torsdag 18 februari 2016

Ndikimi i familjes në edukatën e fëmijës.


 

 

Ndikimi i familjes në edukatën e fëmijës.

  

nga libri i ALFRED ADLER-it "Wozu leben wir“ (Për çka jetojmë)

 

 Që nga çasti i lindjes foshnja kërkon lidhjen me nënën. Ky është qëllimi i lëvizjeve të saja. Shumë muaj me radhë nëna luan një rol jashtzakonisht të rëndësishëm në jetën e saj (foshnjes); gati se plotësisht gjithçka varet nga ajo. Në këtë situatë zhvillohen Fillet e aftësive për jetë në bashkësi. Nëna i ofron foshnjes lidhjet e para me një krijesë tjetër njerzore, dhe interesi i parë në dikënd tjetër se vetëvetja. Ajo është ura e parë për jetë në bashkësi, dhe një foshnje, e cila nuk mund të krijoj lidhje me nënën e saj apo ndonjë njeri tjetër, i cili e merr rolin e saj mbarimi (i foshnjes) do të ishte i pashmangshëm.

 

Kjo lidhje është aqë e thellë dhe e gjërë sa që ne në vitet e mëvonshme kurrë nuk do të jemi në gjendje çfarëdo tipari ta cilësojmë me siguri si ndikim i trashigimisë. Çdo prirje që ne do mund ta konsiderojmë si trashiguese është përshtatur nga nëna, e ushtruar, e formuar dhe gjithëmonë është tejkaluar. Shkathtësitë e saja, apo mangësia e tyre kanë ndikuar në të gjitha mundësitë ekzistuese në fëmijën. Me 'shkathtësinë' e një nëne ne nuk mendojmë asgjë tjetër përveç aftësisë së saj të bashkpunoj me fëmijën, ta përfitoj për bashkpunim në këtë shoqëri. Kjo shkathtësi nuk mund të mësohet nëpërmjet rregullave. Çdo ditë sjell situata të reja. Mirëpo, ka raste në të cilat ajo duhet të dëshmoj zgjuarsinë dhe mirëkuptimin e saj për nevojat e fëmijës. Ajo mund të jetë e shkathët vetëm nëse ajo e përgjon fëmijën me përplotë dashuri, nëse ajo përpiqet të fitoj simpatinë dhe për t'ia siguruar shëndetin dhe mirëqenien. Qëndrimi i saj tregohet në të gjitha veprimet e saja. Kurdo, sa herë që ajo e merr fëmijën, e mban fëmijën në krah, bisedon me të, e pastron apo ushqen ajo ka mundësi t'i ngushtoj lidhjet edhe më shumë me fëmijën. Nëse ajo për detyrat e saja nuk është e edukuar apo nukë qanë kokën për to, ajo nuk mund të ndihmohet dhe fëmija bënë rezistencën e tij. Nëse ajo kurrë nuk ka mësuar se si duhet pastruar fëmijën, a është ky pastrim për atë (fëmijën) një përvojë e pakëndshme, të cilën nëna nuk ia mëson por i jep shkas të zbrapset. E shkathët duhet të jetë mënyra e nënës kurë ajo e vënë fëmijën në krevatin e tij, megjithë lëvizjeve dhe zhurmës që shkakton ajo, të vendosë se a duhet ta lërë vetëm apo duhet të qëndroj pranë tij(fëmijës). Ajo duhet t'i kuptoj të gjitha rrethanat e fëmijës - ajrin e pastër, temperaturën e dhomës, ushqimin, kohën e gjumit, Zakonet trupore, pastërtinë. Çdo herë ajo krijon mundësinë për fëmijën që ta dashuroj atë, apo të mos e dashuroj, të bashkpunoj me atë (nënën) apo të refuzoj këtë bashkëpunim.

 

Shkathtësia e nënës në vete nuk ka asgjë enigmatike. Çdo shkathtësi është rezultat i ushtrimit shumëvjeçarë dhe flijim. Përgatitja për nënësi në jetë fillonë shumë herët. Hapat e parë mund të vërehen në qëndrimin e vajzave ndaj fëmijëve të vegjël, në dashurinë e tyre ndaj fëmijëve të vegjël dhe ndaj dëshirës së tyre për të ardhmen. Nuk është e preferueshme djemt dhe vajzat të edukohen ashtu sikur të kanë para veti saktësisht detyra të ngjashme. Nëse dëshirojmë të kemi nëna të shkathëta, dhe ashtu që ato ta pranojnë parashikimin që ato të behën nënë, dhe nënësinë e shofin si veprim krijues dhe nuk dëshprohen nga roli i tyre, nëse në jetën e mëvonshme qëndrojnë para kësaj.

