måndag 18 januari 2016

Gra që dashurojnë tepër



Ky material është marur nga libri GRA QË DASHUROJNË TEPËR e SHKRUAR NGA Robin Nerwood,

libri i është dedikuar grave(femrave)

Robin Norwood është një psikoterapeute amerikane e specializuar në terapinë e familjes.Në mënyrë më të përgjithshme,ajo merret me problemet e ”vartësisë së tepruar”….

Ky është një libër që u ndryshon jetën grave të bëhen më të vetëdijshme.

Gra që dashurojnë tepër,një bestseller që ka arritur rekordin prej 5 milion kopjesh të shitura,jep një varg rastesh,në të cilët janë shpalosur në mënyrë briliante shkaqet se pse shumë gra dashurohen me burra që nuk u përshtaten dhe i harxhojnë kot energjitë e tyre për t’i ndryshuar ata….

 

 

                                        TË DASHUROSH PAFUNDËSISHT

 

Kur të jesh e dashuruar do të thotë të vuash,dashurojmë tepër.Kur në shumicën e kuvendimeve me shoqet tona të ngushta flasim për atë,për problemet e tij,për atë çka mendon,për ndjenjat e tij,dashurojmë tepër.

Kur i përligjim grindjet e tij,karakterin e tij të vrazhdë,shpërfilljen e tij,ose kur i quajmë pasoja të një fëmijërie fatkeqe dhe rrekemi të bëhemi shërusja e të metave të tij,dashurojmë tepër.

Kur lexojmë një ese popullarizuese të ndonjë psikanalisti dhe nënvizojmë të gjitha ato pjesë që mund t’i vijnë në ndihmë atij,dashurojmë tepër.

Kur nuk na pëlqen karakteri i tij,por i përshtatemi,duke menduar se,po të ishim ne më joshëse dhe më të përzemërta,ai,për dashurinë tonë mund të ndryshonte,dashurojmë tepër.

Kur lidhja me të vë në rrezik mirëqenien tonë emocionale,e ndoshta edhe shëndetin e sigurinë tonë,pa dyshim që dashurojmë tepër.

Megjithë vuajtjen dhe pakënaqësit që mbart me vete,të dashurosh tepër është një përvojë shumë e përbashkët për shumë gra,të cilat janë pothuajse të bindura se një lidhje intime,e tillë edhe duhet të jetë.Pothuajse të gjitha kemi dashur me tepri,të paktën njëherë,dhe për shumë nga ne kjo ka qenë një çështje dite,përgjatë gjithë jetës.Disa janë dhënë aq shumë nga të menduarit e partnerit të tyre,saqë me zor arrijnë të mbijetojnë.

Do të shohim se, kur kemi një partner që nuk pajtohet me ndjenjat tona,që nuk kujdeset për ne,ose nuk ndahemi prej tij,madje,në të vërtetë e dëshirojmë dhe ndiejmë nevojë gjithnjë e më të madhe për të,”të dashurosh” do të thotë ”të dashurosh tepër”.Do të arrijmë të kuptojmë se si dëshira jonë për një argument,në një llojë droge….

 

Por,a është dashuri e vërtetë ?

 

Në qoftë se keni patur rastin të jeni magjepsur pas ndonjë burri,ndoshta ju ka lindur dyshimi se në themel të fiksimit tuaj,nuk do të ketë qenë dashuria,por frika.Ne që dashurojmë me njëfarë fiksimi,jemi thellësisht të trembura;kemi frikë se mos mbetemi vetëm,frikë se mos na shpërfillin,mos na braktisin,apo mos na poshtrojnë. Dhurojmë dashurinë tonë me shpresën e kot se burri,ndaj të cilit kemi krijuar fiksimin do të na mbrojë nga frikat tona dhe kështu fiksimi thellohet më tej,shkojmë me shpresë që ajo  të jetë  e ndërsjellë,derisa dhurimi i dashurisë bëhet thelbi i gjithë jetës sonë.Dhe meqenëse strategjia jonë nuk arrin qëllimin,e provojmë sërish,duke dashuruar edhe më shumë.Dashurojmë tepër.

Po e veçoj fenomenin ”të dashurosh tepër” si një sindromë specifike të mendimeve,ndjenjave dhe të mënyrës së të sjellurit,pasi jam marrë për disa vite rresht me rikthimin në jetë të njerëzve të alkoolizuar dhe të droguar….

