söndag 3 januari 2016

Politikani...


nga libri:

Lajmëtari i njeriut të ri për
botën e re
Osho




Politikani është njeri i sëmurë, psikologjikisht i sëmurë dhe spiritualisht i sëmurë. Fizikisht mund të jetë krejtësisht në rregull. Zakonisht të gjithë politikanët janë fizikisht të shëndoshë, por psikika e tyre është e sëmurë, i tërë mundimi i tyre bie mbi psikikën e tyre. Ti këtë mund edhe ta shohësh. Kur njëherë politikani e humb fuqinë politike ai fillon edhe fizikisht të shkrihet. Çuditërisht... kur ka qenë në pushtet, edhe pse së tepërmi i ngarkuar me të gjitha gajlet e telashet, është ndier krejtësisht mirë. Në atë moment që fuqia e tij është zhdukur, atëherë janë zhdukur edhe të gjitha brengat; pra, tash ai ka për të qenë punë e dikujt tjetër, dikush tjetër do të brengoset për të. Psikika e tij është e pangarkuar, por në tërë këtë pangarkueshmëri të psikikës, të gjitha hidhërimet dhe sëmundjet tash godasin në trup. Politikanët, kur në pyetje është fiziologjia e tyre, vuajnë vetëm atëherë kur e humbasin fuqinë, përndryshe, politikanët do të mund të jetonin gjatë në mirëqenien fizike. E çuditshme, por arsyeja është në atë se e tërë sëmundja e tyre vjen nga psikika, e kur psikika e përfshin tërë sëmundjen atëherë trupi mund të jetojë i pangarkuar. Por, kur psikika e realizon tërë atë sëmundje, çfarë të bëhet atëherë? Ekzistenca jote fizike është më e ulët se ajo psikike – e tërë sëmundja atëherë bie mbi fiziologjinë, mbi trupin. Prandaj politikanët jashtë fuqisë vdesin tepër shpejt. Politikanët në pushtet jetojnë tepër gjatë. Kjo veçse është gjë e njohur, por shkaku i kësaj ende është jo mjaft i hulumtuar.
Prandaj është me rëndësi që së pari të kuptohet se politikani është njeri psikikisht i sëmurë, kurse sëmundja psikike pretendon të jetë edhe sëmundje spirituale atëherë kur nuk ka mundësi që të përballet me të gjitha problemet, atëherë kur psikika nuk do të mund t’i durojë të gjitha ato. Pra, jini të kujdesshëm: nëse politikani është në pushtet, sëmundja e tij psikike tenton të zgjerohet kah jeta e tij shpirtërore, sepse ai në vete bart sëmundjen psikike; ajo nuk mund të zbresë në nivel më të ulët karshi famës dhe fuqisë që ia mundëson pushteti. Në këtë është fuqia e tij, ai mendon se ky është thesar i tij: ai nuk lejon që sëmundja të bie më poshtë, në rrafshin fizik.

Unë këtë e quaj sëmundje. Për të kjo është egodalldisje e tërë. Ai jeton për këtë: nuk ka qëllime tjera jetësore. Prandaj, atëherë kur ai është në pushtet, ai sëmundjen e vet e mban fuqimisht në duart e veta, por ai asgjë nuk di për nivelin shpirtëror të vetëdijes, prandaj ato dyer të tij për këtë janë të hapura. Ai nuk mund t’i mbyllë ato dyer; ai edhe nuk ka ide se ekziston diçka më e lartë sesa mendja. Kur është në pushtet, sëmundja e tij psikologjike, nëse është me shumicë, pas disa pikave të caktuara, e vërshon psikikën e tij dhe arrin deri tek nivelet më të larta të vetëdijes, deri tek spiritualiteti. Nëse nuk është në pushtet ai nuk përpiqet ta mbajë tërë atë dozë marrëzie. Tash ai e di se ajo është realizuar, se ai nuk ka fituar asgjë, tash është i vetëdijshëm se asgjë me vlerë nuk ka marrë. Dhe gjithsesi, aty nuk ka asgjë për t’u ruajtur; pushteti është zhdukur, tash ai është askushi.

Nga dëshpërimi, ai relaksohet – në të vërtetë, mund të thuhet se relaksimi vjen automatikisht. Ai tash mund të flejë mirë, mund të shkojë në shëtitjen e mëngjesit. Ai tash mund të llomotisë me shokët, të luajë shah, mund të bëjë çfarëdoqoftë. Ai tash vetveten e gjen psikikisht të humbur. Dyert që fuqimisht i ka mbajtur të mbyllura në mes psikikës së tij dhe trupit të tij tash janë hapur, e trupi i tij tash fillon të vuajë: ai tash mund të pësojë sulm në zemër,
mund të sëmuret nga ciladoqoftë sëmundje: tash kjo është krejt e mundur. Sëmundja e tij psikike mund ta sulmojë pjesën më të dobët të trupit të tij. Kurse gjatë kohës së pushtetit krejt kjo ngrihet lart, kah qenia e tij, për të cilën ai nuk është as i vetëdijshëm.
E çfarë është sëmundja? Sëmundja është vetëm kompleksi i inferioritetit. Të gjithë ata të cilët janë të interesuar për pushtet vuajnë prej atij kompleksi. Ai thellë në vete e sheh pavlefshmërinë e vet, inferioritetin në raport me të tjerët. Të gjithë janë inferiorë në ndonjë mënyrë të caktuar. Ti nuk je Jehudi Menjuhini, por edhe nuk ka nevojë që për këtë shkak të ndihesh inferior, sepse ti asnjëherë as nuk ke provuar që të jesh ai, ajo nuk është puna jote. Po ashtu, Jehudi Menjuhini nuk është ai çfarë je ti; prandaj, ç’problem ka aty? Ku është aty konflikti? Por mendja politike vuan nga plagët e inferioritetit dhe politikanët përpiqen ta kruajnë plagën. Intelektualisht ai nuk është Albert Ajnshtajn – ai nuk krahasohet me gjigantët – psikologjikisht ai nuk është Sigmund Frojd... Po qe se provoni që vetveten ta krahasoni me mendjet gjigante të njerëzimit atëherë do të gjendeni në situatën ku vetveten do ta shihni të pavlerë, të kotë. Ajo ndjenjë e pavleftësisë mund të orientohet kah religjioni ose politika. Mënjanimi i saj mund të realizohet në këto dy mënyra.

