lördag 6 februari 2016

Thënie !!


"Opinioni publik është gjithmonë tiranik ndaj atyre që e ndjejnë atë dhe më pak tiranik ndaj atyre që janë indeferentë ndaj tij."   Bertrand Rasëll   Pushtimi i lumturisë  1930
 
"Nëse një amerikanë goditet në kokë nga një top,ai paditë në polici.Nëse një japonezë goditet në kokë,ai thotë:"Është një nder.Është faji im.Unë nuk duhet të kisha qëndruar atje."
 
 
"Ashtu siç jam,ashtu shoh."   Ralf Ualdo
 
"Kur keni një bindje,ajo ndikon mbi mënyrën e përceptimit të informacioneve që lidhen me të.Kur e shihni një vend si të rrëzikshëm,ju interpretoni veprimet e tyre të dyshimta si të rrëzikshme."   shkencëtari politik Robert Xhervis   1985
 
"Gabimi i syve tanë drejton mendjen tonë:Ajo që drejtohet nga gabimi është gabim."   Shekspir,Trojli dhe Kresida 1601
 
"Ne dëgjojmë dhe kuptojmë vetëm atë që e njohim përgjysmë."   Henri David Toro   1862
 
"Dy të tretat e atyre që shohim ndodhën prapa syve tanë."   fjalë e urtë kineze
 
"Kujtesa nuk është si të lexosh një libër:është si të shkruash një libër nëpërmjet fragmenteve të shkëputur."    Xhon F.Kilhstrom   1994
 
"Një njeri nuk duhet të turpërohet të thotë se ka qenë gabim,gjë që është një mënyrë për të thënë se sot është më i zgjuar se dje."   Xhonatan Suift     1711
 
"Udhëtimi është i mrrekullueshëm  vetëm në retrospektivë"    Pol Tero
 
"Vetëpëlqimi luan lojëra të neveritshme me kujtesën tonë."   romancieri   Xhozef Konrad
 
"Njerëzit janë mjaft të aftë të vazhdojnë jetën,por aq të paaftë sa duhet për të bërë gabime të parashikueshme dhe të vazhdueshme."   Baruk Fishof    1981
 
"I zgjuari i di mirë dobësitë e tij për të pranuar pathyeshmërinë;po ashtu ai që di më shumë,e di më mirë se sa pak di."    Tomas Xheferson
 
Lidhur me bombën atomike:
"Ky është budallallëku më i madh që kemi bërë ndonjëherë.Bomba nuk do të shuhet kurrë dhe po flas si një ekspert dinamiti."   Admirali Uilliam Lehi në letrën dërguar presidenti Truman 1945
 
"Kur di një gjë,thauj që e di atë;kur nuk di një gjë,thuaj që nuk e di atë.Kjo është dituri." Konfuci
 
"Nëse një amerikan me ngjyrë kryen një krim,denojeni.Por mos harroni se shumica e afro-amerikanëve janë puntorë dhe respektues të ligjit.Nëse një adoleshent  i bardhë rreh për vdekje një afro-amerikan vetëm për shkak të racës së tij,atëherë për hir të zotit dënoni veprimin,por mos harroni se numri më i madh i të bardhëve do ta shohë këtë si diçka të ndryshme."  Bill Klinton  1997
 
"Shumë njerëz arsyetojnë dramatikisht,jo me sasi."  Juristi Oliver Uendell Holms xhunior 1872
 
"Dëshmitarët mund të jenë më të shtrëngues se malet e fakteve (pasi malet me fakte dhe figura janë shumë të vështira për t'u paraqitur)"  Mark Snaider  1988
 
"Unë i shoh njerëzit më të etur për të zbuluar arsyet e një gjëje,sesa për të vërtetuar nëse ajo gjë është e vërtetë."   eseisti francez Montanj   1542
 
"Për të gjykuar ngrohtësinë dhe entuziazmin e përgjithshëm të një mësuesi apo profesori,kërkohet thjesht një copë e vogël sjellje shumë e vogël"  Ambandi dhe Rosental  1992
 
"Nëkrijimin e këtyre problemeve,ne nuk deshëm t'i bënim njerëzit budallenj.Të gjitha problemet tona na bënë edhe ne budallenj."   Amos Tverski  1985
 
"Qëllimet në mendjen njerëzore janë si ujërat e thella,por i zgjuari do t'i shterojë ato"  fjalë e urtë
 
"Spirti i lirisë është shpirti i cili ende,i pabindur në të drejtën e vet;shpirti i lirisë është ai që kërkon të kuptojë mendjet e burrave dhe grave të tjera;shpirti i lirisë është ai që peshon interesat e të tjerëve paralelisht me të tija duke lënë jashtë prirjet"  Dora e Mësuar shpirti i lirisë 1952
 
"Kur i vidhni një njeriu iluzionet e tij jetësore,atëherë i vidhni edhe lumturinë"  Henrik Ibsen  1884

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.