Fillova të kuptoj se ,e ç’natyre ishte kjo dashuria e tepërt,para së gjithash duke dëgjuar gratë dhe të dashurat e burrave të alkoolizuar ose të droguar.Historitë e tyre personale nxirrnin në pah nevojën e tyre për epërsi dhe, njëkohësisht,të vuajtjes që përjetonin në rolin e tyre shpëtimprurës dhe më ndihmuan t’i jepja njëfarë kuptimi thellësisë së përkushtimit të tyre ndaj një burri,i cili,nga ana e vet,i ishte përkushtuar një droge.Ishte e qartë se në këto çifte,të dy partnerët kishin nevoj për ndihmë; në të vërtetë që të dy ishin duke vdekur,me kuptimin e plot të kësaj fjale,për shkak të përkushtueshmërisë së tyre,ai për shkak të abuzimit kimik,ajo për shkak të një stresi të skajshëm….

 

Një fenomen tipik femëror

 

Me këtë dua të ngul këmbë se vetëm gratë dashurojnë tepër : Ka edhe burra që e kultivojnë këtë lloj fiksimi me po atë furi të çfardo gruaje,edhe ndjenjat edhe mënyra e tyre e të sjellurit e kanë prejardhjen nga  po ajo përvoje fëminore dhe kanë po atë ecuri.Megjithatë,burrat që kanë patur një fëmijëri fatkeqe,zakonisht nuk arrijnë deri në këtë lloj përkushtimi.Falë faktorëve si kulturorë edhe biologjikë,ata zakonisht përpiqen të mbrohen dhe të lehtësojnë vuajtjet e tyre duke përcaktuar piksynime  që janë më tepër të jashtme sesa të brendshme,më tepër jo vetjake sesa vetjake.Synojnë të përkushtohen pas punës,pas sportit,ose pas ndonjë joshje tjetër,ndërsa gratë,të nxitura nga forca të tjera që veprojnë mbi to,shtyhen t’i zgjidhin problemet me anë të një lidhjeje që u fiksohet,ndoshta me një burrë po aq problematik dhe të largët….

 

Të dashurohesh për të dashuruar më mirë

 

Shpresojë që ky libër do të shërbejë jo vetëm për t’u ardhur në ndihmë të gjitha grave që dashurojnë tepër,për t’u bërë më të vetëdijshme për gjendjen e tyre vetjake,por për t’i nxitur të ndryshojnë,ta kalojnë dashurinë dhe vëmendjen nga njeriu që u është fiksuar,tek vetvetja,tek shërimi dhe tek jeta e tyre…

Ju takon juve të zgjidhni.Po qe se vendosni ta filloni procesin e shërimit,në vend që të jeni një grua që dashuron dikë tjetër aq sa të vuajë për vete,do të jeni një grua që dashuron në një masë të mjaftueshme vetveten,për të mos e lënë të vuajë më.

 

TË DASHUROSH NJË BURRË QË NUK TA SHPËRBLEN DASHURINË

 

Ishte seanca e saj e parë dhe Xhili dukej e pasigurt.E gjallë dhe e hijshme,me krelat e saj të verdha dhe me një pamje prej jetimeje,rrinte si e shtangur në cepin e karrikes përpara meje.Në pamjen e saj gjithçka dukej e rrumbullaksuar: forma e fytyrës,trupi paksa i dhjamosur dhe mbi të gjitha sytë e saj të kaltër,që vështronin me vëmendje diplomat dhe çertifikatat e varura në muret e studios sime.Më bëri disa pyetje lidhur me universitetin që kisha mbaruar,pastaj më tha me njëfarë doze krenarie,se ishte e regjistruar në Fakultetin e Drejtësisë.

Për një copë herë ra heshtja.Ajo i kishte ulur sytë dhe po vështronte duart që po shtrëngonin njëra-tjetrën.

”Besoj se do të bëja më mirë sikur t’ju tregoja pse kam ardhur këtu”.Më tha duke folur me ngut që të merrte kurajo.”Kam ardhur këtu për t’u kshilluar me një mjeke,sepse jam vërtet fatkeqe.Për shkak të burrave,dua të them,unë dhe burrat.Gjithmonë bëjë diçka që i detyron ata të largohen.Gjithçka fillon mirë e bukur.Më vardisen,puna arrin deri në përndjekje,pastaj ku arrijnë të më njohin,(dhe me një tendosje të dukshme për shkak të vuajtjes,përmbylli)gjithçka merr fund”.