 

Fatkeqësisht sot në kulturën tonë rolin e nënësisë së gruas shpeshëherë e trajtojmë si diçka të rangut të dytë. Nëse djemt duhen më shumë se vajzat, nëse roli i tyre vlenë si i epërsuar, është e natyrshme se vajzat detyrën e tyre të ardhshme ta pranojnë me neveri dhe antipati. Askush nukë mund të jetë e/i kënaqur me një pozitë dytësore. Nëse vajzat (të cilat nuk e pranojnë pozitën dytësore) e tilla martohen dhe perspektivën e tyre e kanë tek/me fëmijët ato do shprehin neverinë e tyre në një apo tjetër mënyrë. Ato nukë gëzohen për këtë, ato nuk e ndiejnë atë me pasë fëmijë si vepër krijuese dhe interesante: ndoshta kjo është vështërsia më e madhe e shoqërisë sonë e që shumë pakë po punohet në mposhtjen e saj. E mira e gjithë shoqërisë njerzore varet nga qëndrimi i grave përballë nënësisë. Gati gjithëkund roli i gruas në jetë nënvleftësohet dhe shikohet si e rangut të dytë. Që nga zvoglimi djemt shikojnë punët shtëpiake nga lart poshtë sikur të ishin një send i shërbëtorëve, sikur të ishin nën dinjitetin e tyre, që ndonjëherë të ngrehin, lëvizin njërën dorë për ndihmë në punët e shtëpisë. Ekonomia dhe puna shtëpiake shumë shpeshë nuk konsiderohen si punë, punë këto që mund t'i bëjnë gratë, por si rropatje për të cilat (gratë) janë të dënuara. Nëse për një grua punët e shtëpisë janë një art që i lidhë interesat e saja dhe nëpërmjet saj ajo ndritë jetën e bashkënjerzëve të saj dhe pasuron, nga kjo ajo mund të ndërtoj një punë të ngjashme me çdo punë tjetër në botë. Nëse, nga ana tjetër, kjo punë për burra vlerësohet si e nënçmuar, ne nuk duhet të habitemi nëse gratë e refuzojnë rolin e tyre femrorë, ta kundërshtojnë dhe të shkojnë në atë drejtim e të argumentojne - çka duhet të jetë e vetëkuptueshme - se gratë janë të barabarta me burrat, dhe se ato nuk kanë më pakë të drejta për vëmendje dhe në mundësinë për zhvillimin e aftësive të tyre. Është e vërtetë se, aftësitë mund të zhvillohen vetëm me anë të ndjenjës së përgjegjësisë sociale; por ndenja shoqërore do t'i shpiej gratë në rrugën e drejtë, poashtu poashtu edhe pa kufizimet e jashtme dhe ngushtimit të rregullave, të cilat pengojnë zhvillimin e tyre.

 

Aty ku roli i gruas nënçmohet, harmonia në martesë është e prishur. Nëse një grua edukimin e fëmijës e shef si punë të pavlerë është e pamundur të gjejë durimin, përkujdesjen, mirëkuptimin, që janë aq të nevojshme për t'iu mundësuar fëmijëve një pozicion të përshtatshëm për hyrje në jetën e tyre. Një grua, e cila është e pakënaqur me rolin e saj dhe ka një qëllim të jetës që i pengon asaj të mbajë lidhjet më të mira me fëmijët e saj. Qëllimi i saj nuk ka drejtim të njejtë sikur edhe ai i fëmijëve; ajo merret më shumë me atë të argumetoj mbizotërimin e saj; dhe për këtë fëmijët janë shkurt një ngarkesë dhe një shmangie. Nëse ne rasteve të dështuara iu kthehemi mbraba dhe i përcjellim, gati gjithëmonë gjejmë se nëna nuk i ka përmbushur mirë detyrat e saja, ajo nuk i ka siguruar fëmijës një fillim, start të përshtatshëm. Nëse nënat dështojnë, nëse ato me detyrat e tyre janë të pakënaqura dhe skanë kurrëfarë kënaqësie me to, e tërë njerzia është në rrezik.

