fredag 12 februari 2016

ÇËSHTË NDËRGJEGJA?

ÇËSHTË NDËRGJEGJA?

Studimi i Uebit rreth privimit nga gjumi është i rëndësishëm sepse demonstron një mënyrë të kuptimit të kësaj fushë të psikologjisë. Të gjithë e kuptojnë rëndësine e gjumit dhe megjithatë ka shumë gjëra që nuk i kuptojmë rreth funksioneve të tij të veçanta. Gjumi konsiderohet si një nga gjendjet e ndryshuara të ndërgjegjes që ne përjetojmë. Ndonëse e dimë se çdo të thotë që të jesh i ndërgjegjshëm për ngjarje, ide, kohën, ndjenjat dhe botën rreth nesh, është çuditërisht e vështirë që të përkufizosh ndërgjegjen. Sipas një përkuñzimi të dhënë nga Uolles dhe Fisher (Wallace dhe Fisher, 1987) ndërgjegja është përpunimi i informacionit në nivele të ndryshme të vetëdijes. Shumica e përkuñzimeve e vënë theksin të një vetëdije e ndijimeve, mendimeve dhe ndjenjave që ne përjetojmë.

Ndonëse filozofët kanë debatuar për natyrën e ndërgjegjes për qindra vjet, studimi modern i psikologjisë së ndërgjegjes e ka fillesën te Uilliem Xheimz (William James) që e përkufizoi ndergjegjen si kapacitetin për të qenë i vetëdijshëm për përjetimet dhe njohuritë (James, 1904). Në librin e tij të vitit 1890. Xheimzi përshkruante katër tiparet më të rëndësishme të ndërgjegjes. I pari, çdo mendim është pjesë e ndërgjegjes personale të një individi. I dyti, ndërgjegja është gjithmonë në ndryshim. l treti, ndërgjegja është një proces i vazhdueshëm që nuk mund të ndahet në segmente. Dhe së katërti, ndërgjegja përzgjedh nga mjedisi i saj ato për të cilat ajo do të jetë e vetëdijshme. Kështu, sipas Xheimzit, që e krahasonte ndërgjegjen me një lumë që rrjedh, “rrjedhajonë e ndërgjegjes” është personale, në ndryshim, e vazhdueshme, dhe përzgjedhëse.

Siç do të diskutojmë në kapitullin e 11, “Personaliteti”, Zigmund Froid (Sigmund F reud, 1900) sugjeronte se, struktura e personalitetit përfshin tre nivele të vetëdijes së ndërgjegjshme. Mendja e ndërgjegjshme është ajo për të cilën jemi të vetëdijshëm në jetën e përditshme. Mëndja e parandërgjegjshme është ajo ku ne e ruajmë informacionin që kemi mësuar. Dhe mendja e pandërgjegjshme është ajo ku mbahet materiali që nuk vihet në mënyrë të menjëhershme në dispozicionin tonë (siç janë frika dhe kujtimet e pakëndshme).

Shumica e teksteve të hyrjes në psikologji, nga fillimi i shekullit XX, e përcaktonin psikologjinë si studim të ndërgjegjes. Por më vonë, më 1919, Xhon Uotsen (John Watson), themeluesi i shkollës së biheiviorizmit, e eliminoi me efikasitet studimin e ndërgjegjes nga psikologjia duke thënë se nuk e dinte se çdo të thoshte ajo dhe se mund të bënte pa të. Vetëm në pak dekadat e fundit psikologët kanë filluar përsëri t’i studiojnë seriozisht gjendjet e ndryshme të ndërgjegjes (Webb, 1981). Tashme ka teori të ndryshme për funksionin e ndërgjegjes dhe të gjitha fokusohen te vetëdija. Killstrom (Kihlstrom, 1984) sugjeronte se ndërgjegja na lejon q'e' t’u kushtojme vëmendje në mënyrë përzgjedhëse aspekteve të caktuara të vetvetes dhe mjedisit tonë; kështu mund të mendojmë dhe t’i kryejmë veprimet tona me efektivitet. Marseli (Marcel, 1983) thoshte se ndërgjegja na lejon të fusim ide dhe ngjarje të veçanta në vetëdijen tonë me qëllim që të mund t’i analizojmë ato dhe të marrim vendime për sjelljen tonë. Ornshtain (Ornstein, 1986) argumentonte se në sajë të ndërgjegjes ne kemi aftësinë të mendojmë, kujtojmë dhe arsyetojmë. Ndërgjegj a është një ndër kontributet e rëndësishme për mbi j etesën tonë si race njerëzore.

Psikologët kanë tendencën ta ndajnë studimin e ndërgjegjes në dy tipe, ndërgjegja e gjëndjes së zgjimit dhe gjendja e ndryshuar e ndërgjegjes. Vetëdija e ndijimeve dhe mendimeve ndërkohë që nejemi zgjuar dhe syhapet quhet shpesh ndërgjegja e gjëndjes së zgjimit (ose vetëdija e ndërgjegjshme). Një pjesë e mirë e psikologjisë studjon aspekte të tilla të sjelljes dhe njohjes të individit me ndërgjegje në gjendje zgjimi, si kujtesën, gjuhën, të menduarit, problem-zgjidhjen dhe perceptimin.

Ky kapitull përqëndrohet te gjendja e ndryshuar e ndërgjegjes (GJNN). Në një gjëndje të ndryshuar të ndërgjegjes, ka nje ridrejtim të vëmendjes, në të cilën aspekte të ndryshme të botës përfshijnë mendimet tona dhe ngacmues të ndryshëm na bëjnë të kundërpërgjigjemi.

Çarlz Tart (Charles Tart, 1969) pohonte se, një gjëndje e ndryshuar e ndërgjegjes shfaqet kur ka më tepër një zhvendosje cilësore (ndryshmëri) të proceseve mendore sesa thjesht një zhvendosje sasiore (syhaptësi). Për shëmbull, gjatë gjumit, ne e humbim aftësinë për të shfaqur vëmëndje ndaj mjaft gjërave që ndodhin rreth nesh, përjashto rastin kur veprojnë ngacmues të fortë si (p.sh., tingëllimi i vazhdueshëm i një zileje).

Shumë nga gjendjet tona të ndryshuara të ndërgjegjes janë plotësisht normale dhe shfaqen lirshëm, si ëndërrimi me sy hapur, gjumi dhe ëndërrimi. Endru Vail] (Andrew Weil, 1973) argumentonte se, njerëzit kanë prej natyre një shtytje të brëndshme që herë pas here t’i ndryshojnë në mënyrë aktive gjendjet e tyre të ndërgjegjes. Ai tregoi se fëmijët në të gjithë botën vërtiten rreth vetes që t'u merren mendtë. Dhe natyrisht, shumë prej nesh janë të dashuruar pas atyre ngarjeve të çmendura dhe drithëruese të lodrave në parqet e argëtimit.

Gjëndje të tjera të ndryshuara të ndërgjegjes mund të arrihen me përpjekje më të paramenduara. Hipnoza, meditimi dhe gjëndjet e krijuara nga drogat janë gjëndje të ndryshuara të ndërgjegjes më të vullnetshme, janë përjetime mjaft të përhapura nëpër botë. Disa hulumtues u referohen atyre si gjëndje të zgjeruara të ndërgjegjes. Ne do të shqyrtojmë çështjet e gjumit, drogave, hipnozave, meditimit dhe bioinformacionit në këtë kapitull.


marur nga libri
Psikologjia një hyrje koncize
Terry F.Pettijohn

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.