måndag 15 februari 2016

Parimet e psikologjisë individuale -Alfred Adler






PARIMET E PSIKOLOGJISË INDIVIDUALE

Një herë filozofi i madh Uiljam Xhejms ka thënë: “Vetëm shkenca e lidhur drejtpërsëdrejti me jetën është shkencë e vërtetë”. Ndryshe këtë mendim mund ta shprehim kështu: në shkencën, e cila është e lidhur direkt me jetën, teoria dhe praktika j anë pothuaj se të pandara. Shkenca për jetën bëhet shkencë e të jetuarit pikërisht sepse e krijon vetveten drejtpërsëdrejti në lëvizjen e jetës. Të gjitha këto pikëpamje janë sidomos të drej ta për psikologjinë individuale.

Psikologjia individuale e shikon jetën e njeriut si një të të tërë duke mbajtur qëndrim ndaj çdo reaksioni të vetëm, ndaj Çdo lëvizjeje dhe impulsi, si ndaj pjesës së shfaqur të. orientimit individual jetësor. Shkenca jonë ka lindur nga domosdoshmëria praktike, sepse me ndihmën e njohurive të caktuara është e mundur të korrigjohen dhe ndryshohen orientimet e njerëzve. Në këtë mënyrë, psikologjia individuale është dyfish profetike: ajo jo vetëm parashikon se çfarë do të ndodhë, por ashtu si profeti Johan, ajo parathotë se çfarë do të ndodhë që kjo të mos ndodhë.

                                Synimi drejt qëllimit

Psikologjia individuale si shkencë është zhvilluar duke u nisur nga synimi këmbëngulës për të arritur fuqinë e fshehtë krijuese të jetës, fuqinë e cila mishërohct prej dëshirave të zhvillimit, luftës, arritjeve, epërsisë dhe, madje edhe të kompensimit të disfatës në një sferë, me synimin drejt suksesit në sferën tjetër. Kjo forcë është toleologjike: ajo shfaqet në synimin drejt qëllimit, në të cilin të gjitha lëvizjet trupore dhe shpirtërore zhvillohen në bashkëveprim reciprok. Kështu, është absurde të studiosh lëvizjet trupore si dhe gjendjet mentale në mënyrë abstrakte, në mënyrë të pavarur nga 'individumi në tërësi. Është absurd, për shembull, ai fakt që në psikologjinë gquësore i kushtohet më shumë rëndësi krimit se sa kriminelit, sepse dihet se rëndësi ka pikërisht ai dhe nuk ka fare vlerë se për sa kohë ne i sodisim veprimet kriminale: është e pamundur të kuptohet karakteri i tyre kriminal deri atëherë sa ato të na shfaqen në cilësinë e episodit në jetën e njeriut konkret. Së jashtmi, veprimet e njëjta mund të jenë kriminale në një rast dhe nuk janë kriminale në një rast tjetër. Ka shumë rëndësi të kuptohet konteksti individual qëllimi i jetës së njeriut, i cili përcakton drejtimin e të gjitha veprimeve dhe të motiveve të tij. Kuptimi i qëllimit të jetës bën të mundur për ne të kuptuarin e domethënies së fshehur, e cila qëndron në bazën e veprimeve të ndryshme të veçuara., sepse ne filloj më t’i shohim ato si pjesë të një të tëre të vetme. Dhe e kundërta, ne e kuptojmë më mirë domethënien e të tërës, kur studioj më pjesët, me kusht që, natyrisht, ne t’i shohim ato si pjesë të kësaj të tëre.

Interesi ynë ndaj psikologjisë është zhvilluar nga praktika mjekësore, e cila siguroi metodën teleologjike (e orientuar ndaj qëllimit), e domosdoshme për kuptimin e fakteve psikologjike. Nga pikëpamja mjekësore, të gjitha organet zhvillohen në drejtim të qëllimit përfundimtar: te periudha e pjekurisë secili prej tyre ka një formë të përcaktuar. Për më tepër, ne shikojmë përpjekje plotësuese të natyrës për të kapërcyer inferioritetin ose duke e kompensuar atë me zhvillimin e një organi tjetër në rastet e defekteve organike. Jeta gjithnjë synon vazhdimësinë e saj, kurse fuqia jetësore deri në çastin e fundit nuk dorëzohet pa luftë.

Zhvillimi i shpirtit është analogjik me zhvillimin cjetës organike. Te çdo njeri ekziston koncepti i qëllimit ose ideali, i domosdoshëm për të arritur më shumë se sa është e mundur për të në situatën aktuale jetësore, të kapërcejë të metat dhe vështirësitë e së tashmes në sajë të ngulmimit për të arritur qëllimin konkret të së ardhmes. Duke patur këtë qëllim konkret ose synim, njeriu e ndjen veten në gjendje të kapërcejë çdolloj problemi, sepse tek ai jeton suksesi i tij i ardhshëm. Pa ndjesinë e qëllimit, veprimtaria e individit nuk do të kish asnjë kuptim.

