lördag 20 februari 2016

Bota e fëmijëve është interesante

Bota e fëmijëve është interesante

Ndër shumë dëshira dhe objektiva të jetës, çuditërisht, njeriu, thellë në shpirtin e tij, kërkon të jetë i pavdekshëm. Vetë kujdesi që tregon për lënien e pasardhësve, duket se shpreh këtë kërkesë të brendshme, jo thjeshtë natyrore për vazhdimësi, por edhe si dedikim për gjithçka ka mundur të bëjë në aktivitetin njerëzor. Tërheqja dhe nxitja për të trasheguar, është e lidhur edhe me idenë e mbrojtjes, jo vetem në kuptimin e kërcënimit nga faktorët e jashtëm, por edhe të nevojave për ndihmë e përkujdesje në përfundim të misonit jetësor.

Trajtimi i një problemi kompleks, siç është ky i zhvillimit psikik të fëmijës, që është edhe një objektiv modest i këtij libri, bëhet duke u mbështetur në shumë teori psikologjike dhe pedagogjike. Të gjitha këto duhet të merren me rezerva për të shmangur konfuzionin.

Psikologë e pedagogë që u përkasin këtyre disiplinave, kanë pasuruar me elemente politike dhe morale teoritë e tyre. Le të mendojnë e besojmë se një shoqëri më funksionale do të ishte e mundur të arrihej vetëm në qoftë se do të realizohej një zhvillim maksimal dhe i gjithanshëm i fëmijës. Nga kjo pikpamje, ky zhvillim konsiderohet si një burim i një shoqërie të re. Ekzistojnë jo pak studiues, të cilët besojnë se zhvillimi i gjithanshëm i fëmijës është forca morale e çdo shoqërie.

Ky konceptim ngjan si utopi, sepse pohimet e mësipërme vertetë janë të dëshiruara për t'u arritur, por në pamje të parë duken si të parealizueshme. Nëse nenvizojmë faktin se një individ i rritur sot, dje ka qenë foshnjë, fëmijë, adoleshent, është e domosdoshme të vlerësojmë më tepër etapën e parë të jetës, pasi ajo inİluencon e përcakton atë çka është më themelore, rritjen dhe zhvillimin e harmonishëm të personaltetit.

Shumë pak persona në moshë madhore sjellin ndërmend se dikur kanë qenë edhe ata fëmijë, moshë në të cilën individi ka kuriozitete të panumërta. Duket se disa gjëra që i rrethonin u rrëshqasin nga mendj a. Ato kanë qenë ngjarje, situata, individë e gjithçka që i përket realitetit të shkuar.

Nga vëzhgime të mirëfillta, rezulton se bota e fëmijës mbështet mbi atë të të rriturit, mbi të njëjtat përmasa e madhësi. Kjo do të thotë se ai ka “pushtet” mbi hapësira që nuk janë të tijat, të cilat e detyrojnë që zhvillimi i tij shpirtëror në vend që të bëhet i njëtrajtshëm, të pësojë deviacione. Fëmija kërkon shpjegime dhe mbështetje në lidhje me të rejat me të cilat përballet dhe jo konfuzion. i cili shprehet në gabime në të vlerësuar.

Në filozofinë antike dhe atë moderne, por edhe nga gjykimet e psikologeve,mendja e fëmijës është konsideruar si një tabelë boshe. Në qoftë, se është i vertetë ky pohim atëherë në mendjen e njeriut mund të vendosim çdo gje. Mirëpo materiali i trashëguar ndikon shumë,prandaj personaliteti është në fund të fundit një  rezultonte e ndërlidhjes dhe bashkëveprimit ndërmjet faktorëve të trashëguar me ata socialë.
Sa më e vogël të jetë distanca ndërmjet botës së të rriturit dhe botës së krijuar nga fantazia e tëmijës, aq më shumë do të ndikojë në formimin e tij.

Mendja e fëmijës thith dhe merr informacione të shumta nga kontaktet që ka në mënyrë të pavullnetshme, të pavetëdijshme dhe i përvetëson ato si imazhe të logjikshme. Kështu ai krijon të kuptuarit për botën që e rrethon. Në fillim kemi më shumë një shkëmbim midis mjedisit dhe fëmijës dhe më pas, në kohë më të pjekura, shkëmbim midis fëmijës dhe mjedisit.

