mënjanë të gjitha ato që i paraprijnë shfrytëzimit të ëndrrës në këtë paragraf, dhe të kthehemi te shpjegimi tjetër i saj. Dua të theksoj se ky shpjegim ishte një detyrë, zgjidhja e së cilës zgjati me vite. Pacienti e kishte treguar ëndrrën shumë herët dhe krijoi tek unë shumë shpejt bindjen se pas saj fshihej shkaku i neurozës infantile. Iu nkthyem shpeshherë ëndrrës gjatë trajtimit, por vetëm në muajt e fundit të kurimit ia dola ta kuptoja plotësisht atë, dhe kjo falë punës spontane të pacientit. Ai kishte theksuar shpesh se dy momente ishin ato që i kishin bërë më shumë përshtypje gjatë ëndrrës, së pari qetësia e plotë dhe palëvizshmëria e ujqeve dhe së dyti vëmendja e përqendruar, me të cilën e vështronin të gjithë ata. Edhe ndjenja pasuese e vërtetësisë, në të cilën rrodhi ëndrra, i dukej e rëndësishme.
Le t’i bashkëngjitemi kësaj të fundit. Nga përvojat e shpjegimit të  ëndrrave dimë që kjo ndjenjë vërtetësie ka një domethënie të veçantë` Na jep sigurinë që diçka në materialin latent të ëndrrës kërkon të vërtetën tek kujtimet, pra që ëndrra i referohet një ngjarjeje e cila ka ndodhur me të vërtetë dhe s,është thjesht fantazi. Natyrisht që mund të bëhet fjalë vetëm për të vërtetën e diçkaje të panjohur, p. sh. bindja që gjyshi ia kishte treguar me të vërtetë historinë e rrobaqepësit dhe “ujkut, apo që atij vërtet i ishte lexuar përralla e Kësulëkuqes ose e Shtatë kecave, s’mund të zëvendësohej nga ndjenja e vërtetësisë që përshkonte ëndrrën. Ëndrra duket se tregonte nj ë ndodhi, realiteti i së cilës theksohej fort në kundërshti me irrealitetin e përrallës.

Nëse pas përmbajtjes së ëndrrës supozohej një skenë e tillë e panjohur, pra në kohën e ëndrrës tashmë e harruar, do të thotë që ajo duhet të ketë ndodhur shumë herët. Ëndërruesi pohon: “ kur e pashë ëndrrën, isha tre, ose maksimumi katër vjeç. “ Mund të shtojmë: “dhe nëpërmjet ëndrrës u kujtova për diçka që duhet të kishte ndodhur në kohëra më të hershme.”

Te përmbajtja e kësaj skene duhet të na shpjerë ajo çka ëndërruesi theksoi nga përmbajtja e qartë e ëndrrës, momentet e vështrimit të vëmendshëm dhe palëvizshmëria. Natyrisht pritet që ky material të risjellë në një farë shtrembërimi materialin e panjohur të skenës, madje ndoshta edhe në shtrembërimin e kundërshtisë.

Nga lënda e parë që doli nga analiza fillestare me pacientin, arriheshin njëkohësisht shumë përfundime, të cilat mund të bashkëngjiteshin në kontekstin e kërkuar. Pas përmendj es së rritjes së deleve duheshin kuptuar dëshmitë për kërkimin seksual të tij, interesin për të cilin ai mund ta kënaqte gjatë vizitave me të atin, por po aty duhet të ishin edhe aluzionet për frikën nga vdekja, pasi pjesa më e madhe e deleve ngordhi nga epidemia. Ajo që është më e dukshmja në ëndërr, ujqit mbi pemë, na çon direkt tek tregimi i gjyshit, ku asgjë tjetër përveç gërshetimit me temën e kastrimit s’mund të ishte më gozhduese e më joshëse për ëndrrën.

Nga analiza e parë dhe e paplotë e ëndrrës arritëm pothuaj se në përfundimin se ujku ishte zëvendësuesi i të atit, kështu që ky makthi parë nxori në pah atë frikë nga i ati, e cila që atëherë do të mbizotëronte jetën e tij. Ky përfundim në vetvete sishte megjithatë ende i bazuar. Por kur bashkëvendosim si përfundim të analizës paraprake atë që na del nga materiali i mbledhur nga ëndërruesi, na paraqiten afersisht copëzat e mëposhtme për rindërtim:

Një ndodhi e vërtetë nga kohë shumë të hershme të vështruarit

palëvizshmëria - problemet seksuale - kastrimi - babai - diçka e tmerrshme.

