söndag 3 januari 2016

Për shembull


Për shembull, po qe se Albert Ajnshtajni nuk do të ikte nga Gjermania, kush do të fitonte në Luftën e Dytë Botërore? A mendon se Amerika, Britania e Rusia do të fitonin? Jo! Vetëm me ikjen e një njeriu, me ikjen e Albert Ajnshtajnit, është formuar historia. Të gjithë ata emra të tjerë: Ruzvelt, Çerçill, Stalin, Hitler – nuk kanë rëndësi. Ai njeri ka bërë çdo gjë me zbulimin e bombës atomike. Ai i ka shkruar letër Ruzveltit: "Bomba atomike është gati, derisa nuk do ta përdorni, lufta nuk ka për t’u ndalur".
Ai për këtë është penduar, por ky është tregim tjetër... Ai atë letër ka mundur t’ia adresojë dikujt tjetër – ta zëmë, Adolf Hitlerit – dhe historia do të ishte krejt tjetërfare, drastikisht tjetërfare.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.