tisdag 12 januari 2016

Emocionet

e marur nga:Intelegjenca Emocionale

Në esencë, të gjitha emocionet janë shtytje për aksion, plane momentale për ruajtjen e jetës të cilën na i ka dedikuar evolucioni. Vetë rrënja e fjalës emocion është motere, folje latine në kuptim "lëvizje", me prefiksin shtesë "e" i cili ka kuptimin "të lëvizet përpara", që bën të ditur se shtytja për aksion është e bashkëlindur me çdo emocion. Se emocionet çojnë deri tek aksioni më së miri shihet në vështrimin e fëmijëve dhe shtazëve; vetëm në botën shtazore tek individi i rritur dhe i "civilizuar" shpesh hasim në një distancë të madhe; emocionet – shtytjet e rrënjosura për aksion – janë të ndara nga reaksionet e pritura.



Në listën e emocioneve tona, secila nga ato e luan e rolin e veçant të cilën ia zbulon vetësia karakteristike e tyre biologjike(shih SHTOJCËN I për detajet "themelore" të emocioneve). Me metoda të reja të cilat depërtojnë në trup dhe mendje, hulumtuesit zbulojnë më shumë të dhëna mbi atë sesi çdo emocion veç e veç e përgatit trupin për shumë lloje të ndryshme përgjigjjesh.


*Në zemërim gjaku vërsulet në duar, duke bërë të mundur që më lehtë të rroken armët apo të sulmohet kundërshtari; rrahja e zemrës rritet, derisa ngritja e nivelit të hormoneve, siç është adrenalina, prodhon energji impulsive të fortë dhe të mjaftueshme për një aksion të furishëm.


*Në frikë gjaku rrjedhë deri tek muskujt e mëdhenjë skeletor, si për shembull, të këmbës, duke e mundësuar ikjen – fytyra zbehet pasi që gjaku derdhet prej saj(duke krijuar ndjenjën se gjaku është "ngrirë në vena"). Njëkohësisht, trupi tkurret, së paku vetëm për një çast duke i dhënë kohë ta vlerësoj se a do të ishte fshehja reaksion më i mirë. Proceset në qendrat e trurit emocional lirojnë vërshimën e hormoneve të cilat trupin e qesin në gjendjen e gatitshmërisë totale, duke e bërë të tendosur, dhe të gatshëm për aksion, derisa vëmendja është e orientuar në rrezikun e çastit për të qenë në gjendje që sa më mirë ta vlerësoj potezin pasues.


*Në gjendjen e lumturisë ndryshimi themelor biologjik shfaqet në rritjen e aktivitetit të qendrës cerebrale e cila i inhiberon ndjenjat negative dhe e stimulon rritjen e energjisë dispozuese, dhe i qetëson ato të cilat provokojnë mendime brengosëse. Por në psikologji nuk ekziston ndryshim i posaçëm i cili ndërpren gjendjen e qetësisë, që e çon trupin në ndryshim të shpejtë nga emocionet shqetësuese biologjikisht të shkaktuara. Një gjendje e këtillë i mundëson trupit relaksim të tërsishëm, si dhe gatishmërinë dhe vullnetin për cilëndo detyrë të afërme, por edhe synimin për realizimin e një varg caqesh.


*Dashuria, ndjenjat e buta dhe kënaqësia seksuale, ngacmojnë shtytjen parasimpatike – kontrastin fiziologjik të gjendjes "lufto apo ik", lëvizjës së nxittuar nga frika apo zemërimi. Modeli parasimpatik "reaksioni i relaksimit" paraqet një varg reagimesh përgjatë tërë trupit të cilat prodhojnë gjendje të përgjithshme qetësuese dhe të këndshme, kooperim lehtësues.


*Ngritja e vetullave gjatë habisë mundëson rritjen e fushës së të pamurit dhe gjithashtu kontribuon që sa ma tepër dritë të mbërri tek retina. Në këtë mënyrë marrim më shumë shënime për ngjarjen e papritur, na mundësohet që më leht dhe më sakt të dimë çfarë do të ndodhë dhe të mendojmë sesi më së miri të veprojmë.



*Në gjithë botën shprehja e neverisë
sipas dukjes është e njëjtë dhe dërgon të njëjtën porosi: diçka është e pakëndshme me aromë apo shije, apo edhe diçka si metaforë. Kur shprehet neveria – buza e sipërme lakohet, derisa hojëzat pak tkurren – paralajmëron, siç e ka vërejtur Darvini, përpjekjen primordiale për për t’i mbyllur hojëzat për shkak të kundërmimit apo ta vjellë ushqimin e helmuar.


*Funksioni kryesor i pikëllimit është që të na ndihmojë t’i adaptohemi humbjeve të rëndësishme, siç është vdekja e të afërmve apo dëshprimi fundamental. Pikëllimi çon deri tek humbja e madhe e energjisë dhe entuziazmit për aktivitetet jetësore, dhe nëse bëhet çrregullimi serioz dhe çon në depresion, atëherë e ngadalson metabolizmin e trupit. Ky lloj izolimi fundamental na mundëson ta mbijetojmë humbjen apo shpresën e frustruar, ta shqyrtojmë vlerën e jetës, e kur energjia kthehet, ta planifikojmë fillimin e ri. Në kohërat e më hershme llojet e këtilla të humbjeve të energjisë së lënduar dhe pikëlluese janë mbajtur në shtëpi në të cilën është vuajtur.


Mandej, këto lloje të instikteve biologjike për aksion i japin formë përvojës sonë për jetën dhe për kulturën.. Për shembull, humbja e personit të dashur zakonisht nxitë pikëllim dhe dhimbje. Por mënyra sesi e shprehim vuajtjen – në ç’mënyrë shfaqen emocionet apo si mbijetojnë në çastet e vetmisë – përcaktohet nga kultura, sepse ne i zgjeshim "njerëzit e dashur" të cilët në jetën tonë janë të veçant dhe për të cilët ne do të vuajmë.

Periudha e gjatë evolutive gjatë të cilës janë formëzuar këto reaksione emocionale, me siguri se është realiteti më i ashpër të cilin shumica e njerëzve si spesie e ka perjetuar prej fillimit të historisë së shkuar. Ajo ka qenë koha kur një numër i vogël i bebeve ka përjetuar fëmijërinë dhe një pakicë e të rriturëve ka përjetuar të tridhjetat, kur kanë mundur grabitqarët të sulmojnë në çdo kohë, kur ka mundur thatësia dhe vërshima e paparalajmëruar të bëhet uri apo mbijetesë. Por me zhvillimin e bujqësisë, madje edhe në shoqëritë më të prapambetura, kushtet për të ekzistuar dukshëm janë përmirësuar. Dhjetë mijë vitet e fundit, derisa këto përparësi janë zgjeruar, mizoritë e pashmangshme të cilat e kanë ndrydhur njerëzimin, pandërprerë janë zvogëluar.

E njëjta pashmangshmëri ka bërë që reaksionet tona emocionale të bëhen aq të rëndësishme për ekzistencën; me zhdukjen e tyre është zhdukur edhe vlera e pjesëve të mira të repertoarit tonë emocional. Derisa në të kaluarën e lashtë tërbimi në esencë e ka bërë të mundur ekzistencën, lejimi aktual i armëve automatike tridhjetëvjeçarëve shumë shpesh ka sjellur reaksione katastrofike.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.