Një ditë pacienti filloi të çonte më tej shpjegimin e ëndrrës. Mendonte se ai vend ku thuhet: Papritur dritaij a hapet vetë, nuk është plotësisht i qartë në marrëdhënie me dritaren ku ulur rrobaqepësi dhe nëpërmjet së cilës vjen ujku në dhomë. Duhet të ketë kuptimin: sytë hapen papritur. Pra, unë fle dhe zgjohem papritur, e ndërkohë shoh diçka: pemën me ujqit. S kishte gjë që fliste kundër kësaj, por kjo linte vend për shfrytëzimit të mëtejshëm. Ai ishte zgjuar dhe i shfaqet diçka para syve. Vështrimi i kujdesshëm, i cili në ëndërr u vishet ujqve, mund të ketë më shumë të bëjë me vetë atë. Aty na shfaqet në një pikë kritike një e anasjellë, e cila për më tepër tregohet në përmbajtjen e qartë të ëndrrës nëpërmjet një të anasjelle tjetër. Ishte gjithashtu një e anasj allë kur ujqit uleshin në pemë, ndërkohë që në tregimin e gjyshit ata ndodheshin poshtë dhe s mund të hipnin në pemë.

Po sikur edhe momenti tjetër, i theksuar nga ëndërruesi, të ishte shtrembëruar nëpërmj et një të anasjelle apo një përmbysjeje? Atëherë do të duhej që në vend të palëvizshmërisë (ujqit rrinë ulur aty pa lëvizur, e vështroj në, por nuk e prekin), të thuhej: lëvizje shumë të vrullslnne. Pra ai u zgjua papritur dhe pa para vetes nje skenë plot lëvizje, të cilën ai e vështronte me një vëmendje të tendosur. Në nj rast shtrembërimi do të kishte të bënte me shkëmbimin e subjektit dhe objektit, aktivitetit dhe pasivitetit, të vështrohesh në vend që të vështrosh, në rastin tjetër me një shndërrim në të kundërtën: qetësi në vend të lëvizjes.
Një hap tjetër përpara në të kuptuarit e ëndrrës solli një herë tjetër kujtimi i shfaqur papritur: pema është Pema e Krishtlindjeve.
Tani ai e dinte që ëndrra ishte parë pak para Krishtlindjeve, duke pritur për to. Meqë dita e Krishtlindjeve ishte edhe ditëlindja e tij koha e ëndrrës dhe shndërrimi i ardhur si rezultat i saj mund të përcaktoheshin tani me siguri. Ishte pakpara ditëlindjes së tij të katërt. Pra, ai kishte rënë të flinte në pritje të ditës që do t`i sillte me vete dy dhurata. Dimë që fëmija, nën kushte të tilla, e përshpejton përmbushjen e dëshirave të tij në ëndërr. Pra në ëndërr kishin ardhur tashmë Krishtlindjet, përmbajtja e ëndrrës i tregonte dhuratën e tij, në pemë vareshin dhuratat e paracaktuara për të. Por në vend të dhuratave ishin ujqit, dhe ëndrra përfundonte me që i lindi se mos e hante ujku (ndoshta i ati), dhe me strehën që gjeti tek dadoja. Njohja e zhvillimit të tij seksual para ëndrrës na bën të mundur mbushjen e boshllëqeve në ëndërr dhe sqarimin e shndërrimit të kënaqësisë në frikë. Midis dëshirave që formonin ëndrrën duhet të ketë qenë më e forta ajo e kënaqësisë seksuale, të cilën e dëshironte atëherë nga i ati. Falë forcës së kësaj dëshire ia doli të rifreskonte një gjurmë kujtimi të një skene të harruar prej kohësh, e cila mund t’i tregonte se si ishte kënaqësia seksuale nëpërmjet të atit, dhe përfundimi ishte frikë, tmerr nga përmbushja e kësaj dëshire, largim (ndrydhje) i ndjenjës së shfaqur nga kjo dëshirë dhe prej kësaj arrati nga babai për tek dadoja e parrezikshme.

