söndag 10 januari 2016

Gjykimi


Një nga gjërat më të vështira, por edhe më
e rëndësishmja në jetë është ajo që të mos e
ndajmë jetën në gjëra të mira dhe idiotike, që
të mos e ndajmë fare. Të gjitha ato gjëra janë
pjesë e së njëjtës tërësi.
E nevojshme është të kemi vetëm pak ndjesi
për humor. Për mua, ndjesia për humor
është shumë e rëndësishme që njeriu të jetë
tërësor.
Çfarë ka të keqe në gjërat e vogla, idiotike?


Pse nuk mund të qeshësh dhe të kënaqesh me
to? Tërë kohën ti vetëm gjykon mbi atë se çfarë
është mirë, e çfarë keq. Tërë kohën ti vetëm rri
në karrigen e gjyqtarit – dhe ajo të bën aq serioz.
Lulja është e bukur, por ç’duhet gjembi? Ai
është pjesë e pandashme në ekzistencën e
lules. Lulja nuk mund të ekzistojë pa gjembin,
ai e mbron. Gjembi ka rëndësinë e vet, qëllimin
e vet, kuptimin e vet.
Ndërkaq, ti bën ndarjen – lulja është e
bukur, kurse gjembi i shëmtuar. Porse në vetë
trungun është i njëjti lëng që ushqen edhe
lulen edhe gjembin. Në jetën e drurit nuk
ekziston ndarja, nuk ekziston gjykimi. Lulja
nuk është vetëm e mbrojtura, kurse gjembi
vetëm ai që mbron; të dy së bashku janë tërësi
e pranueshme.
Dhe këtë do të duhej zbatuar në jetë.
Ekzistojnë gjëra, gjëra të vogla të cilat, po i
gjykove, duken marroqe, idiotike. Por kjo është
vetëm shkaku se i gjykon; mos e bëj atë dhe do
të shohësh se edhe ato e kanë kuptimin e
ekzistencës.


OSHO

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.