måndag 18 januari 2016

Çrregullimet Seksuale




 

Grupi i fundit i madh i çrregullimeve është ai i përshtatjes seksuale.Disa janë çrregullime plotësisht serioze,ndërsa të tjerat janë probleme të zakonshme të përshtatjes.DSM-III-R i ndanë çrregullimet seksuale në dy grupe:parafilitë dhe çrregullimet e funksioneve seksuale.Çrregullimet më të zakonshme të funksioneve seksuale përfshijnë një frenim të dëshirës seksuale ose probleme të ciklit të ragimit seksual.Këtu do të diskutojmë për parafilitë,që janë devijime seksuale të karakterizuara nga nevoja për sjellje të pazakonshme për të siguruar ndezjen seksuale, të cilat pengojnë veprimtarinë normale seksuale.Parafili do të thotë joshje ose tërheqje (filia) e devijuar (para).

Parafilitë hasen pothuajse vetëm te burrat.Njerëzit që kanë parafili janë të prirur të kenë dëshira dhe fantazi seksuale të përsëritura që lidhen me objekte,poshtrime,fëmijë ose njerëz qe nuk pranojnë.DSM-III-R identifikon tetë parafili specifike.

Ekspozimizmi ka të bëjë me ekspozimin e organeve gjenitale para të panjohurve me qëllim që të arrihet kënaqësia seksuale.

Feshitizmi
shfaqet kur një person parapëlqen që të eksitohet nga ana seksuale prej objekteve (fetisheve).
Froterizmi (frotteurism) lidhet me arritjen e ndezjes seksuale nëpërmjet prekjes ose fërkimit pas një personi mospranues,shpesh në një grumbull njerëzish në një vend publik.
Pedofilia ka të bëjë me veprimtarinë seksuale me fëmijët e vegjël.
Sadizmi seksual është shkaktimi i vuajtjes dhe poshtërimit të partnerit në përpjekje për të arritur ndezjen seksuale,dhe masokizmi seksual është arritja e ndezjes seksuale duke i shkaktuar vetes dhimbje me anë të partnerit.
Fetishizmi transvestik ka të bëjë me arritjen e kënaqësisë seksuale duke u veshur si një person i seksit tjetër (zakonisht një burrë heteroseksual vishet si grua kur ndodhet vetëm).Në rastin e vuajërizmit (voyeurism),një person siguron kënaqësi seksuale duke parë njerëzit që janë lakuriq ose të angazhuar në veprimtari seksuale,fshehurazi,pa dijeninë ose pëlqimin e tyre.
Ekzistojnë shumë shpjegime për parafilitë,por disa psikologë besojnë se të mësuarit është tejet i rëndësishëm për këto çrregullime.Sipas modelit bihevioral (të sjelljes), personi në një farë mënyre mëson sesi të përforcojë çrregullimin nëpërmjet stimulit të papërshtatshëm.
Përcaktimi i sjelljes anormale është një detyrë shumë e vështirë.Kategoritë diagnostike të DSM kanë evoluar,ndërkohë që psikologjia e anormalitetit është bërë më sofistikuar.Një nga rreziqet e mundshme në fushë të psikologjisë së sjelljes anormale është etiketimi i një personi si anormal,siç shihet edhe në pjesën hyrëse.Ekzistojnë shumë ndryshime individuale të personalitetit dhe ajo që mendohet të jetë anormale në shoqërinë tonë,mund të jetë e përshtatshme në një shoqëri tjetër. Psikologët përpiqen ta kuptojnë sjelljen anormale që të mund ta trajtojnë atë.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.