Kuptimi i kohës së Krishtlindjeve kishte mbetur i ruajtur në kujtimin kur ai kishte pasur shpërthimin e parë të zemërimit, sepse kishte mbetur i pakënaqur nga dhuratat e Krishtlindjes. Kujtimi bashkonte të drejta e të gabuara, s’mund të kishte të drejtë pa ndryshime, pasi sipas thënieve të përsëritura të prindërve, keqdashja e tij u kishte rënë në sy që pas kthimit në vjeshtë dhe jo për Krishtlindje, por thelbësorja e marrëdhënies midis mungesës së dashurisë, zemërimit dhe kohës së Krishtlindjeve kishte mbetur në kujtesë.

Por çfarë tabloje mund të ketë sjellë në kujtesë malli seksual veprues natën, sa që të ishte në gjendje ta tmerronte kaq intensivisht nga përmbushja e dëshiruar? Kjo tablo, sipas materialit të analizës duhet të përmbushte një kusht, duhet të ishte e përshtatshme për të arsyetuar bindjen mbi ekzistencën e kastrimit. Frika nga kastrimni u bë më pas motori i shndërrimit të afcksionit.

Këtu arritëm në vendin ku do të më duhet ta braktis mbështetjen tek rrjedha e analizës. Druaj se ky do të jetë edhe vendi ku do të më braktisë edhe besimi i lexuesit.

Ajo që ishte aktivizuar atë natë nga kaosi i gjurmëve të pavetëdijshme të mbresave ishte tabloja e një akti seksual midis prindërve nën rrethana jo shumë të zakonshme dhe tepër të përshtatshme për të vëzhguar. Ia dolëm që hap pas hapi të merrnim përgjigje të kënaqshme për të gjitha pyetjet që mund të dilnin nga kjo skenë, përmes faktit që ajo ëndërr rikthehej gjatë kurës me ndryshime dhe rishtjellime të panumërta, për të cilat analiza jepte sqarimet e deshiruara. Kështu u përcaktua së pari mosha e fëmijës gjatë vrojtimit, rreth një vjeç e gjysmë. Ateherë ai vuante nga malarija krizat e së cilës riktheheshin çdo ditë në një orë të caktuar.Që nga viti i dhjetë i jetës ai u ishte nënshtruar pjesërisht gjendj eve të depresionit, të cilat fillonin mbasdite dhe arrinin kulmin pas rreth pesë orësh. Kjo simptomë ekzistonte akoma edhe gjatë kohës së trajtimit. Depresioni që rikthehej zëvendësonte krizat e atëhershme të temperaturës ose të plogështisë. Ora e pestë ishte ose koha e temperaturës së lartë, ose ajo e vroj timit të aktit seksual, në mos e të dyjave. Ai gjendej ndoshta pikërisht për shkak të kësaj sëmundjeje në dhomën e prindërve. Duke u nisur edhe nga tradita e rëndimit të kësaj sëmundjeje, kemi shkas ta vendosim ngjarjen në kohën e verës dhe të pranojmë për fëmijën e lindur për Krishtlindje një moshë prej plus minus një vjeç e gjysmë. Pra ai flinte në shtratin e vet në dhomën e prindërve dhe u zgjua mbasdite, me ç'duket si pasojë e temperaturës që rritej, në orën e pestë të karakterizuar më vonë nga depresioni. Korrespondon me një ditë të nxehtë vere, kur prindërit, gjysmë të zhveshur, ishin shtrirë për gjumin e mbasdites. Kur u zgjua, ai u bë dëshmitar i një akti të tri herë, mundi të shihte organin gjenital të së ëmës si edhe të të atit dhe kuptoi procesin dhe domethënien e tij. Më në fund ai e ndërpreu aktin e prindërve në një mënyrë, për të cilën do të flasim më vonë.

