tisdag 16 februari 2016

Rruga e mohimit




Rruga e mohimit

As mohimi nuk është zgjidhje e drejtë. Secilën herë kur mohojmë diçka, e mashtrojmë veten. Çka mohojmë? Secilën herë kur mohojmë diçka, mbesim përherë të lidhur me objektin e mohimit. Një prift indian tha: ”Sa herë që më vjen ndonje' prostitutë, flet vetëm për Zotin. Më thotë: 'Jam ngopur me jetën që po e bëj. Me duhet Zoti.’ Mirëpo kur më vjen ndonjë prift, ai flet vetëm për seks.”

Me të vërtetë kështu është - kur mohoni diçka, mbetni përherë të lidhur për të. Kur luftoni kundër dikujt, gjithnjë mbeteni të lidhur për të. Gjithnjë  derisa luftojmë me dikë, i japim forcë atij. I japim forcë të njëjtë asaj që shpenzojmë në këtë luftë.

Kjo ka të madje edhe me komunizmin, kapitalizmin dhe me të gjitha gjërat tjera. Pra, duhet, "pranuar" domenet tuaja sepse, duke luftuar kundër tyre, u jepni forcë. A thua këtë ende askush nuk jua ka thënë? Kur mohojmë diçka, mbesim të lidhur për të. E vetmja dalje është në atë që të mos lejojmë të jemi të mashtruar. Mos mohoni, por mos lejoni të jeni të mashtruar. Përpiquni ta kuptoni vlerën e drejtë të diçkaje dhe nuk do të keni nevojë ta mohoni - thjesht, vetëm do t'ju bjerë nga dora.

Natyrisht, nëse nuk e kuptoni këtë që po them, nëse jeni aq të hipnotizuar të mendoni se nuk mund të jeni të lumtur pa disa gjëra, ose disa të tjera, atëherë jeni në kurth. Këtë që po përpiqem ta bëj për ju nuk është ajo që jua ofron e ashtuquajtura mendjemprehtësia - t'ju detyrojë në viktimizim, në mohim nga shumë gjëra. Kjo është tërësisht e kotë. Edhe më tej do të mbeteshit të fjetur. Ajo që duhet t'ju ndihmojë është të kuptoni, kuptoni, kuptoni. Sikur të kuptonit, menjëherë do t'ju tretej dëshira për objektin konkret nga i cila varet lumturia juaj. Çka do të thotë: Nëse zgjoheni, do t'ju tretet dëshira për këtë objekt.






nga libri
Zgjimi i Inteligjencës
Anthony De Mello

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.