fredag 12 februari 2016

Sipas Aristotelit

Aristoteli (384-323 p. e. r.) ka merita të veçanta për zhvillimin e psikologjisë filozofike, sikurse edhe për zhvillimin e mendimit psikologjik. Vepra e tij "Mbi shpirtin" konsiderohet me të drejtë vepra e parë, që ka përmbajtje psikologjike. Por, edhe në veprat e tjera të tij gjenden mendime të vlefshme me përmbajtje psikologjike. Në veprën më të rëndësishme "Organon" gjenden përmbajtje të rëndësishme logjike dhe psikologjike për mendimin dhe për njohjen e së vërtetës. Në veprën më pak të njohur "Shkrime të vogla për natyrën" flet për iluzionet dhe për shkaqet e iluzioneve të njeriut. Sipas Aristotelit ekzistojnë tri shtresa shpirtërore: shpirti vegjetativ, shpirti animal dhe shpirti logjik. Shpirti vegjetativ ka të bëjë me proceset biologjike të organizmit, ai animal me ndjenja, me epshe dhe me lëvizje të organizmit, kurse shpirti logjik ka të bëjë me mendimin dhe me format e me përmbajtjet e tij. Vetëm njeriu posedon tri shtresa shpirtërore. kurse shpirt animal dhe vegjetativ kanë kafshët, ndërsa shpirt vegjetaliv kanë himët. Aristoteli është themelues i asociacionizmit ne psikologji. Ai shpjegoi lidhjet e ideve në bazë të ligjeve të posaçme te asociacionit të tyre. Këto ligje janë: ligji i vazhdimësisë (i kontinuitetit), i analogjisë(i ngjashmërisë) dhe i kontrastit. Ligjet asociative të Aristotelit kanë vlerë edhe sot. Aristoteli shpjegoi disa lloje iluzionesh dhe shkaqet e tyre. Me iluzion të Aristotelit fillon lashtesia e dallimit të mashtri- mit të shqisave të njeriut. Po qe se ndërmjet dy gishtërinjve të vënë njërin mbi tjetrin vëmë një gur të vogël, atëherë njeriu ka përshtypje se në këtë pjesë të lëkurës së gishtërinjve të tij veprojnë dy gurë. Mirëpo, sipas tij, këtë mashtrim të njeriut e korri gjon Shqisa e të parit, që është më e rëndësishme sesa Shqisa e të prekurit. Aristoteli ka shkruar: "Nën ndikimin e emocioneve intensive ndijimet na gënjejnë për një moment. Njerëzit e ndryshëm gënjehen në mënyra të llojllojshme. Frikacaku nga frika, kurse i dashuruari nga dashuria kanë aso iluzionesh që, nga ngjashmëria e parëndësishme ndërmjet personave, të parët mendojnë se shohin armikun, kurse të dytët personin që e duan..."Aristoteli i kushtoi kujdes të madh procesit të përfitimit të të dhënave për realitetin me anën e pesë shqisavc të njeriut, por, sipas tij, këto të dhëna do kenë vlerë të vogël për njohje të realitetit, nëse nuk përpunohen drejt nga ana e logjikës së njeriut. Me këto shpjegime të disa dukurive dhe proceseve psikike, sikurse edhe me shumë përshkrime dukurish psikike dhe sjelljesh të njerëzve Aristoteli ndikoi në zhvillimin e mendimit për metodat e psikologjisë. Me këto mendime të rëndësishme për psikolog- jinë dhe për zhvillimin e mendimit psikologjik Aristoteli konsiderohet ndër paraprijësit e zhvillimit të psikologjisë empirike. Disa mendimtarë Aristotelin e konsiderijnë “Baba i Psikologjisë”.

Teofrasti i Erozosit (372 - 288 p.e.r.) studio shkaqet e ndryshimit të sjelljeve dhe të ka- rakterit të njerëzve. Ky është paraprijës i metodës së vëzhgimit objektiv të sjelljeve të njeriut. Shkroi veprën “Karakteret” që u përkthye edhe në gjuhën shqipe.


e marur nga libri
Psikologjia e Përgjithshme
Prof.Dr.Pajazit Nushi

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.