måndag 18 januari 2016

Çrregullimet e Personalitetit


  Çrregullimet e Personalitetit

 

Çrregullimet e personalitetit janë probleme të strukturës bazë të personalitetit të një individi.Çrregullimet e personalitetit janë shpesh të pranishme edhe në çrregullime të tjera dhe janë dëmtime afatgjata të funksionimit shoqëror dhe personal.Kur ka karakteristika të keqpërshtatjes,që shkaktojnë pikëllim ose dëmtim të aftësisë për përshtatje,ato quhen çrregullime të persona-litetit.Çrregullimet e personalitetit shpesh fillojnë në adoleshencë dhe vazhdojnë gjatë gjithë jetës.

DSM-III-R i përmbledh çrregullimet paranoide,skizoide dhe skizotipike të personalitetit.Gjëja kryesore që vihet re tek individët me këto çrregullime është se ata paraqiten të çuditshëm në paraqitjet e tyre të përditshme.Grupi B përfshin çrregullimet antishoqërore,të ndërmjetme,histrionike dhe narcistike të personalitetit.Njerëzit me çrregullime janë ë ndjeshëm,dramatikë dhe mund të bëhen antishoqërorë.GrupiC përfshin çrregullimet e personalitetit të ttipit shmangës,të varur,obsesiv të papërmbajtur dhe pasiv agresiv.Këta individë shihen si të ankthshëm dhe të druajtur.

Një nga çrregullimet më serioze të personalitetit është çrregullimi i personalitetit antishoqëror,i njohur gjithashtu si  personaliteti sociopatik ose personaliteti psikopatik.

DSM-III-R e identifikon tiparin kryesor të këtij çrregullimi,si një model të sjelljes së papërgjegjëshme dhe antishoqërore që fillon në fëmijëri ose adoleshencë dhe vazhdon në moshën e pjekurisë.Sipas një studimi të Robins dhe kolegëve (1984),ai është shumë më i përhapur te meshkujt (4,5 %) sesa te femrat (më pak se 1 %).Kur është fëmijë,individi ka probleme sepse gënjen,vjedh,zihet dhe largohet nga shtëpia.Në moshë të rritur,modeli i papërgjegjshmërisë dhe ai antishoqëror vazhdojnë,pasi individi nuk respekton detyrimet,nuk pajtohet me normat shoqërore,dhe shfaq sjellje antishoqërore që lidhen me shkatërrimin e pasurisë dhe ngacmimin e njerëzve të tjerë. Në mënyrë tipike,ai nuk përjeton ndonjë ndjenjë faji për veprimet e veta dhe e provon ndjenjë e turpit.Shpesh ai përsërit të njëjtat gabime dhe duket i paaftë për të mësuar prej tyre.Disa individë me këtë çrregullim bëhen kriminelë,por shumë të tjerë kanë thjesht probleme tepër serioze për t’u përshtatur në shoqëri.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.