 

Megjithë atë ne nuk mund ta fajsojmë nënën për dështimin e saj. Nuk ka faj. Ndoshta vetë nëna nuk është e edukuar për bashkëpunim. Ndoshta ajo në martesën e saj është e shtypur dhe e pakënaqshme. Gjendja, që ndodhet ajo e huton dhe turturon vetëvetën, nganjëherë ajo humbë shpresën dhe dëshprohet. Zhvillimi i shëndoshë i një jete familjare është i kërcënuar nga shumë pengesa. Kurë nëna është e sëmurë ajo ndoshta ka dëshirën më të mirë ta ndërtoj mardhënien e plotkuptimt me fëmijët, mirëpo ajo ndihet shumë e dobët për këtë. Nëse ajo shkon të punoj kurë të kthehet në shtëpi ajo ndihet e lodhur. Nëse kushtet ekonomike janë të këqia fëmija vuan nga mangësia në ushqim, veshëmbathje dhe strehimi i pamjaftueshëm. Së këndejmi nuk janë përvojat e fëmijës që përcaktojnë veprimet e tija, por rrjedhimet që vijnë nga përvojat e tija. Nëse ne hulumtojmë jetën e një fëmiju që duhet kujdesur për të ne gjejmë Vështërsitë në mardhëniet mes tij dhe nënës; mirëpo të njejtat vështërsi i gjejmë edhe te fëmijët tjerë. Këtu kthehemi te një pikëpamje themelore të psikologjisë individuale: nuk ka asnjë shkak të detyrueshëm për zhvillimin e cilësive të caktuara, mirëpo fëmija mund t'i shfrytëzoj përvojat në kuptimin e qëllimit të tij dhe ato t'i kthej në thellësi. Ne psh. Nuk mund të themi se, një fëmijë do të bëhet kriminel nëse ai është i ushqyer keqë. Ne duhet të shofim çfarë rrjedhimesh ka nxjerrë.

 

Është lehtë për tu vërejtur nëse një grua, e cila është e pakënaqur me rolin e saj femrorë, pëson vështërsi dhe tensionime. Hulumtimet kanë vërtetuar se nevoja e nënës për t'i mbrojtur fëmijët e saj është më e madhe se çdo mbiqurje tjetër. Te kafshët, psh. te mijtë e kanaleve dhe majmunat, shtytja nënë është më i theksuar se shtytja seksuale dhe ushqimore; nëse ato do duhej të vendosnin se cilin qejf do ta dëgjonin më parë, roli i nënës do të kishte vendin e parë. Bazë e kësaj shtytjeje nuk është seksualiteti por nevoja për bashkësi. Nëna e ndien shpesh fëmijën e saj si pjesë të trupit të saj. Nëpërmjet fëmijëve ajo është e lidhur me gjithë jetën; ajo ndihet si mbretëreshë përjetë a vdekje. Secila nënë pak a shumë e ka ndjenjën e spikatur se ato nëpërmjet fëmijëve kanë realizuar një vepër krijuese. Ne gati mund të themi ajo ka ndjenjën se, ka marrë pjesë në krijim, sikur që është marrë edhe vetë Hyu - nga asgjëja ajo ka krijuar një krijesë të gjallë. Drejtimi për nënësi në fakt në njërën anë është synim drejt epërsisë, të synimit të ngjajshëm si ai i Hyut. Neve na ofron një nga shembujt më të kjartë për atë se si ky qëllim mund të përdoret për të mirën e njerzisë në të mirë të të tjerëve dhe me ndjenjën më të thellë shoqërore.

 

Nëna, natyrisht, ndjenjën se fëmija është një pjesë saj, mund ta ekzagjeroj dhe ta bëj të përdorshëm për qëllimin e epërsisë personale. Ajo, pastaj, mund të përpiqet që fëmija të jetë i varur plotsisht nga ajo dhe t'ia zotroj jetën, që të jetë e lidhur gjithëmonë me atë. Më Iëjoni ta tregoj një rast të një gruaje shtatëdhjetëvjeçare të një fshatari. Fëmija i saj, pesëdhjetëvjeçar, jetonte ende me ate dhe të dy njëkohësisht sëmuhën nga ndezja e mushkrive. Nëna mbijeton, shërohet; ndërsa fëmija i saj dërgohet në spital dhe vdes. Kurë nëna merr lajmin mbi vdekjen e të birit, thotë: 'e kam ditur gjithmonë se djaloshin tim kurrë nuk do ta mund ta rris të shëndoshë'. Ajo ndjehej përgjegjëse për gjithë jetën e të birit. Ajo kurrë nuk ishte përpjekur që atë ta bëj anëtar të barabart të bashkësisë sonë. Ne tani gradualisht mund të kuptojmë se çfarë gabimi është, nëse nëna lidhjet që i ka marrë me fëmijën, nuk i zgjëron dhe nuk e udhëzon që ta renditë në mënyrë të barabart në shoqërin e njerzëve të vet.

