lördag 6 februari 2016

Rolet dhe stereotipet seksuale


Rolet dhe stereotipet seksuale

 

Njerëzit disa herë u përmbahen besimeve mbi atë sesi duhet të jenë burrat
 se si duhet të jenë gratë.
Shpesh këto stereotipe seksuale janë mësuar që në fëmijëri,por vazhdojnë
të ndikojnë mbi sjelljen
edhe në moshë të rritur.P.sh.,disa njerëz besojnë se gratë e kanë mëndjen
 vetëm të lindin fëmijë,se
ato janë tej mase emocionale,dhe se janë vazhdimisht të varura nga të tjerët.
Burrat disa herë
shihen si njerëz meë intelegjentë të slartë dhe si të paracaktuar për të udhëhequr.

Sandra Bem përpunoi listën  Bem të roleve seksuale,në një anketë rolesh seksuale
 me 60 mbiemra
 për të matur tiparet femërore dhe mashkullore të njerëzve.Ajo zbuloi se tipare
 të veçanta ishin
të lidhura stereotipikisht,përjashtimisht me njërin ose me tjetrin seks.
P.sh.,tipare femërore janë fisnikëria,ndjeshmëria,ngrohtësia,zëri i butë dhe
 dashuria për fëmijët.Tipare mashkullore janë ambicja,dominimi,shpirti i
garës,agresiviteti dhe prirja për të udhëhequr.Bem zbuloi se,ndërsa
 shumë njerëz zënë shumë pikë në shkallën e feminitetit ase në atë të
maskulinitetit,disa njerëz
 zënë shumë pikë në të dyja shkallët.Kjo karakteristikë e personalitetit
quhet androgjini.
Njerëzit androgjnë ndikohen më pak nga stereotipet seksuale.....

Kluegel dhe Smith mbështetën idenë se besimet dhe stereotipet
për gratë janë shpesh
pjesë e traditave historike,por që pranohen me vështirësi nga
shumica e njerëzve......

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.