Është krejtësisht e dukshme se fiksimi i këtij qëllimi - dhënia atij të formës konkrete - duhet të ndodhë ne etapën e hershme të jetës, gjatë kohës së periudhës së formimit të fëmijërisë. Karakteri i prototipit ose i modelit të individit të ardhshëm të pjekur fillon të formohet pikërisht në këtë kohë. Mund ta përfytyrojmë se si rrjedh ky proces. Duke qenë i dobët, fëmija ndjen inferioritetin e tij dhe ndodhet në situatën, të cilën e ka të vështirë ta durojë. Mirëpo tek ai ka zënë vend synimi të zhvillohet në drejtimin e përcaktuar nga qëllimi që ai ka zgjedhur për veten. Në këtë etapë, materiali që shërben për zhvillimin është më pak i rëndësishëm se sa vetë qëllimi që determinon drejtimin e jetës. Vështirë të thuhet se si fiksohet ky qëllim, mirëpo është e qartë se ai ekziston dhe ndikon në Çdo lëvizje shpirtërore të fëmijës. Ne, në të vërtetë, dimë ende mjaft pak për forcat lëvizëse, impulset, shkaqet, aftësitë dhe mungesat e tyre në këtë periudhë të hershme. Për të kuptuarit e tyre ende nuk ka një çelës, meqenëse drejtimi i jetës përcaktohet vetëm pas fiksimit të qëllimit. Kur ne shohim drejtimin ndaj të cilit prirët njeriu, ne jemi në gjendje ta përfytyrojmë se çfarë hapash do të bëhen në të ardhmen.

Ç'është e vërteta, përdorimi i fjalës “qëllim” ngjall te lexuesi, sipas të gjitha gjasave, një përfytyrim mjaft të vagullt: përse bëhet fjalë? Kjo ide ka nevojë për konkretizim, sepse në fund të fundit të “kesh qëllim” do të bëhesh si Perëndia. Por të bëhesh si Perëndia, sigurisht që ky është qëllimi maksimal, ose, nëse mund të shprehemi kështu- qëllimi i qëllimeve. Edukatorët duhet të jenë të kujdesshëm në përpjekjet e tyre për të edukuar veten dhe fëmijët etyre që të jenë të ngjashëm me Zotin. Faktikisht, ne kemi zbuluar se fëmija në zhvillimin etij e zëvendëson këtë qëllim në diçka më konkrete dhe më imediate. Ai kërkon në rrethin e tij individin më të fortë dhe e bën atë shembull të tij, ndërsa imitimin e tij si qëllimin e vet. Ky mund të jetë babai ose nëna, sepse ne kemi arritur të zbulojmë se madje edhe djali mund të jetë nën ndikimin e nënës, nëse ajo rezulton individi më i fortë. Në të ardhmen djali mund të ketë dëshirë të bëhet karrocier, sepse sipas ndonjë shkaku beson se pikërisht karrocieri është njeriu më i fortë. Kur fëmija e përfytyron për vete këtë qëllim, ai fillon të sillet, ta ndjejë veten dhe të vishet si karrocier, ai fiton cilësi që lidhen me qëllimin e tij. Por mjafton që polici të lëvizë paksa gishtin dhe karrocieri shndërrohet në një hiç. Më vonë si ideal i tij mund të jetë të bëhet doktor ose mësues, sepse është mësuesi që i ndëshkon fëmijët dhe prandaj tek ai lind qëndrimi i individit më të fortë.

Gjatë zgjedhjes së qëllimit të tij fëmija rezulton të jetë përpara zgjedhjes së simboleve konkrete dhe zbulohet se qëllimi që ai zgjedh për veten është tregues real i interesit të tij social. Një djalë, të cilin e pyetën se çfarë dëshironte të bëhej në të ardhmen ai u përgjigj: “unë dua të bëhem xhelat”. Përgjigja e tij tregon për mungesë interesi social, sepse djali kërkon të jetë zot i jetës dhe i vdekjes, - një rol që i përket Zotit. Ai dëshiron të jetë më i fuqishëm se sa shoqëria dhe atë e vë në lëvizje ideja e kotësisë së jetës. Të jesh mjek, kjo është gjithashtu një qëllim, i ndërtuar rreth idesë për t’i ngjarë Zotit në dëshirën për të qenë zot i jetës dhe i vdekjes, por, në rastin konkret, qëllimi realizohet nëpërmjet të vënies së vetvetes në shërbim të shoqërisë.


nga libri
Shkenca e të jetuarit
Alfred Adler

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.