 

Mardhëniet e një nëne kurrë nuk janë të lehta, poashtu edhe lidhja nënë-fëmij nuk guxon të theksohet jasht masës. Këtë e kërkon e mira e fëmijës, por edhe e nënës. Aty ku një detyrë theksohet jasht masës, duhet të vuajn të gjithë të tjerët, edhe vet detyra e jonë e veçantë, me të cilën ne tani po merremi, mund të zhgjidhet më lehtë, nëse ne nuk ijapim masë të madhe. Një nënë mbanë mardhënie me fëmijët, burrin, dhe me gjithë bashkësinë e rrethit të saj. Këto tri lidhje kërkojnë përfillje të barabartë: te triat duhet të merren parasysh në mënyrë të qetë dhe të arsyeshme. Nëse nëna e merr parasysh vetëm lidhjen me fëmijët, ajo medoemos ata do t'i llastroj dhe mësoj keq. E pastaj për ata (fëmijët) është shumë vështirë të zhvillojnë pavarsinë dhe vetëdijën e bashkësisë. Nëse asaj i ka shkuar për dore të lidhë një lidhje të qëndrueshme mes vetit dhe fëmijës, detyra tjetër e saj është ta zgjëroj pjesëmarrjen e tij në drejtim të babait; mirëpo kjo është gati e pamundur nëse për vetë atë (nënën) babai është i parëndësishëm. Ajo duhet poashtu ta udhëzoj për jetën në bashkësi me rrethin, motrave dhe vëllezërve tjerë, shokëve, të afërmëve, dhe njerzëve të tjerë në përgjithësi. Pra detyra e saj është e dyfisht. Ajo duhet t'ia ndërmjetësoj fëmijës besimin e bashkkrijuesit; dhe pastaj ajo duhet të jetë e gatshme dhe të jetë në gjendje, këtë besim dhe këtë shoqëri ta zgjëroj deri sa t'i bashkohet bashkësisë njerzore. Nëse nëna përpiqet ta lidhë fëmijën vetëm me vetën, më vonë ai do të refuzoj çdo përpjekje për pjesëmarrjen e të tjerëve tek ai. Ai do të besoj vetëm nënës së vet, kurse të gjithë të tjerët dhe secilin do ta konsideroj si armik në të cilin ia merr mendja se ai është si një rival konkurend për dobin e tij. Çdo pjesëmarrje e tregon ajo për bashkshortin apo fëmijëve të tjerë, do t'i konsideroj si cenim të të drejtave të veta dhe të fitoj bindjen: 'nëna ime më takon mua dhe askujt tjetër.' Psikologët modern e kanë keqkuptuar gjendjen shumë. Sipas teorisë së FREUD-it, nga kopleksi i Edipit, për shembull supozohet se, fëmijët anojnë për atë të dashurohen në nënat e tyre dhe të martohen me ato si dhe babain e tyre të urrejnë e ta vrasin. Një gabim i tillë nuk mund të lind kurrë, nëse ne e kuptojmë zhvillimin e fëmijës. Kompleksi i Edipit mund të lind vetëm te fëmija që dëshiron të posedoj vëmendjen e plotë të nënës dhe përjashton çdo njeri tjetër. Kjo dëshirë nuk është e kufuzuar në gjini. Eshtë dëshira për ta vënë në zgjedhë (sklavëroj) nënën, atë ta kontrolloj, zotroj plotësisht dhe ta bëj si shërbëtore. Kjo është e mundur vetëm te fëmijët të cilët janë llastruar nga vetë nënat e tyre, dhe atyre nuk iu është bashkuar edhe ndjenja shoqërore e/rne botës tjetër. Në rastet e ralla ka ndodhur që një djalosh i cili ka qenë plotësisht i lidhur me nënën e tij, atë(nënën) e bënte pikë qendrore të përpjekjeve të tija, për t'i zgjedhur problemin e dashurisë dhe martesës; mirëpo kuptimi i një sjelljeje të tillë do të ishte se ai nuk mund ta paramendoj një shoqëri tjetër përpos asaj me nënën e tij. Asnjë grua tjetër nuk do ta luaj rrolin e saj, e flijimit të plotë. Kompleksi i Edipusit do të ishte gjithmonë rezultat artificial i një edukimi të gabueshëm. Nuk është e nevojshme animi i trashiguar ta marr si incest apo këtë fare ta paramendoj, se një gabim i tillë në bazë ka të bëj diçka me gjininë.

