torsdag 7 januari 2016

Psikologjia e Ushqyerjes






















Njeriu është ai çka ha, ose më saktë më thuaj çfarë ha të të them
si duhet të jesh me shëndet. Këto përbënin filozofinë bazë të
kohës së Hipokratit, në periudhën e Greqisë së lashtë. Pra, ushqimi
duhet të jetë ilaçi ynë. Qysh në kohën e Indianëve, 12-15 mijë vjet më
parë është zbuluar se kishte një lidhje të fortë midis ushqimeve dhe
organeve të trupit. Le të themi se, ushqime të caktuara ndikojnë fuqishëm
në rendimentin e trurit dhe në funksionet fizike të trupit, si në
kujtesën e njeriut, gjumin, dhimbjet, depresionet deri në aftësinë e të
mësuarit dhe të përshtaturit ndaj nevojave të jetës.
P.sh., ushqimet e pasuar me lecitin, që ndodhen në familjen e zhardhokëve
apo të fasule-bizeleve, rritin fuqinë mendore, ndërsa ato të pasura

me karbohidrate e të varfra me proteina, në mënyrën më të sigurtë
të tyre e bëjnë njeriun të përgjumur, të ngathët e të vrazhdë. Duhet
të dini se fuqia, që jep një portokalle është e barabartë me fuqinë që
jep 1.5 kile djathë. Kërkimet, si në atë kohë dhe në kohët moderne,
sot kanë vërtetuar që, ushqimi ose ushqyerja e saktë e ndërthurur me
“mjekun” lëvizja, mund të kurojë, sigurisht për një kohë më të gjatë se
ilaçet, por më të sigurtë se ato, shumicën dërmuese të sëmundjeve, për
të mos të thënë të gjitha. P.sh. çregullimet nervore, çregullimet në or-
ganet e tretjes, hemorroidet, hernia diskale, etj, mund të qetësohen me
ilaçe mjekësore, por kurrë s’mund të shërohen prej tyre.
Përkundrazi, ato mund të shërohen plotësisht vetëm nga mënyra e
ushqyerjes. Atëherë, ku qëndron forca magjike e shërimit prej dietës së
saktë të ushqyerjes. Me dietë, shpiegojmë dhe kuptojmë mekanizmin
natyror të të ushqyerit te njerëzit, jo sforcimin për të mbajtur dietë
rraskapitëse, çmobilizuese deri në sëmundndjellëse.
Sikundër në kohët shumë të lashta (indianët e vjetër), edhe Ajnshtajni
e preku më se një herë idenë, se gjithësia përbëhet nga vibrime,
të quajtura ndryshe vibrime të energjisë. Pra, materia, në çfarëdolloj
lënde qoftë, e ngurtë, e lëngët apo e gaztë thith dhe lëshon valë me
frekuenca të ndryshme, si: alfa, beta dhe gama. Veç të tjerave, ekziston
një lidhje e ngushtë apo koherencë e përsosur midis organizimit të
gjithësisë dhe organizimit trupor.


nga libri:
Psikologjia e Ushqyerjes
Sazan Guri

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.