Në thelb s'ka asgjë të jashtëzakonshme dhe stë lë përshtypjen e një fantazie të shthurur fakti që një çift i ri, i martuar prej pak kohësh, në një kohë të nxehtë vere të kryejë butësisht një akt seksual duke hequr vëmendjen nga prania e djalit një vjec e gjysmë që flinte në shtratin e tij. Përkundrazi, mendoj se do të ishte diçka banale, ordinere, dhe as pozicioni i zgjedhur gjatë aktit s’mund të ndryshojë asgjë në këtë gjykim. Sidomos sepse nga materiali i dëshmive nuk del që akti të jetë kryer ndonjëherë mbrapsht. Një herë e vetme do të kishte mjaftuar për t’i dhënë shikuesit mundësi për vrojtime, të cilat do të ishin më të vështira ose të pamundura në një pozicion tjetër të partnerit. Vetë përmbajtja e kësaj skene s'mund të jetë pra argument kundër besueshmërisë së saj. Mundësia për mosnarje do të drejtohet kundër tri pikave të tjera: kundër faktit, që një fëmijë në moshën një vjeç e gjysmë të jetë në gjendje të kapë perceptimin e një procesi kaq të komplikuar dhe ta ruajë në mënyrë kaq besnike në të pandërgjegjshmen, e dyta kundër asaj që një përpunim i ngutshëm i përshtypjeve të marra në këtë mënyrë të jetë i mundur në moshën katër vjeçare, dhe së fundmi, që duhet të arrihej që nëpërmjet ndonjë procesi të bëheshin të ndërgj egj shme në mënyrë të bashkëlidhur dhe bindëse hollësitë e një skene të tillë, e përjetuar dhe e kuptuar në rrethana të tilla.

Këto rezerva si edhe të tjera do t’i provoj me kuj des më vonë, dhe e siguroj lexuesin që jam jo më pak se ai kritik kundër pranimit për një vrojtim të tillë nga ana e fëmijës, dhe i lutem që të bashkohet me mua me një besim paraprak në realitetin e kësaj skene. Së pari duam qëtë çojmë përpara studimin e marrëdhënieve të kësaj “skene zanafillë”me ëndrrën, me simptomat dhe me historinë e jetës së pacientit. Do të trajtoj më në mënyrë të veçantë se cilat ndikime rrjedhin nga përmbajtja thelbësore e skenës dhe nga përshtypjet pamore të saj.

Me këtë të fundit kam parasysh pozicionet, në të cilat ai i pa
prindërit, pozicioni drejt i mashkullit dhe ai përkulur (i ngjashëm me kafshën), i femrës. Kemi dëgjuar tashmë që në kohën e frikës e motra e trembte me figurën nga libri me përralla, ku ujku paraqitej i ngritur kas, me një këmbë të nxjerrë përpara, putrat zgjatur dhe veshët ngritur. Gjatë kurës ai s'reshti së kërkuari nëpër dyqane antikuaresh, derisa rigjeti librin me përralla të féminisë së tij, dhe rinjohu figurën që e trembte në një ilustrim për historinë e “Ujkut dhe shtatë kecat”. Mendonte se pozicioni i ujkut në këtë ñgurë mund t’i kishte sjellë ndërmend atë të të atit gjatë skenës së formuar. Kjo ñgurëubë gjithsesi pika e nisjes për efekte të tjera ñike. Kur njëherë në vitin e shtatë ose të tetë të jetës mori lajmin se të nesërmen do t’i vinte një mësues i ri, pa po atë natë në ëndërr këtë mësues si një luan, i cili duke ulëritur fort i afrohej shtratit të tij në pozicionin e uj kut në figurë, dhe u zgjua plot frikë. Fobia nga ujku i kishte kaluar në atë kohë, por ai kishte të zgjidhte një kafshë tjetër nga e cila kishte frikë, dhe njohu në këtë ëndërr të mëvonshme mësuesin si zëvendësues të të atit. Gj ithsecili nga mësuesit e tij luajti në vitet e mëvonshme të fëminisë të njëjtin rol prej babai dhe u pajis prej ndikimit nga i ati me anë të mira dhe të këqij a.

Fati i dhuroi në kohën e gjimnazit nj ë shkas të veçantë për rifreskimin e fobisë së tij nga uj ku dhe e bëri marrëdhënien që qëndronte në themel të saj pikënisje për pengesa të rënda. Mësuesi që i jepte latinisht klasës së tij quhej Wolf (ujk). Ai ishte që në fillim i frikësuar prej tij, mori një herë edhe një qortim të rëndë nga ai sepse kishte bërë një gabim trashanik gjatë një përkthimi latinisht, dhe që atëherë s’mund të shpëtonte nga një frikë paralizuese ndaj këtij mësuesi, e cila u bart shumë shpejt edhe tek mësues të tjerë. Por edhe rasti ku përkthimi kishte ngecur nuk ishte pa lidhje. Ai kishte për të përkthyer fjalën latinisht filius (bir) dhe e bëri këtë gjë me anë të fjalës në frëngjisht fils në vend të fjalës përkatëse në gjuhën mëmë. Ujku ishte ende babai.

