söndag 10 januari 2016

Paraja



Paraja është fenomen i çuditshëm.
Nëse nuk ke para, ajo është gjë e thjeshtë –
nuk ke dhe pikë – aty probleme nuk ekzistojnë.
Por nëse ke, atëherë me siguri problemet
ekzistojnë!
Një nga problemet më të mëdha që krijon
paraja është ai që kurrë nuk di se a je i
dëshirueshëm ti apo është e dëshirueshme
paraja jote. Atëherë e ke vështirë ta paramendosh
se dikush të do ty e jo paranë tënde.
Kurse jeta mund të jetë aq e thjeshtë.
Ndërkaq, ajo që ka shkaktuar kënaqësinë e
madhe, si për shembull paraja, mundet përnjëherë
të kthehet në vuajtje të madhe. Por kjo
nuk është produkt i parasë, veç i mendjes.
Paraja është e dobishme, të poseduarit e
parasë nuk duhet të shkaktojë as ndjesi
mëkati, as ndjesi fajësie.
Ja, një mënyrë sesi mendja e prodhon vuajtjen.
Ti ke para dhe kënaqesh me to. Dhe kështu
ndokush të do, këtë ti nuk e vë në pyetje,
sepse ti atëherë atë person do ta vije në situatë
tejet të pakëndshme; nëse ai thotë se të do
ty, ti ende nuk do t’i besosh, e po qe se thotë
se e do paranë tënde, atëherë romanca juaj në
atë çast ka përfunduar. Kurse thellë në vete ti
dyshon se ai është me ty vetëm për atë se do
paranë tënde – e jo ty.
Por nuk ka asgjë të keqe në këtë; ato para
janë të tuat, pikërisht siç është jotja hunda e
jote, siç janë të tutë sytë e tu, siç janë të tuat
flokët e tua. Dhe ai person të do në tërësinë
tënde. Paraja jote është gjithashtu pjesë jotja.
Mos e ndaj këtë nga të tjerat dhe nuk do të
ketë probleme.
Provo ta jetosh jetën sa më thjesht dhe sa
më me pak probleme – dhe do të jetë krejt në
rregull.
Ta njohësh gjithë botën nuk është asgjë në
krahasim me njohjen e të fshehtave më të thella
të jetës tënde.

Osho











Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.