 

Nëse fëmija, i cili është i lidhur vetëm me nënën, do të vijë në një pozitë kurë do të heqen lidhjet me nënën, dhe do të fillojnë vështërsitë. Kurë të shkon në shkollë, apo nëse luan me fëmijët, do të jetë përherë qëllimi i tij që të mbes në lidhje me nënën e tij. Sa herë që të ndahet prej saj, ai vuan. Ai dëshiron ta ketë nënën e tij përherë pas vetit, t'ia tërhjekë vëmendjen, të jetë përherë në përkujdesje. Dhe ka shumë mjete që mund t'i përdor. Ndoshta bëhet një djal i nënës, gjithmonë i butë dhe i ëmbël, dhe i uritur për dashamirësi. Ndoshta qanë ai për çdo vështërsi të vogël, ose sëmuret, për të treguar se sa urgjentisht ka nevoj për përkujdesje të përhershme. Ndoshta mund të ketë raste tërbimi, ku është i padëgjueshëm, dhe i kundërshtueshëm, për ta kthyer vëmendjen e nënës nga vetja. Ne gjejmë te fëmijët që kanë nevoj për përkujdesje mijëra lloje të tilla lojrash të fëmijëve të llastruar, të cilët luftojnë për vëmendjen e nënave të tyre dhe kundërshtojnë çdo kërkesë të rrethit të tyre.

 

Fëmija fiton përvojë të shpejt në zgjedhjen e mjeteve më të përshtatura për tërheqjen e vëmendjes. Fëmijët e llastruar shpesh kanë frikë nga ajo që të lihen vetëm, posaqerisht në errësirë. Nuk është vet errësira që i frigohen ata; por ata e përdorin frikën për ta detyruar nënën, që të qëndrojë afër tyre. Një fëmij i tillë i llastruar bërtitëtë përherë në errësirë. Kurë nëna e tij njëherë natën shkon te fëmija pas bërtimës, e ka pyetër atë: pse po frigohesh?Sepse është errësirë', përgjigjet ai. Mirëpo nëna e kishte hetuar qëllimin e sjelljes së tij. Dhe tani që jam këtu, i thotë ajo, a është më pak errësirë? Vetë errësira nuk është me rëndësi dhe frika nga kjo do të thotë vetëm se nuk dëshironte të jetë i ndarë nga nëna. Nëse ky rast paraqitet te një fëmijë i tillë gjitha emocionet e tija, gjithë fuqia shpirtërore dhe aftësitë e tija janë të drejtuara për ta krijuar një situatë për të cilën nëna duhet të vij e të marrë kontakt përsëri me atë. Më anë të bërtimës, thirrjeve, pagjumësía apo të tjera ai përpiqet ta sjell, gjejë nënën. Një mjet i vëçantë, që ka tërhjekur vëmendjen përherë të psikologëve dhe edukatorëve është frika. Në psikologjinë individuale nuk merremi me shkaqet e frikës, por me çështjen e qëllimit të frikës. Të gjithë fëmijët e llastruar vujan nga frika. Me ndihmën e frikës së tyre mund të shkaktojnë tërhjekjen e vëmendjes mbi ta dhe për këtë ata ndërtojnë këtë ndjenjë në stilin e jetën së tyre. Ata përfitojnë nga kjo që qëllimin e tij - (ri)fitimin e kontaktit me nënën- ta arrijnë. Fëmija frikacak është një fëmij i cili është i llastruar dhe dëshiron të jetë edhe mëtutje i llastruar. Nganjëherë fëmijët e tillë të llastruar ëndërrojnë ëndrra të këqia dhe bërtasin në gjumë. Ky është një symptom i njohur; por pérderisa gjumi konsiderohej si e kundërta e gjendjes zgjuar, nuk mund të kuptohej. Por kjo ka qenë gabim; gjumi dhe zgjuarja nuk janë kurrëfarë kundërshtimesh, por lloje të lojës të sjelljes. Fëmija sillet në ëndrrat e tija gati njëjt sikur edhe gjatë ditës. Qëllimi i tij, për ta ndryshuar gjendjen për përfitime të tij, ndikon trupin si dhe mendjen e tij; dhe pas disa ushtrimeve dhe përvojës e gjenë rrugën më të suksesshme për t'iu ofruar qëllimit të tij. Bile edhe në mendimet në gjumë i vijnë në kujtesë pamjet dhe mendimet, që i shërbejnë për qëllimin e tij. Fëmijët e llastruar pas disa përvojave gjejnë mendimet që shpien në tmerr, frikë, që janë shumë të përshtatshme, që lidhjen e ndërprerë përkohësisht më nënën shpejt ta rivendosë. Fëmijët e llastruar mbajnë bile edhe shpesh ëndrrat e frikës pran veti edhe kurë të rriten. Ëndrrat e frikës kanë qenë mjet i mirë për tëhjekjen e vëmendjes, që më vonë është mekanizuar si zakon.

