torsdag 14 januari 2016

Martesa e saj dhe e tij: Rrënjët nga fëmijëria



 
Kur kam hyrë një natë vonë në restorant, një burrë i ri doli nga dera. Fytyra e tij ishte edhe e mërrolur edhe e ngurtë. Pas i shkonte gruaja e re duke e goditur ne shpinë dhe dukei bërtitur: "Qosh i mallkuar! Kthehu mbrapa dhe sillu mirë me mua!". Lutja shumë kontradiktore dhe sarkastike zbulon modelin i cili rëndomë shihet tek çiftet të cilëve lidhja është në krizë: ajo dëshiron grindje, ai tërhiqet. Psikologët martesor moti kohë e kanë vërejtur se çiftet të cilët sillen sipas këtij modeli "grindje-tërheqje", me kohë përfundojnë tek terapeuti kur burri vënë vërejtje në kërkesat dhe fjalët fyese të "pakuptimta" të gruas, derisa gruaja ankohet se ai nuk interesohet që ta dëgjojë atë.
Në esencë ky "përfundim" martesor është dëshmi se tek një çift bashkëshortor ekzistojnë dy bota emocionale – e saj dhe e tij. Edhe pse pjesërisht janë të natyrës biologjike, rrënjët e dallimeve emocionale mund të përcillen nga fëmijëria - bota të ndara emocionale të vajzës dhe djalit gjatë periudhës së rritjes. Janë bërë numër i madh studimesh për këto dy bota të ndara, për pengesat të cilat krijohen jo vetëm për shkak të lojrave të ndryshme të cilat vjazat dhe djemët i preferojnë, por edhe nga frika se mos dikush do i përqeshë se kanë "vajzë" apo "djalë" një hulumtim mbi miqësinë në mes të fëmijëve ka treguar se fëmijët trevjeç thonë se gjysma e shokëve të tyre janë të gjinisë së kundërt; fëmijët pesëvjeç deklarojnë se 20% të shokëve i kanë të gjinisë së kundërt, ndërsa shtatë vjeçarët gati asnjë djal apo vajzë nuk kanë shokë të gjinisë së kundërt. Botat e ndara miqësore kalojnë njëra pranë tjetrës derisa tinejxherët nuk ia fillojnë të "zbaviten"...

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.