E para nga “simptomat kalimtare” që prodhonte pacienti gjatë trajtimit buronte ende nga fobia ndaj ujkut dhe nga përralla e shtatë kecave. Në dhomën ku u mbajtën seancat e para, përballë pacientit, i cili ulej mbi një divan i kthyer nga unë, ndodhej një orë e madhe muri. Më ra në sy, që ai herë pas here kthente fytyrën nga unë, më shikonte në një mënyrë shumë miqësore, deri qetësuese, dhe pastaj e hidhte vështrimin nga unë tek ora. Atëherë mendoj a se kjo do të ishtę një shenjë përmallimi për përfundimin e seancës. Shumë kohë më vonë pacienti ma kujtoi këtë lojë gjestesh dhe më dha sqarimin e saj duke më kujtuar që më i vogli i shtatë kecave u fsheh tek kutia e orës së munt, ndërkohë që gjashtë motrat e vëllezërit po i kullufiste ujku. Pra, në atë kohë ai kishte dashur të thoshte: Ji i mirë me mua; Duhet' të kem frikë prej tej e? Do të më hash? Mos duhet të fshihem prej teje njësoj si keci i vogël tek kutia e orës?

Ujku nga i cili ai kishte frikë ishte pa dyshim i ati, por frika nga uj ku ishte e lidhur me kushtin e pozicionit drejt në këmbë. Kujtesa e tij pretendonte me siguri të madhe që ti gura e uj kut që ecte mbi të katra këmbët apo si te përralla e Kësulëkuqes ku ai ishte shtrirë në shtrat nuk e kishin trembur kurrë. Jo më pak rëndësi kishte edhe pozicioni në të cilin ai, sipas rindërtimit tonë të skenës zanaflllë, kishte parë gruan; por kjo rëndëSi mbetej e kufizuar në fushën seksuale. Bukuria që binte më shumë në sy në jetën e tij dashurore, pas pjekurisë ishin kriza detyrimi të nj ë dashurie epshore, të cilat shfaqeshin në një radhë enigmatike dhe zhdukeshin sërish, çlironin një energji tepër të madhe tek ai edhe në kohë zmbrapsjeje ishin plotësisht jashtë zotërimit të tij. Vlerësimin e plotë të këtyre dashurive të detyruara do të më duhet ta shtyj edhe pak për shkak të një konteksti veçanërisht të rëndësishëm, por mund të përmend këtu që ato ishin të gërshetuara me një kusht të caktuar, të fshehtë për ndërgjegjen e tij, i cili u zbulua vetëm gj atë kurës. Femra duhet të kishte marrë pozicionin të cilin ia veshëm së ëmës në skenën zanafillë. Përkqu et e forta të femrës me të mbrapmet atij i dukeshin që nga mosha e pubertetit më joshëset; ndonjë akt tjetër përveç atij mbrapsht nuk i sillte asnjë lloj kënaqësia. Është me vend gjykimi kritik, që parapëlqime seksuale të tilla të pjesëve të mbrapme të trupit janë një karakterisitikë e përgjithshme e njerëzve që priren nga neuroza e detyrimit dhe që vërtetojnë derivatin e ndonjë përshtypjeje të veçantë nga koha e fëminisë. Ato qenkëshin pjesë e strukturës së natyrës sadisto-analo, edhe të atyre tipareve arkaike, të cilat karakterizojnë këtë konstrukt. Gjinia së prapthi -more ferarum - mund të shihet edhe si forma më e vjetër filogjenetike. Mbi këtë pikë do t'i rikthehemi edhe një diskutimi të mëvonshëm, pasi të kemi lënë pas materialin për kushtin e tij të pavetëdij shëm dashuror.