 

Ky pëdorim i frikës është i përhapur aq shumë sa që ne do të befasoheshim shumë, nëse do të dëgjonim nga ndonjë fëmijë i llastruar se, ai natën kurrë nuk ka shkaktuar telashe. Numri i trikave për nxitjen e vëmendjes është shumë i pasur. Disa fëmijë ankohen për krevatin e papërshtatshëm ose kërkojnë ujë; disa të tjerë frikohen nga hajdutët ose kafshëve të egra. Poashtu disa të tjerë nuk i zën gjumi, nëse prindërit e tyre nuk ulin pran tyre. Disa ëndrrojnë; disa biejn nga krevati; disa e Iagin krevetin. Vetëm një fëmijë i llastruar, që e shëroja unë, dukej se natën nuk shkaktonte fare vështërsi. Nëna thoshte, vajza flenë mirë pa ëndrruar dhe pa u zgjuar, ska pasur kurrë vështërsi. Unë i emrova të gjitha symptomet të cilat mund të jenë të përdorshme, mirëpo te kjo vajzë nuk kishte diçka te ngjajshme. Më në fundë u mjegullova. Ku flenë ajo? e pyeta nënën. Në krevatin tim, mu përgjigj ajo.

 

Shpesh sëmundja është ndihmë për fëmijët e llastruar, sepse nëse janë të sëmurë, llastrohen edhe më shumë se herave tjera. Ndodhë shpesh që një fëmijë i tillë pakë pas sëmundjes del si fëmijë që ka nevoj për kujdesje; së pari në të shumtën e rasteve supozohet se ende është një rezultat i sëmundjes. Në të vërtetë kujtonë mbas shërimit vorbullin, rrapëllimën që është bërë për shkak të tij, kurë ishte i sëmurë. Nëna nuk mund ta llastroj edhe mëtutje sikur që ka bërë atëherë, dhe kështu hakmarret duke u bërë fëmijë që ka nevojë për përkujdesje. Nganjëherë ndonjë fëmijë, i cili përgjon, sikur një fëmijë tjetër që nëpërmjet sëmundjes së tij bie në qendër të vëmendjes në rrethin e tij, dëshiron që të të sëmuret edhe vetë; kështu ai puthë fëmijën e sëmurë që edhe ia vetë të marrë sëmundjen e tij.

 

