fredag 12 februari 2016

Iluzionet Pamore

Iluzionet Pamore

Iluzioni është një perceptim i gabuar që ndodh kur shtrembërohet ndij imi. Megjithëse shumë prej iluzioneve tona janë pamore ato nuk kufizohen në mënyrë strikte vetëm te Shqisa e të parit. Studimi i iluzioneve i ndihmon psikologet të kuptojnë me mirë sesi ne i përpunojmë perceptimet.

Ne trajtimet tona të perceptimit te thellesise në këtë kapitull kemi folur tashmë për shumë iluzione. Qëndrueshmëria mund të krijojë iluzione të fuqishme. Psh, në filmat me përbindsha, “një perbindesh i vogël” afer kamer'e's krijon perceptimin e gabuar të një përbindëshi real. Dhoma Ames quhet nganjëherë dhoma e iluzioneve. Sinjalet monokulare të thellesise përdoren për të krijuar një iluzion të thellesise në një pikturë ose fotografi dy dimensionale. Po kështu, lëvizjet jo reale të efektit autokinetik dhe të lëvizjes stroboskopike janë iluzione të lëvizjes, siç është lëvizja që shohim ne' një ñhn kinematogralik. Disa modele, siç është psh, modeli moire i bën vijat në një figurë që të duket sikur lëvizin. Ka shumë iluzione që janë studjuar në psikologji; këtu do të japim disa shembuj të iluzioneve më interesante dhe te njohura.


Figurat e Pamundshme. Truri jonë është  në gjëndje të kapë ndijimin që është dy dimensional dhe të prodhojë perceptimin qe është tre dimensional. Ndonjëherë mund të vizatohet një ii gurë që permban informacion e cila nuk është në përputhje me sistemin e përpunimit. Figurat e pamundshme demostrojne ndërlikueshmerinė e perceptimit; ato janë ñgura që nuk ekzistojnë logjikishthë nga më të njohurat eshte figura tredhëmbeshe qe ka vetëm dy dhëmbë në anët e saj.
























Iluzioni i Myller- Lyer Një nga iluzionet më popullore është iluzioni Muller - Në këtë iluzion, dy vija horizontale me gjatësi të barabartë duket sikur kanë gjatësi të ndryshme në saje të krahëve apo shigjetave në fundin e seciles vijë. Kur krahët janë kthyer nga brenda vija duket me e shkurtër sesa kur krahët janë kthyer n ga jashtë. Për arsye se krahet qe largohen nga horizontalja kanë prirje të shkaktojnë një iluzion të thellesise në e perceptojme këtë vijë si me të gjatë Gregory (1978) vuri në dukje se iluzioni Muller-Lyer zbatohet kur shohim në qoshe të dhomës. Kur e shohim qoshen nga brenda dhomës, vijat e tavanit dhe dyshemesë duket sikur tentojnë të formojnë një “v” duke krijuar iluzionin e një muri më të gjatë. Kur e shohim qoshen nga jashtë dhomës, vijat e tavanit dhe dyshemesë duket sikur formojnë formën e kokave të shigjetës, duke krijuar iluzionin e një muri më të shkurtër.

Iluzioni Ponzo. Një tjetër iluzion shumë i njohur është iluzioni Ponzo. Këtu dy vijat vertikale konverguese ka mundësi të interpretohen si dy vija paralele q'e' largohen në distancë, ashtu siç mund të duken shinat e hekurudhës. Dy vijat horizontale kanë gjatësi të barabartë por për arsye të prespektives lineare ne priremi ta perceptojmë vijën e sipërme më të gjatë, me që sfondi (vijat konverguese) e bëjnë atë që të duket si më larg nesh.

Iluzioni i Ponggerdorff . përfshin si faktore fizikë ashtu edhe kognitive. Shikoni pipzën në gotën e ujit në figuren 4.28, në pjesën që del nga uji ajo duket sikur është e përkulur, në fakt ajo është e drejtë. lluzioni i Poggendorff ndeshet në shumë situata të përditshme, p.sh në qoftëse pjesa e mesit e një lapsi mbulohet me letër të vogël të prerë në formë të rregullt, nj erë anë e lapsit do të duket e përkulur ose nëse linjat vertikale arkitektorale vertikale të një ndërtese janë pjesërisht të bllokuara nga pamja nga shtyllat apo kolonat e saj, njëri fund i linjave arkitektorale do të duket i përkulur.


Iluzioni i Hënës. Kur shohim hënën në horizont duket më e madhe sesa kur e shohim lart në qiell. Megjithëse janë dhënë shumë shpjegime për iluzionin e hënës, ndoshta shpjegimi më i mirë ështe ai i dhënë nga Kaufman dhe Rock, më 1962. Ata thonë se kur e shohim hënën në horizont, ne e krahasojmë atë me objektet në teren siç janë shtëpitë, pemët dhe shtyllat e telefonit. Afër këtyre ajo është e madhe. Po në qiell, me çfarë e krahasojmë ? Meqë në qiell nuk ka objekte të njohura nga ne për t'u krahasuar me hëneë ajo duket më e vogël. Në fakt hëna ka të njëjtën madhësi në të dy rastet. Bëni këtë provë : Në një flete letre hapni një vrimë aq të madhe sa të shikoni përmes saj hënën në horizont. Më vonë, kur hëna është lart në qiell, shikojeni nga e njëjta vrimë. Si pamja e hënës në horizont ashtu edhe pamja e saj në qiell do të përputhen me madhësinë e vrimës.






marur nga libri
Psikologjia një hyrje koncize
Terry F.Pettijohn

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.