Lë të çoj më më tej shtjellimin e marrëdhënieve midis ëndrrës dhe skenës zanafillë. Sipas pritshmërive tona të deritanishme ëndrra duhet të paraqesë për fëmijën, i cili gëzohet për përmbushjen e dëshirave të tij për Krishtlindje, tablonë e kënaqësisë seksuale të realizuar prej të atit ashtu siç e ldshte parë në skenën fillestare, si shembull të kënaqësisë vetjake që dëshironte prej tij. Por në vend të kësaj tabloje na shfaqet materiali i historisë që kishte treguar gjyshi pak më parë: pema, ujqit mungesa e bishtit në formën e tej kompensimit në bishtat e mëdhenj të ujqve. Këtu na mungon një kontekst, një urë asociimi, e cila të çon nga përmbajtja e historisë zanafillë tek historia e ujqve. Kjo lidhje na jepet vetëm dhe vetëm nëpërmjet pozicionit. Ujku pa bisht u kërkon të tjerëve tek tregimi i gjyshit që të hipin mbi të. Nëpërmjet këtij detaji u zgjua kujtimi i tablosë së skenës zanafillë, në këtë mënyrë mund të përfaqësohej materiali i skenës zanafillë nga ai i historisë me ujqit, dhe njëkohësisht numri dy i prindërve të zëvendësohej në mënyrë të dëshiruar nga ai më i madh i ujqve. Përmbajtja e ëndrrës pësoi një shndërrim tjetër kur materiali i historisë me ujqit iu përshtat përmbajtjes së përrallës me shtatë kecat dhe mori hua prej saj numrin shtatë.

Shndërrimi i materialit: skena zanafillë - historia me ujqit- përralla e shtatë kecave - është pasqyrimi i përparimit të mendimeve gjatë formimit të ëndrrës: mall për kënaqësinë seksuale përmes të atit - gjykim mbi kushtin e bashkëlidhur të kastrimimit  frika nga i ati. Mendoj se ëndrra e fëmijës katërvjeçar u sqarua plotësisht vetëm tani.

Pas gjithë këtyre temave që u prekën deri tani, mund të bëj një përmbledhje të shkurtër për ndikimin patogjen të skenës zanafillë dhe për ndryshimin që shkaktoi zgjimin e saj në zhvillimin e tij seksual. Do të ndjekim këtu vetëm atë ndikim që i jep shprehje ëndrrës. Më vonë do të na duhet të sqarojmë që nga skena zanafillë nuk erdhi thjesht një rrymë e vetme seksuale, por përkundrazi, një sërë të tillash, deri edhe një copëzim i libidos. Më tej do të vëmë në dukje që aktivizimi i kësaj skene (jo pa qëllim po shmang fjalën kujtim), ka të njëjtin ndikim sikur të ishte një përjetim i freskët. Skena ka ndikuar me vonesë dhe ndër të tjera, në intervalin midis moshës 1, 5 dhe 4 vjeç s’ka humbur asgjë nga freskia e saj. Ndoshta do të gjejmë më vonë një argumentimi tjetër për faktin se ajo ka ushtruar një ndikim të caktuar edhe që në kohën e perceptimit të saj, pra, që nga mosha një vjeç e gjysmë.

Kur pacienti u thellua në situatën e skenës, nxori në dritë perceptimet vijuese: ai na paskësh pohuar më parë që procesi që kishte vrojtuar ishte një akt i dhunshëm, vetëm se me këtë nuk përshtatej shprehja e kënaqur që ai pa në fytyrën e së ëmës. I duhej të pranonte se aty bëhej fjalë për kënaqësi. Risia thelbësore që i solli vrojtimi i marrëdhënies midis prindërve ishte bindja në vërtetësinë e kastrimit, opsioni i së cilës ia kishte pushtuar mendimet edhe më parë: vëzhgimi i dy vajzave që po urinonin, kërcënimi i nanj as, interpretimi i kuj destares për pipërrat e sheqerit, kujtimi kur babai kishte copëtuar një gjarpër. Sepse tani ai e pa me sytë e tij plagën për të cilën kishte folur nanja dhe kuptoi që ekzistenca e saj ishte një kusht për marrëdhënien me të atin. Smund ta ngatërronte më si atëherë kur pa zogun e vajzës së vogël.
mund të ishte vetëm libidoja narciste gjenitale ajo që ngrihej si shqetësim për organin e tij mashkullor kundër kënaqësisë, për përmbushjen e së cilës dukej se ishte kusht mungesa e këtij organi. Nga narcizmi i kërcënuar ai krijoi burrërinë, me të cilën mbrohej nga qëndrimi pasiv kundrejt të atit.