Një vajzë kishte qenë katër vite në spital dhe ishte llastruar shumë nga mjekët dhe motrat medicionale. Kurë kthehet në shtëpi në fillim llastrohet edhe nga prindërit, mirëpo mbas një kohe fillon të largohet vëmendja ndaj saj. Çdo herë që asaj nuk i është dhënë ajo që ka dëshiruar, ajo ka futur gishtin në gojë dhe thoshte: unë kam qenë në spital'. Ajo ju kujton të tjerëve , se ajo ka qenë ë sëmurë, dhe kërkonte ta rivendosë gjendjen e këndshme që kishte qenë. Sjellje të njejtë ne vërejmë edhe të të rriturit, të cilët me kënaqësi flasin për sëmundjet dhe operacionet të cilave iu janë dashur t'iu nënshtrohen.. Në anën tjetër nganjeherë ndodhë që një fëmijë i cili iu ka shkaktuar vështërsi prindërve, pas sëmundjes shërohet dhe nuk bën më probleme prindërve. Ne veq ndëgjuam se fëmijët me të meta organike për fëmijën është një ngarkesë plotësuese, mirëpo ne ndëgjuam poashtu se kjo nuk shpjegon në mënyrë të mjaftueshme charaktere te këqia. Së këndejmi ne guxojmë të dyshojmë se mos të metat organike në vete kanë të bëjnë diçka me ndryshimet.. Një fëmijë, i dyti në familje, iu shkaktonte prindërve merakosje të madhe. Ai ishte një gënjeshtar, vjedhës dhe mashtrues, ishte i ashpër dhe i egër. Mësimdhënësit e tij nuk kishin mundësi që të fillojnë asgjë me atë sa që vijnë deri te mendimi se ai duhet të dërgohet në një shtëpi për përmirësim. Gjatë asaj kohe fëmija sëmuhet. Ai vuante nga sëmundja e turberkulozit në eshtra dhe ishte detyruar të qëndroj gjysmë vjeti në gips i shtrirë. Pasi që ai fillon të ndjehet mirë bëhet fëmija më i mirë në familje. Ne nuk mund ta marrim me mendë se një sëmundje mund të ketë një ndikim të tillë në fëmijën, dhe kështu ne pamë se ky ndryshim kishte të bëj me njohjen e gabimeve të mëparshme. Ai kishte menduar gjithëmonë se prindërit po e dashurojnë vëllaun e tij më shumë dhe se atë e kanë lanë pas dore. Gjatë sëmundjes së tij ai vetë gjendet në qendër të vëmendjes. Secili përkujdesej për atë dhe i ndihmuan atij, dhe kështu ai ishte mjaftë i aftë të kuptoj dhe të largohet nga Pikëpamja e tij se ai po lihet pas dore.

 

Është qesharake, të mendohet, se rruga më e mirë është, që gabimet e shpeshta të nënës të menjanohen, të gjithë fëmijët t'iu largohet përkujdesaja e nënës së tyre dhe t'ju ipen kujdestareshave apo institucioneve adekuate për këtë që të kujdesën për ata. Kurdo që ne të kërkojmë një zëvendësim të nënës, të shikojmë ne ndonjë që luan rolin e nënës - e cila lidhë fëmijën në vete, mu ashtu siq e bënë edhe nëna. Fëmijët që rriten nëpër jetimore, shpesh nuk kanë kurrëfarë kuptimi, ndjenje për të tjerët: askush nuk ka qenë pran tij që të mund të jetë një urë e gjallë mes fëmijës dhe bashkkrijuesit(nënës) të tij. Nganjëherë janë bërë përpjekje me fëmijët e jetimoreve, që janë zhvilluar jo-mirë. Është kërkuar një edukatore për parashkoilorë apo ndonjë moter medicionale që fëmijës t'ia ndaj përkujdesjen e saj personale, ose të vendoset në një familje ku nëna do të kujdeset si për fëmijën e saj. Rezulati ka qenë gjithnjë një përmirësim i theksuar, nëse është zhgjedhur nëna për përkujdesje(njerka) e mirë. Mundësia më e mirë për të rritur fëmijë të tillë nëse gjendet një zëvendësim për babanë dhe nënën dhe për një jetë familjare; dhe e gjithë ajo çka do mund të bënim nëse do t'iu marrim fëmijën prindërve, me shumë mund do të mundeshim të gjejmë njerëz të tjerë që do të mund t'i merrnin detyrat e prindërve.

 

Domethënia e dashamirësisë së nënësisë dhe përkujdesjes nënësore del nga fakti se, ka aq shumë dështime që vijnë nga rrethi jetimave, të fëmijëve nga prindërit pa kurorë, fëmijëve të padëshirueshëm dhe fëmijëve nga kurorat e prishura. Eshtë e njohur se, rroli i nje njerke është shumë i vështirë dhe fëmijët shpesh e refuzojnë atë. Në të vërtetë vështërsia nuk është e pazgjidhur, dhe unë njof raste ku me rezultat të mirë është tejkaluar; mirëpo vetëm shpeshherë gruaja nuk e kupton situatën. Ndoshta lidhen shumë ngushtë fëmijët me babain, nëse vdes nëna dhe llastrohen nga ai. Pra ndihen se do t'i' vjedhet dashamiresia dhe kështu rezistojnë kundër njerkës. Ajo(njerka) mbrohet dhe kundërsulmon, dhe tani fëmijët kanë një arsye të vërtetë për të rezistencë. Ajo i ka provokuar ata dhe fëmijët luftojnë më shumë se kurrë. Lufta me një fëmijë është gjithmonë e pakuptimtë; nuk mundet kurrë të fitohet me përdorimin e dhunës apo të fitohet për bashkpunim. Nga përleshjet e tilla del gjithmonë si fitimtar, ngadhnjyes ai më i dopti. Kërkohet diçka nga ai, çka kundërshton të japë, diçka çka me anë të mjeteve të tilla, metodave të tilla kurrë nuk mund të arrihet. Një përpjekje e paparashikueshme në tensionim dhe harxhim i pakuptimt i energjisë do të kursehet, nëse ne përfundimisht do të kuptonim se, dashuria dhe bashkpunimi nuk mund të fitohen kurrë nëpërmjet dhunës.

