söndag 10 januari 2016

"Hajni"


Për shembull, e sheh një hajn. Sheh se
diçka ka vjedhur – ajo është fakt që nuk vihet
në pyetje – dhe krijon gjykimin mbi atë se ai

gjithsesi është hajn, se hajnia është diçka e
keqe. Kur e emërton ndonjë njeri hajn, mendja
jote thotë: “Ke të drejtë, gjykimi yt është i
vlefshëm”.
Por përse hajni përgjithësisht është i keq?
Dhe ç’është e keqja? Pse ai ka qenë i shtrënguar
të vjedhë? Ai moment i hajnisë është i
veçuar nga të gjitha momentet tjera; në bazë të
një momenti të veçuar ti po krijon gjykimin
mbi personalitetin e përgjithshëm. Po e quan
hajdut edhe pse ai posedon edhe shumë veti
tjera, dhe jo vetëm atë.
Ai mund të jetë piktor i mirë, mund të jetë
zdrukthëtar i mirë, këngëtar i mirë, valltar i
mirë – në të vërtetë, një mijë e një kualitete
mund ta stolisin atë njeri. Në tërësinë e vet
njeriu është i madh, hajnia është vetëm një
pjesëz e tij.
Në bazë të një pjese të ndarë, ti nuk mund
të krijosh gjykim mbi tërësinë e personit. Ti
nuk e njeh atë person në plotëninë e vet, por ti
gjithashtu nuk e njeh as atë veprim të veçuar,
nën çfarë rrethanash ka ndodhur. Ndoshta në
rrethana të tilla vjedhja nuk është diçka e
keqe. Ndoshta edhe ti në rrethana të tilla kishe
për të vjedhur. Shkaku se çdo veprim është
produkt i rrethanave relative.
Po e shikove botën rreth vetes, do të
shohësh se njerëzit ndodhen në rrethana të
llojllojshme, e gjithashtu edhe idetë e tyre mbi
të mirën dhe të keqen, korrekten dhe jokorrekten.
Për të parën herë ti do të jesh në mundësinë
që të kuptosh se mendja jote është
gjithashtu vetëm pjesëz e rrethanave të caktuara
njerëzore. Ajo nuk reprezenton kurrfarë të
vërtete; ajo reprezenton vetëm rrethana të caktuara.
Dhe çfarëdo të pashë me mendje të tillë, ajo
është vetëm gjykim moral.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.