måndag 18 januari 2016

Ndjenjat e njeriut


Ndjenjat e njeriut kanë edhe shenjat e jashtme të shprehjes së tyre.Shenjat e jashtme të shprehjes së ndjenjave mundësojnë njohjen e ndjenjave të një individi nga ana e të tjerëve.Kështu ,dënjesa e një individi të panjohur është shenjë e ndjenjës së pikëllimit të tij;vajtimi i një tjetri është po ashtu shenjë e píkëllimit të tij,lëvizjet e shpeshta të gjymtyrëve dhe jo aq të koordinuara të një njeriu janë shenja të jashtme të ndjenjës së zemërimit të tij,etj.Metoda e ekspresionit të ndjenjave mbështetet në dallimin e këtyre shenjave të jashtme dhe në gjurmimin e lidhjes së tyre me ndjenjë e përjetuar të individit.Shenjat e jashtme të shprehjes së ndjenjave janë të shumta.Këto shenja ndahen në tri grupe.Grupet e shenjave të jashtme të ndjenjave janë:

shenjat  e fytyrës,të zërit,dhe të lëvizjes së trupit e të gjymtyrëve të tij.Disa nga psikologët edhe përcaktimin e situatës së jashtme që shkakton ndjenjën e caktuar e sistemojnë në shenja të shfaqjes së ndjenjave.Sa më shumë të dhëna që mblidhen dhe grupohen për një lloj ndjenje të caktuar,aq më i sigurt është individi në përcaktimin e saktë të ndjenjës së tjetrit.Përndryshe,individi mund të gabojë në përcaktimin e ndjenjës së tjetrit sikur të bazohet vetëm në shenja të dalluara te tjetri.Shenjat e fytyrës janë më të dallueshme për përcaktimin e ndjenjës së tjetrit.Ndër këto,shenjat e ndryshimit të muskujve të gojës dhe të muskujve të syve janë shenjat më të rëndësishme për identifikimin e llojit të caktuar të një ndjenje.Shenjat e ndryshimit të lartësisë,të fortësisë dhe të ritmit të zërit të njeriut gjatë të folurit shprehin në formë të dallueshme llojet e ndjenjave.Intesiteti i lartë i zërit të njeriut që flet,humbja e ritmit të pushimeve foljore janë shprehje gati e sigurt e zemrimit të tij;plogështia në të folur,ngadalësimi i ritmit të të folurit,zgjatja e pushimeve foljore më tepër sesa është e zakonshme te njeriu i caktuar janë tërësi e shprehjes së ndjenjës së pikëllimit të tij.

Është vështirë të dallohen ndjenjat e ndërlikuara tek individët që janë përmbajtës të vetës dhe kontrollues të ndjenjave të veta.Në këto raste identifikimin e ndjenjës së individit e ndihmon njohja e situatës së përjetuar,e cila ka shkaktuar një ndjenjë të këtillë.Ndjenjat dallohen edhe në bazë të formave të qëndrueshme të shprehjes së tyre në shoqërin e caktuar.Ndjenja e pikëllimit shpreht me vajtim të zëshëm në disa mjedise shqiptare,por jo në të gjitha;frika ka forma të ndryshme të shprehjes në mjedise të ndryshme shoqërore,madje edhe te pjesëtarët e të njejtës shoqëri,për të shkaktuar nga dukuritë dhe nga situata të ndryshme.Megjithëkëtë,shumë veta arrijnë tí kontrollojnë me sukses ndjenjat e tyre,sikurse edhe shprehjen e jashtme të ndjenjave.Për këtë shkak,identifikimi i saktë i ndjenjës së të tjerëve në bazë të shprehjeve të jashtme të saja ka kufizimet e veta....

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.