Tani duhet të tregohemi të kujdesshëm, sepse në këtë pikë të përshkrimit do të na duhet të ndryshojmë terminologjinë tonë. Gjatë ëndrrës ai kishte arritur një fazë të re të organizimit seksual. Kundërshtitë seksuale kishin qenë për të deri në atë moment aktive dhe pasive. Synimi i tij seksual ishte që nga koha e joshjes pasiv, ta preknin në organet gjenitale, dhe u shndërrua nëpërrnj et një regresi në fazën më të hershme të organizimit sadoanal, në atë mazokist, ku donte të ndëshkohej e të rrihej. S'i bëhej vonë nëse këtë qëllim i duhej ta arrinte tek femrat apo tek meshkujt. Ai ishte endur nga nanja tek i ati pa marrë parasysh ndryshimin e seksit, kishte kërkuar nga nanja që t’i prekte organin gjenital duke dashur të shkaktonte ndëshkim nga i ati. Gjenitalja nuk u mor parasysh në këtë rast. Në fantazinë ku ai donte të goditej në penis shfaqej ende bashkëvarësia e mbuluar nga regresi. Vetëm se tani aktivizimi i skenës në ëndërr e ktheu mbrapsht tek organizimi gjenital. Ai zbuloi vaginën dhe kuptimin biologjik të femërores dhe mashkullores. E kuptoi pra, se aktiv qenka baraz me mashkull, ndërsa pasiv baraz me femër. Qëllimi i tij pasiv seksual ishte shndërruar në një të tillë femëror dhe duhet të ketë marrë formën: të kënaqesh nga babi, në vend që të goditesh prej tij në organet gjenitale apo në të mbrapmet. Por ky qëllim femëror iu nënshtrua ndrydhj es dhe u zëvendësua nga frika prej ujkut.

Do të na duhet ta ndërpresim këtu diskutimin për zhvillimin e tij seksual, deri sa mbi këto stade të hershme të bjerë dritë e re nga stade të mëvonshme të historisë së tij. Për vlerësimin e fobisë nga ujku do të shtojmë gjithashtu se, që të dy, i ati dhe e ëma, u shndërruan në ujq. E ëma luante ujkun bishtprerë, i cili i la të tjerët t’i hipnin sipër, dhe babai hipësin. Por frika e tij i referohej, siç na ka siguruar ai vetë, vetëm ujkut që rrinte në këmbë, pra të atit. Për më tepër duhet të

Ëndrra përfundoi me një frikë, nga e cila s’mundi të çlirohej deri sa pati nanjan pranë vetes. Ai u arratis pra nga i ati për tek ajo. Frika ishte një refuzim i dëshirës për kënaqësi seksuale nëpërmjet të atit, synimi i së cilës i kishte shkaktuar ëndrrën. Shprehja e tij: të kullufitej nga ujku, ishte, siç edhe do të dëgjojmë më vonë, një zbatim regresiv i dëshirës që të koitohej, pra të merrte kënaqësi nga i ati, ashtu si e ëma. Qëllimi i fundit seksual, qëndrimi pasiv kundrejt të atit, kishte mbetur peng i një ndrydhjeje dhe në vend të tij u shfaq frika nga i ati në formën e një fobie nga ujqit.

Po fuqia lëvizëse (instinktet) e kësaj ndrydhjeje? Sipas rrethanave  kuptojmë që frika me të cilën mbaroi ëndrra gjen një shembull tek tmgimi i gjyshit. Këtu ujku bishtprerë, i cili i la të tjerët t’i hipnin sipër, shembet nga frika sapo i kujtojnë mungesën e bishtit. Pra, duket sikur ai gjatë ëndrrës identifikohet me nënën e kastruar dhe ngrihet kundër këti j përfundimi. Le të shpresojmë që po e japim në përkthimin e goditur: nëse ti do të kën aqesh nga babai, duhet të të pëlqejë, ashtu si nënës, kastrimi; por unë se dua këtë gjë. Kjo është pra një protestë e qartë e burrërisë. Le të sqarojmë për më tepër që zhvillimi seksual i rastit që po ndjekim këtu ka një disavantazh tepër të madh për studimin tonë: nuk ka ecuri të qetë. Fillimisht ndikohet thellë nga joshja dhe më pas devijohet nga vrojtimi i skenës së koitusit, e cila më vonë ndikon si një joshje e dytë.


nga libri
Ese mbi Psikoanalizën
Zigmund Frojd

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.