Më vështroi me sytë që shndritnin nga lotët e përmbajtur,pastaj vazhdoi duke folur më e qetë:

”Do të doja të dija ku gaboj,çfarë dhe si duhet të bëj ndryshe,se do ta bëj.Do ta bëj me çdo kusht.Unë jam një puntore e palodhur dhe e përmbaajtur”,dhe sërish filloi të ngutej teksa fliste.

”Nuk është puna tek mungesa e vullnetit.As vetë nuk e di se pse më ndodh kjko.Kam frikë se do të bie në dashuri një herë tjetër.Gjithsesi,çdo herë sjell për mua vetëm vuajtje.Kam filluar vërtet të kem frikë nga burrat”.

 

Një vetmi e hidhur

Duke tundur kokën vazhdoi të më fliste me vrull të pappërmbajtur : ”Nuk dua të më ndodhë sërish sepse ndihem shumë e vetmuar.Në universitet kam shumë punë,pastaj më duhet edhe të punoj për të jetuar.Kjo më bën që të gjithë kohën ta kem të zënë me punë.Në të vërtetë vitin e kaluar vetëm kam punuar,kam shkuar në shkollë,kam studiuar dhe kam fjetur.Por e ndjeja mungesën e një burri”.

Dhe vazhdoi ngutshëm :”Pastaj,përpara dy muajsh,ndërsa ndodhesha për një vizitë tek disa miq në San-diego,takova Randin.Është avokat.Unjohëm në një mbrëmje,kur miqtë e mi më kishin marrë në një lokal vallzimi.U mirëkkkuptuam shumë shpejt.Kishim shumë gjëra për t’i thënë njëri-tjetrit : ç’është e vërteta,kam frikë se sikur flisja vetëm unë.Por më dukej sikur atij i pëlqente.Ishte një gjë vërtet e mrekullueshme të kishe përbri vetes një burrë që interesohej për ato gjëra që edhe për mua ishin të rëndësishme!”

Ajo rrudhi vetullat.”Më dukej sikur isha tërheqëse për të.Më pyeti nëse isha e martuar (jam e ndarë që prej dy vjetësh) nëse jetoja vetëm,dhe gjëra të tjera të kësaj natyre”.

E marr me mend sesa sheshit është vënë re etja e Xhilit,ndërsa kuvendonte gjallërisht me Randin atë mbrëmje të parë,në sfondin e muzikës së vallëzimit dhe me sa zell do ta ketë pritur një javë më vonë kur,ai e kishte zgjatur edhe nja 150 km të tjera,një udhëtim pune që po bënte deri në Los Angjelos,për të shkuar ta takonte.Kur ishin duke darkuar,i propozoi  të rrinte të flinte në shtëpinë e saj,me qëllim që ta shtyente për të nesërmen udhëtimin e gjatë me makinë.Ai e pranoi ftesën.Që atë natë filloi lidhja e tyre.

”Ishte një gjë e mrekullueshme.Më lejoi të gatuaja dhe ndihej shumë i lumtur që dikush kujdesej për të.Të nesërmen në mëngjes,përpara se ai të zgjohej nga gjumi i hekurosa këmishën.Më pëlqen të përkujdesem për një burrë.Bashkë ndiheshim shumë mirë”.Xhili buzëqeshi e përhumbur;por nga vazhdimi i tregimit të saj doli sheshit se ajo pothuajse menjëherë ishte magjepsur nga Randi.

 

Një lidhje e pabarazpeshuar

 

Kur ai kishte ardhur në apartamentin e tij në San –Diego,dëgjoi të tingëllonte zilja e telefonit.Ishte Xhii që i thoshte se kishte qenë në merak të madh për udhëtimin e tij të gjatë me makinë dhe se tani që mori vesh se ishte kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë ndihej e lehtësuar.

Ishte dukur sikur telefonata e saj e kishte habitur disi.I kërkoi ndjesë që kishte bezdisur dhe e mbylli telefonin,por brenda saj kishte filluar të vlonte një ndjesi sfilitëse,e nxitur nga vetëdija se ishte ajo që po e dashuronte shumë më tepër nga sa ai e dashuronte atë.