Ndjeshmëria është ndër të parat veti që zhvillohet tek fëmija. Ajo sherben për njohjen dhe ndryshimin e mjedisit të jashtëm, duke prodhuar ndjeshmëri të reja. Fëmija komunikon me prindërit nëpërmjet emocioneve të sintetizuara në kapriçio. gjeste e të qara, por megjithatë shumica e tyre janë pozitive.

Në momentin, kur epërsia e ndjenjave zëvendësohet me të folurit, me zhvillimin e logjikës, arsyetimi i fëmijës kalon në një fazë tjetër, duke bërë hapa gjigande. Kështu ai nis të bëjë pyetje të drejtuara rreth vetes e më vonë kundrejt të rriturve, duke pritur përgjigje që i përshtaten botës, në të cilën jeton. Nga këto bashkëveprime varet edhe formimi i personalitetit të tij.

                                        Besimi dhe mosbesimi

Në moshën e foshnjërisë lind besimi dhe mosbesimi ndaj botës. Me ndjenjë besimi nënkuptohet besim ndaj vetes dhe sidomos ndaj atyre me të cilët bashkëpunon. pasi kështu krijohet ideja se ekziston një lloj përputhje midis nevojave të tij dhe atyre që e rrethojnë. Kjo ndjenjë besimi e lehtëson fëmijën për kapërximin më sukses të ngjarjeve negative dhe i shton sigurinë në vetvete.

Element i rëndësishëm është vendosja e një ekuilibri midis besimit e mosbesimit. Në qoftë se ky ekuilibër anon në favor të besimit, kemi përparësi në edukim dhe fëmija e ka më të lehtë hedhjen e hapave të tjerë.

Meqë po flasim per besim e dashuri ndaj vetvetes vlen të përmendim shprehjen “Duaj tjetrin siç do veten”. Dostojevski thoshte, për këtë pohim, se duhet kuptuar në të kundërt, domethënë, mund të duhet tjetri vetem. nëse duhet vetja. Të mos na duket e tepërt apo e pavlefshme kjo thënie, pasi dihet qe harbutët do të hidhen duke pohuar se ç'është kjo filozofi, ne të gjithë e duam veten dhe nuk kemi nevojë për shpjegime. E lëmë në dorën tuaj analizën e këtyre mendimeve, por sado që të filozofoni rrugë tjetër më të drejtë, s'do të gjeni.

Zhvillimi i mosbesimit në përmasa të vogla nuk është i dëmshëm. pasi ndihmon në dallimin e personave të besushëm nga të tjerët. Fëmija. për një farë kohe. bindet për faktin se është një individ, por e mundon pyetja se çfarë individi do të bëhet. Për këtë ai kërkon mbështetje tek prindërit dhe dëshiron të jetë si ata. sepse i duken të
fuqishëm, të mrekullushem. Po kështu ai bëhet i ndërgj e gj shëm edhe për inferioritetin që zbulon në të gjitha fushat e jetës.

Një mekanizëm, i cili do të pasurojë dhe do të ndihmojë zhvillimin e një serë procesesh është ai i ballafaqimit, që nis të veprojë në jetën e fëmijës bashkë me njohjen e hapësirës së re jashtë familjes, kur hyn në kontakt me një realitet të panjohur dhe të paimagjinuar. Kuptohet që bëhet fjalë krysisht për realitetin shkollor.

Fillimisht ai jeton me vëllezërit e motrat, por, meqënëse nuk janë të së njëjtës moshë, tenton t'i konsiderojë ata si kundërshtarë, prandaj kemi edhe një raport pothuaj se të tensionuar me ta. Kur femija shkon në shkollë, mëson eksperienca pozitive, të cilat i krijojnë idenë e një realizuesi. Ai ndjen se po bëhet zot dhe kompetent për çdo gjë. Në të kundërtën dështimet e bëjnë të ndjehet inferior dhe i padobishëm. Pavarësia është faktor pozitiv, ndërsa turpi e bën të ndjehet i zhveshur në sy të të tjerëve.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.