tisdag 12 januari 2016

Dy mendjet tona




Dy mendjet tona

Mikesha më tregoi për divorcin e saj– divorc i dhimbshëm. Burri i saj ishte dashuruar në femrën e re nga puna, dhe papritmas e kishte lajmëruar se po shkon të jetoj me gruan e re. Kanë pasuar muaj të tërë ekzagjerimi rreth shtëpisë, pareve, përkujdesjes për fëmijët. Tash, pas disa muajsh, thotë se pavarësia i pëlqen, dhe se ka fat që është e vetëm. "Thjesht për të më nuk mendoj – në të vërtetë as që më intereson", tha ajo. Posa e tha këtë sytë iu mbushën me lot.


Ai moment leht ka mundur të mbes i pavërejtur. Por empatia dhe ngushëllimi, fuqia për t’i kuptuar sytë e përlotur do të thotë se ajo ende vuan edhe përkundër dëshmive të kundërta është akti kuptuarit në fjalët të cilat veç janë në fletë të shtypura. Tjeter është reagimi i mendjes emocionale, e tjetër – racionale. Ne me të vërtetë posedojmë dy mendje, njëra që mendon dhe tjetra që ndien.

Këto dy mënyra të njohjes fundamentalisht të ndryshme kundërveprojnë dhe krijojnë jetën tonë mendore. Njëra, mendja racionale, model i njohjes të së cilës jemi plotësisht të vetëdijshëm, ndërgjegjshëm, me ndihmën e të cilës bëhemi të aftë të njohim
dhe mendojmë. Por krahas kësaj, ekziston edhe aspekti tjetër i njohjes: i fuqishëm dhe impulsiv, edhe pse nganjëherë jologjik – mendja emocionale.






Dihotonia emocionale/racionale përafërsisht i përgjigjet dallimit të rëndomt midis "zemrës" dhe "kokës"; "të njohësh diçka me zemër" se është në rregull i përket një aspekti tjetër bindjesh, në një mënyrë fundamentale lloj më i thellë i bindjes, sesa njohja racionale e të njëjtave gjëra. Ekziston një pikëpamje e caktuar e bastisjes në rapor me mbikëqyrjen racionao-emocionale të mendjes; sa ma intenzive që është ndjenja aq më dominante bëhet mendja emocionale dhe mendja racionale më pak efikase. Kjo është kontrata e cila duket s’e rrjedhë nga epërsia e vjetër evolutive kur emocionet dhe intuita udhëheqin me reaksionet tona momentale kur na është jeta në rrezik - dhe kur pauza në të menduarit "e çka të bëj tash" mund të na kushtoj me jetë.

Këto dy mendje, emocionale dhe racionale, operojnë në të shumtën e pjesëve në harmoni të ngushtë, dukei gërshetuar reciprokisht në mënyrë shumë të ndryshme njohjet të cilat janë drejtuese në jetën tonë. Zakonisht ekziston baraspesha midis mendjes emocionale dhe asaj racionale, emocioni i cili na informon dhe na udhëzon për punën e mendjes racionale, derisa mendja racionale i pastron dhe nganjëherë e këputë influencën e emocioneve. Prapë, mendja emocionale dhe ajo racionale janë gjysmë të pavarura nga të cilat gjithësesi, siç do ta shohim, reflekton influenca e proceseve trunore të cilat janë të largëta por të ndërlidhura.

Në shumë raste, apo në të shumët e tyre, këto mendje janë jashtëzakonisht të kordinuara; ndjenjat janë themel i mendimit, mendimi themel i ndjenjave. Por kur epshet shqetësohen, baraspesha prishet; mendja emocionale pushton më shumë sfera, duke e shypur mendjen racionale. Erazmo nga Roterdami(Erasmus of Rotterdam) ka shkruar me ton satirik për konfliktin shekullor midis arsyes dhe emocioneve.(9)


"Jupiteri e ka shpërblyer shumë ma tepër epshin sesa arsyen – mund ta llogaritni koston si 1 me 24. Ai i ka vendos dy mizor të tërbuar, lakminë dhe zemërimin, përballë forcës së vetmuar të Arsyes. Plotësisht është e qartë deri në cilën masë Arsya mund ta kontrolloj forcën e bërbashkët të këtij dytëshori. Të vetmën gjë që Arsya di ta bëjë është që vetveten heshtazi ta qetësojë, duke i përsëritur shembujt e virtyteve, derisa keto dy tjerat i thonë që ta var veten, janë më të zëshëm dhe më atakues derisa Mbreti i tyre mos të lodhet, abstenon dhe dorëzohet."

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.