lördag 20 februari 2016

Çdo fillim e ka një fund

                               Çdo fillim e ka një fund

Jo të gjitha historitë mbarojnë me një “ish” nga në fund, por shumë shpesh ndodh. Atëherë problemi është si veprohet më pas; pyetja: cili është raporti që do kem tani me “atë”?
Fundi mund të jetë i hidhur (edhe kjo është një lloj kënaqësie (!) nëse duam) por shpesh ndodh që konfliktet të zgjasin me muaj, ndër fjalë të rënda dhe situata të pakëndshme.

                                  Nga dashuria në urretje

Dhuna e ndarjes shpesh është e pakontrollueshme: si mund të kalohet kaq lehtë kufiri mes dashurisë dhe urrejtes. Kur dashuria humbet a mundet të paktën të ruajmë marëdhëniet e mira?

Zakonisht për para se të kërkosh të krijosh një raport me ish-in nevojitet të “tresësh” historinë e kaluar; vetëm pasi të ketë kaluar kjo fazë mund të mendohet për hapjen e një komunikimi me tjetrin.

Çdo ndarje ka rrethanat e veta, zgjidhja gjendet në varësi të tyre dhe karakterit të secilit; reflektim dhe qetësi shpirtërore janë dy kushtet esenciale.

                                 Merr kohën që të duhet

Kushdo që ta këtë vendosur ndarjen nga të dy, koha është busulla më e saktë për të treguar se çduhet të bësh. Një pauzë e gjatë refeksioni është ndonjëherë e domosdoshme, pa u takuar dhe pa folur. Nëse vendos ta ruash raportin, duhet t’ia shprehesh qartë ish partnerit atë çfarë ndien dhe të respektosh zgjedhjen e tij për të vazhduar një lidhje miqësore ose jo.

                                Mënyra e duhur

Shmang xhelozinë: kur një histori mbaron, është normale që të kërkosh dikë tjetër. Në mënyrë racionale duhet pranuar se vendin tënd do ta zënë njerëz të tjerë: xhelozia është gjithmonë burim i gjëndjeve të këqia shpirtërore (kujtoni Otellon). Fillo të mendosh për të gjitha ato gjëra që të sjellin kënaqësi dhe të bëjnë aktiv me veten dhe të tjerët; roli i viktimës nuk sjell shumë përfitime dhe asnjeri nuk do të vijë të të shpëtojë: je ti ai që do të shpëtosh veteveten. Nëse vendos të takohesh me ish-in përgatitu të shohësh tek ai/ajo një përson të ri, që nuk ka më lidhje të ngushtë me jetën tendë. Mos hap debate apo diskutime mbi të kaluarën, informohu mbi aktivitetet e reja në jetën e tij/asaj dhe tregoi për jetën tënde.

                               Miqtë e rinj

Ndonjë ditë do të takoheni në shoqëri të miqve të rinj që këni zënë: e rëndësishme është të ruani një sjellje normale të përshtatur me situatën. Shmangni paragjykimt apo reagimet e sforcuara për t’u dukur se nuk ju bën përshtypje.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.