måndag 18 januari 2016

Terapia me klient të qendërsuar



 
Terapia me klient të qendërsuar u themelua nga teoricieni i personalitetit humanist Carl Roders.Idetë kryesore të kësaj terapie janë :çdo individ ka një aftësi të lindur për të qenë i shëndetshëm psikologjikisht dhe për të realizuar potencialin që ka,për t’u vetaktualizuar.Sipas këtij këndësështrimi,mosadaptimi psikologjik ndodh kur individi mohon aspekte të rëndësishme të vetvetes,si p.sh.,disa ndjenja dhe eksperienca ngaqë ai shkon ato si të ”papranueshme”.Për të rivendosur kontaktin me vetveten,në vend që të kapen pas imazheve të imponuara,ata kanë nevojë për një mjedis që pranon dhe që nxit njohjen e lirë dhe të hapur të personalitetit të tyre.Kjo do të çojë përfundimisht në njohjen e vetvetes dhe në shëndetin mendor.
Funksioni i terapistit është sigurimi i një atmosfere jokërcënuese,i një atmosfere ngrohtësie dhe respekti për individin.Për të theksuar rolin aktiv që terapisti luan gjatë procesit,personi që merr terapitë quhet klient dhe jo pacient.Terapisti nuk merr përsipër ta udhëheqë klientin të ndryshojë jetën e vet,as nuk i jep atij këshilla,dhe as nuk i interpreton ato që thotë klienti.Në këtë mënyrë kjo terapi është nondirektive. Terapisti bën të gjitha përpjekjet që ta kuptojë klientin tërësisht,të sqaroj ndjenjat që ai shfaq dhe reagimett që bën.Rogers mendon se terapisti duhet të jetë i sinqertë,t’ia shprehë ndjenjat e tij klientit dhe të mbetet në të njejtën kohë një dëgjues i vëmendshëm dhe i ngrohtë.
Në librin e vitit 1980 ”Një mënyrë ekzistence”,Rogers përshkroi tri cilësitë thelbësore që duhet të ketë një terapist që praktikon terapitë me klient të qëndërsuar sinqeritetin,qëndrimin e pakushtëzuar pozitiv dhe aftësinë për ta kuptuar klientin duke vënë veten në pozitën e tij.Sinqeriteti do të thotë të jesh ai që je,të jesh i hapur,i ndershëm.Terapisti duhet të mbajë ndaj klientit një qëndrim të pakushtëzuar pozitv domethënë ta pranojë klientin tërësisht,ashtu siç është.Klienti duhet të trajtohet gjithmonë si një qënie njerëzore e papërsëritshme e rëndësishme,e mirë.Është me rëndësi të krijohet një mjedis në të cilin të ndodhë ndryshimi.Terapisti duhet të jetë empatik,pra i aftë të kuptojë ndjenjat dhe përceptimet e klientit.
Duke vënë veten në pozitën e klientit terapisti mendon dhe ndjen ato që mendon e ndjen edhe vetë klienti,kështu që klienti mund të shohë vetëveten më qartë.
Dëgjimi aktiv (duke i kushtuar vëmendje të plotë asaj që thuhet) i terapistit është themelor për të kuptuar personin tjetër.Në këtë mënyrë terapisti nuk e interpreton e nuk e vlerëson atë që thotë klienti,por e lë atë të formojë përfundimet e veta ndërkohë që terapia ecën
përpara.
Në terapitë me klient të qëndërsuar klienti fillon të ndjehet i lirë për të analizuar personalitetin dhe problemet e veta dhe të zbulojë përvojat dhe ndjenjat që ai vetë i ka ndrydhur më parë.Në fund të terapisë,nga klienti pritet që ai ta njohë më mirë veten dhe ta pranojë më lehtë atë.Terapisti mendon se këto të dyja përbëjnë një gjë të vetme.Ai beson gjithashtu se aftësia për të njohur më mirë vetveten lehtëson zbulimin e rrugëve më efikase e më të përshtatshme për të jetuar e bashkëvepruar me të tjerët. Rogers besonte se terapia nondirektive zbatohet në një larmi marrëdhëniesh si në ato terapist-klient,prind-fëmiijë,lider-grup,mësues-nxënës,administrator-punonjës.Përderisa qëllimi i terapisë është të ndihmojë klientin të zhvillohet,atëhere qëndërsimi i klientit,vënia e tij në qendër,është një veprim i bazuar.Megjithatë për terapitë roxheriane janë ngritur edhe disa probleme.Vlerësimi i efikasitetit të kësaj terapie bazohet në ato që thotë vetë klienti për vetveten dhe jo në ndryshimet aktuale të sjelljes.Kështu,matja e efikasitetit të terapisë vështirësohet.Gjithashtu,përderisa klienti duhet të marrë pjesë aktive në procesin terapik,atëhere terapia me klient të qendërsuar është e përshtatshme vetëm për format e lehta të problemeve psikologjike.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.