söndag 28 februari 2016

Thënie për bashkëshortësin

* Martohuni, sepse gruaja vërtetë ju sjellë  bekimin në shtëpi. (Bezar)

* Rini! Kush është prej jush është  i aftë për jetën bashkëshortore, le të martohet. Kështu më së miri do ta ruaja fetyren dhe epshin e tij nga dëshira seksuale. Kush nuk është në gjendje të martohet, atëherë le të agjërojë, sepse agjërimi do ta zbusë ose do ta frenojë epshin. (Buhari & Muslimi)

* Martoje vajzen tënde me atë njeri që e ka në zemër Allahun. Sepse nëse e dashuron, do ti dhuroje asaj nga bujaria e tij, e nëse nuk e dashuron, mesiguri nuk do të sidhet padrejtësisht kundrejt saj. (Hasan b. Ali)

* Martesa është jeta, kurse largimi nga martesa eshte vdekje. Largimi nga martesa, nuk është gjë tjetër veç thyerje e ligjit natyrorë, mosrespektim i detyrave fetare.

*Nëse martohesh, do të pendohesh, po edhe nëse nuk martohesh do të pendohesh. (Sokrati)

* Asgjë nuk është në gjendje me e lidh njeriun me njerzimin, edhe për vendlindjen, sikurse lumturija bashkëshortore.

* Ai që nuk martohet nuk i takon askujt. Ai është qytetarë botrore, pa ndërpre udhëton, por pa qëllim. (H. Zschilisck)

* Rrugës së bashkëshortësisë dimë sa vlen një grua ose një burrë. (anonime)

* Gruaja nuk është dashnore, por mike dhe bashkudhëtare në jetën tonë. E ne së pari duhet të pajtohemi me mendimin se do ta duam edhe kur ajo të plaket, madje edhe
atëherë kur të plaket fare. (Bjelinski)
* Bashkëshortësia të ruan prej krimit dhe mëkatit. Bashkëshortësia është themeli i gjinisë njerzore.

* Ai që vajzen e vet e marton me gabimtarin e pamoralshëm, i ka ndërpre mardhënijet familjare me të. (Shabija)

* Burri dhe gruaja janë si dy nota patë cilat telat e shpirtit njerzorë nuk e japin akordin e rregullt dhe të plotë. (Maxini)

* Do të kishte shum njerëz të lumtur në botë, po të vazhdonte dashuria edhe pas martesës sikurse para saj. (S. Frashëri)

Martesa është një ethe me kahë të kundërt, nis me të nxehtë e mbaron me të ftohtë. (Hipokrati)

* Mbaji sytë hapur para se të martohesh dhe gjysëm të mbydhur pasi je martuar. (B Franklin)

* Nëse edukon burrin, edukon vetëm atë, nëse edukon gruan ke edukuar tërë familjen. (thënije arabe)

*Thonë se edhe njerzit më të mënçur janë shumë më të vemendshem kur blejnë çizme. sesa kur zgjedhin shoqen e jetës. (N . Leskov)

* Të martohesh për të pasur një grua të bukur është njësoj sikur të blejsh një copë toke për të soditur qiellin që i përket  gjithë botës .(P.Montegaca )

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.