Politikanët nuk përpiqen që ta mënjanojnë atë, ata vetëm e fshehin atë. Ky është po ai i njëjti i sëmurë, ai i njëjti njeri i cili e ka ndier inferioritetin, i njëjti njeri që tash qëndron në vendin e kryetarit. E qëndrimi në fronin e


kryetarit, çfarë ndryshimesh mund t’i sjell qenies sate të brendshme? Egoja është subtile dhe lëpirëse. Kurse politikanët janë të sëmurë shkaku i egos së tyre. Ata mund ta fshehin plagën e tyre me titullin e kryetarit, të ministrit... ai mund ta fshehë atë plagë të veten, por ajo plagë është edhe më tutje aty. Ti mund ta mashtrosh tërë botën, por nuk mund ta mashtrosh vetveten. Ti atë e di, ajo është aty. Ti vetëm e ke mbuluar. Dhe pikërisht është kjo situatë me politikanët – plagë, në të vërtetë qelbëzim, inferioritet, ndjesi të pavleftësisë.
Po, ai është ngjitur gjithnjë e më shumë e më shumë, por në çdo shkallore është lajmëruar shpresa se plaga do të jetë e shëruar. Ai inferioritet e krijon ambicien e ambicie do të thotë që vetveten ta tregosh superior. Nuk ka kuptim tjetër për ambicien. Por, për ç’ arsye ti vetveten do ta tregoje superior kur vuan nga kompleksi i inferioritetit?

Mbarë familja ime kanë qenë politikanë, me përjashtim të babait tim. Të gjithë ata më kanë pyetur: "Pse nuk po lajmërohesh? Pse nuk po voton? Pse po e harxhon energjinë tënde? Po u kandidove për politikan, ti mund të bëhesh edhe kryetar shteti, mund ta arrish titullin më të lartë në vend."

U jam përgjigjur: "Ju krejtësisht keni harruar se me kë bisedoni. Unë nuk vuaj nga kurrfarë inferioriteti, pse unë atëherë të përpiqem të bëhem kryetar vendi? Pse do ta harxhoja jetën time në përpjekjen për t’u bërë kryetar? Kjo do të ishte njësoj sikur të më operonin nga kanceri të cilin unë as nuk e kam pasur. Kjo vërtet është e çuditshme.



Pse do të operohesha pa nevojë? Ju vuani nga kompleksi i inferioritetit dhe provoni që atë ta bartni në mua. Unë jam krejt në rregull kështu siç jam. Unë i jam pafundësisht falënderues ekzistencës kudo që të ndodhem. Çfarëdo që të ndodhë sot, është mirë. Më tepër se kaq unë kurrë as nuk kam kërkuar, prandaj nuk ka mënyrë që të më bindni."

Ata pastaj më thanë: "Ti flet gjëra të çuditshme. Ç’ është ai farë inferioriteti dhe ç’ lidhje ka kjo me politikën?"
U jam përgjigjur: "Ju dhe politikanët tuaj nuk e kuptoni psikologjinë e thjeshtë".
Të gjithë politikanët që e udhëheqin botën janë njerëz të sëmurë dhe mënyra e vetme për t’u shëruar është që t’i fshehin plagët e tyre. Po, ata mund t’i mashtrojnë të tjerët. Kur të buzëqeshet Xhimi Karter, ti je i mashtruar. Por si ai mund ta mashtrojë vetveten? Ai mirë e di se nënqeshja e tij është vetëm detyrë e buzëve. Përbrenda tij nuk ka asgjë, nuk ka qeshje.Njerëzit ia dalin deri në shkallët më të larta, pozitat më të larta në shoqëri, por e dinë se e shkojnë huq kohën e tyre. Ata kanë mbërritur, por ku? Ata kanë mbërritur në vendin për të cilin kanë luftuar – e ajo fare nuk ka qenë luftë e vogël: ka shkatërruar shumë njerëz, ka shfrytëzuar shumë njerëz për atë qëllim, shumëve u ka shkelur mbi kokë. Ti ke arritur deri në nivelet më të larta në shoqëri, por çfarë ke fituar me këtë? Në këtë e ke harxhuar tërë jetën tënde! Tash, madje edhe që këtë ta pranosh, kërkon nga ti guximin të jashtëzakonshëm. Më mirë është të zgërdheshesh dhe të mbahesh për iluzionin: së paku të

tjerët besojnë se ti je i madh. Kurse ti fare mirë e di se kush je. Ti je plotësisht ai i njëjti që ke qenë; ndoshta edhe më keq. Të gjitha këto luftëra, kacafytje, të kanë bërë edhe më të keq. Ti e ke humbur humanitetin tënd. Ti nuk je më qenie njerëzore!

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.