”Randi më tha një herë që të mos varem pas trupit edhe kaq sjumë se edhe mund të lodhet.U tmerrova.Gjithçka varej prej meje.Mëtonte që unë ta dashuroja dhe në të njëjtën kohë që lija të qetë.Nuk mundja ta bëja një gjë të tillë dhe dyshimet e mia vazhdonin të shtoheshin.Sa më shumë më shtohej paniku,aqë më shumë i shkoja pas”.

Xhili filloi t’i telefononte çdo mbrëmeje.Ishin njëmendësuar t’i flisnin njëri-tjetrit me radhë,por shpesh,kur e kishte radhën Randi,vonohej prandaj ajo ndihej e shqetësuar aq sa nuk priste dot.Për të fjetur,në të tilla raste as që mund të bëhej fjalë,kështu që bënte-ç’bënte dhe e merrte vetë në telefon.Kuvendimet në telefon zgjateshin shumë,por qëndrimi tij dukej i mjegullt.

”Ai më thoshte se kishte haruar,kurse unë këmbngulja: ”Si mund të harrosh?”,i thosha.Ndërkohë,unë nuk harroja kurrë ta merrja në telefon dhe e pyesja pse;nga përgjigjet e tij më dukej silur ai kishte frikë se mos unë i hyja shumë në zemër,ndëra unë doja ta ndihmoja që ta kapërcente atë frikë.Ai më thoshte se nu dinte  se çfarë kërkonte nga jeta,ndërsa unë rrekesha ta ndihmoja të sqaronte problemin që e shqetësonte”.Kështu Xhili e mori përsipër rolin e ”shtrydhses së trurit”,me mëtiminqë ta ndihmonte Randin të ishte më i afërt emocionalisht me të.

Që ai mund të mos dashuronte,ishte diçka që ajo nuk mund ta pranonte.Tashmë e kishte vendosur që Randi kishte nevojë për të.Kishte shkuar dy herë me avion në San-Diego për të kaluar fundjavën me të.Herën e dytë Randi nuk bëri tjetër veçse tërë ditën e diel shikonte televizorin dhe pinte birrë,duke shpërfillur krejtësisht.Ajo kishte qenë një nga ditët më të këqija të jetës së saj.

”Pinte shumë?” e pyeta Xhilin.Ajo fërgëlloi.

”Jo.Jo edhe aq .Të them të vërtetën,nuk e di.As që mi kishte shkuar ndonjëherë mendja.Sigurisht,natën e parë që e pata takuar,ishte duke pirë,gjë që m’u dukë e matyrshme,tek e fundit,ndodheshim në një bar.Kishte raste që flisnim në telefon,dëgjoja tingullin e copave të akullit teksa binin në gotë dhe e ngucja duke i thënë se kr rrinim bashkë pinte vazhdimisht,por unë mendoja se i pëlqente të pinte dhe kaq.Më duket normale,apo jo?”

Heshti për një kohë e kapluar nga mendimet.”Ndonjëherë,kur më fliste në telefon,më dukej åak i çuditshëm,sidomos kur bëhej fjalë për një avokat.Më dukej shumë i mjegullt dhe i pasaktë;i zbrazët dhe pa përmbajtje.Por këtë nuk e pata lidhur ndonjëherë me pijen.Nuk e di si t’jua shkoqit.Ndoshta nuk doja ta qoja nëpër mend një gjë të tillë.”

Më hodhi një vështrim tërë pezm.

”Ndoshta pinte vërtet tepër,por ka gjasa që e bënte sepse ndihej i mërzitur nga unë.Nuk isha interesante sa duhej dhe në të¨vërtetë nuk donte që rrinim bashkë”.Dhe tërë ankth,shtoi:”Burri im nuk donte kurrë të rrinte me mua,gjë që dukej sheshit!”Sytë iu mbushën me lot dhe ajo u shkri në vaj.”As im atë…Çfarë kam unë?Pse më largohen të gjithë? Ku e kam gabimin?”

 

Ndjenja e pamposhtur e fajit

 

Xili e kuptonte se kishte problemen ë marrëdhëiet e saj me njerëzit që dashuronte,por në të njejtën kohë ishte e gatshme të bënte gjithçka mundte për t’i rregulluar ato,si dhe të mbante përgjegjësinë se ajo vetë i kishte krijuar ato problem.