 

Roli i babait në jetën familjare është poashtu i rëndësishëm sikur ai i nënës. Në fillim mardhëniet e tij me fëmijën janë më pak të ngushta; ndikimi efektiv i tij fillon tek më vonë. Ne veq kemi parashtruar disa rreziqe që mund të dalin nëse nëna dashamirësinë, simpatinë e fëmijës nuk e zhgjëron edhe drejtë babait. Mund të pësoj pastaj një pengesë të madhe në zhvillimin e ndjenjës së tij për bashkësi. Nëse martesa është fatkeqe, situata për fëmijën është potë rreziqe. Nëna ndoshta ndihet e pafuqishme, që ta përfitoj, bashkangjis babain në jetën familjare; ndoshta ajo dëshiron që ta mbaj fëmijën vetëm për vete. Ndoshta te dy prindërit e shfrytëzojnë fëmijën si peng për luftën e tyre personale. Secili dëshiron ta lidhë fëmijën për vete, të dashurohet nga fëmija më shumë se partneri tjetër. Nëse fëmijët ndjejnë qëndrimet, mendimet e ndryshme të prindërve ata lagohen me shkathtësi. Kështu krijohet një konkurencë, se kushë mundet më mirë të sillet me fëmijën apo ta llastroj më mirë. Eshtë e pamundur një fëmijë në një atmosferë të tillë të të edukohet për vetëdije për bashkësi. Bashkësia e parë me njerëzit e tjerë që përjeton është ajo me prindërit; nëse ajo është e keqe nuk mund të pritet që kuptimi për bashkësi të zhvillohet vetëm. Fëmijët nga kurorat fatkeqe rriten me pikëpamje pesimiste për martesë, nëse nuk fitojnë përshtypjen e parë të mirë. Edhe kurë të rriten do ta kenë ndjenjën, se çdo martesë mundë të përfundoj keq. Ata do të përpiqen ti ikin gjinisë së kundërt ose janë të bindur se përpjekjet për afrim do të të përfundojnë si të pafat. Për këtë fëmija është shumë i dëmtuar nëse kurora, martesa e prindërve të tyre nuk është një qelizë aktive e bashkësisë, një rezultat i jetës në bashkësi dhe një shkollë e jetës në bashkësi. Kuptimi i martesës është partneriteti mes dy njerzëve për mirëqenien e dyanshëm, për të mirën e fëmijëve të tyre dhe shoqërisë, dhe nëse ata dështojnë në njërën nga këto pikëpamje, nuk qëndron në harmoni me kërkesat e jetës.

 

Këtu pasi që martesa është partneritet, asnjëra palë nuk do të duhej të ushtrojë mbizotërim. Kjo pikë duhet të kihet parasyshë në mënyrë bazore. Në gjithë udhëheqjen e jetës familjare ska nevoj për demostrimin e forcës, dhe është e pakëndshme, nëse një partner udhëheqë dhe i kushtohet më shumë vëmendje se të tjerëve. Nëse babai është një pesonalitet i fortë dhe ngrenë tonin në familje, të rinjët marrin një pikëpamje të gabueshme për pritjet që janë të lidhura me rolin e tyre mashkullorë. Vajzat vuajn edhe më shumë. Mashkujt në pikëpamjen e tyre janë tiranik; martesa ju duket atyre sikur të jetë një nënshtrim ose nje skllavërim.Nganjëherë ato do të përpiqen ta shpëtojnë veten nga gjinia tjetër me ikjen e tyre në perversion.

 

 

 

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.