Në qoftë se Rndi,burri isaj dhe i ati nuk kishin mundur ta dashuronin,kjo,sipas mendimit të saj,varej diçka që ajo kishte bërë ose që kishte lënë pas dore.

Mënyra e të menduarit dhe e të dëgjuarit të Xhilit,sjellja dhe përvojat e saj janë tipike të një gruaje,për të cilën të e dashuruar do të thotë të vuash.Ajo kishte shumë nga karakteristikat e përbashkëta që kanë gratë,të cilat dashurojnë tepër.Pavarsisht nga disa elemente specifike të historive dhe të anktheve të tyre,qoftë në rastin kur e kanë zgjatur shumë një lidhje të vështirë me një burrë të vetëm,apo që kanë patur një sërë lidhjesh pa fat me shumë burra,të gjitha kanë diçka që i bashkon.Të dashurosh tepër nuk do të thotë të dashurosh shumë burra,oset ë biesh në dashuri shumë shpesh,oset ë dashurosh dikë me një ndjenjë tejet të fortë dhe të thellë.Në të vërtetë do të thotë të lidhesh me një burrë me një filsim dhe të mësosh që këtë fiksim ta quash dashuri,i cili arrin deri në zotërimin e të gjitha ndjenjave e veprimeve dhe,ndonëse e kupton që kjo është duke ndikuar për keq në shëndetin dhe mirëqenien tënde,të mos mundesh të çlirohesh prej tij.Do të thotë të matësh lartësin e dashurisë tënde nga thellësia e sfilitjeve dhe e torturave tua.

 

Frika e realitetit

 

Duke lexuar këtë libër,ndoshta do të zbuloni se ngjani me Xhilin,apo me dikë nga gratë që shpalosin këtu historitë e tyre,ose ndoshta do të shprehni dyshimin se edhe ju jeni ndër ato gra që dashurojnë tepër.Apo ndoshta,edhe sikur problemet tuaja me burrat t’u ngjajnë problemeve të atyre,hasni ndonjë vështirësi të pranoni ”etiketat” që qëndrojnë në sfond të këtyre historive.Të gjitha kemi reaksione të forta emocionale përballë fjalësh të tilla si alkoolizmi,inçesti,dhuna , droga dhe nganjëherë nuk ia dalim dot të vështrojmë në mënyrë realiste jetën tonë,sepse na frikëson shumë ideja se mos këto etiketa mund ta ngjiten edhe neve apo njerëzve që ne dashurojmë.Për fat të keq,paaftësia jonë për të përdorur disa fjalë që janë bërë shumë të përfolura,na pengon në rrugën tonë për të zgjidhur problemet tona.Nga ana tjetër,këto etiketa të llahtarshme,ndoshta nuk i përshtaten jetës tuaj.Ndoshta fëmijëria juaj ka patur probleme më të mprehta.Ndoshta babai juaj,megjithëse ju kan dier të siguruar dhe me mirëqenie,nuk i ka dashur,ose i ka urryer gratë,kështu që paaftësia e tij për t’ju dashur,ju pengon edhe juve të dashuroni.Ose nëna juaj,ndonëse në prani të të tjerëve ju lavdëronte me fjalë të bukura,benda saj,ka mbajtur qëndrim xheloz dhe kundërshtar ndaj jush,dhe ju nuk e keni ndier nevojën për të punuar mirë që të merrnit miratimin e saj,por ama gjithmonë me frikën e qëndrimit armiqësor që i nxitte asaj suksesi i juaj.

 

Paaftësia për të kominikuar

 

Në këtë libër nuk mund të rradhisim mizërinë e mënyrave me të cilat mjedisi familjar mund të ndikojë keq,për këtë do të duheshin disa vëllime të llojeve nga më të ndryshmet.Gjithsesi duhet kuptuar se të gjitha familjet me probleme kanë të përbashkët paaftësinë për të diskutuar rrënjën e problemeve.Ndodh që të flitet për çështje të tjera,shpesh deri sa të na mërzitin,të cilat,në fund të fundit,shërbejnë për të mbuluar të fshehtën,problemin e vërtetë,i cili qëndron i fshehur dhe që është shkaku i vërtetë i mosfunksionimit të familjes.Është pikërisht shkalla e fshehtësisë,paaftësia për të folur lidhur me problemet e vërteta,më tepër sesa seriozitetin e dënimeve që pësojnë pjesëtarët e saj.

 

 

 

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.