söndag 3 januari 2016

Kleri dhe politikanët

nga libri:
Lajmëtari i njeriut të
ri për botën e re
OSHO


Për shembull, lehtë mund të tregohet se politikanët janë shkaktarë të shumë fatkeqësive – luftërat, vrasjet, masakrimet – por është vështirë të bëhet me gisht kah prijësit fetarë, se akoma askush nuk e ka drejtuar gishtin drejt tyre. Ata kanë mbetur të respektuar me shekuj, dhe ashtu siç koha po rrjedh, ata po bëhen gjithnjë e më të respektuar. Puna ime më e rëndë është që t’ju bëj të vetëdijshëm se këta njerëz – me vetëdije apo pa vetëdije, kjo nuk e ndryshon çështjen – e kanë krijuar këtë botë të këtillë. Politikanët dhe krerët fetarë kanë qenë pandërprerë në komplot, kanë punuar së bashku, dorë për dore. Politikanët kanë fuqinë politike; klerikët e kanë fuqinë
religjioze, fetare. Politikanët e kanë mbrojtur klerin, kurse klerikët kanë bekuar politikanët para masave – masat kështu kanë qenë të shfrytëzuara, në këtë mënyrë që të dytë i kanë mjelë gjer në shterje.

Religjioni ka krijuar prapambeturinë e mendjes njerëzore me anë të besimeve të shpifura. Kurse politikanët e kanë shkatërruar njeriun duke e shtrënguar të jetojë në jetën e mjerë të njeriut jodinjitoz – pushteti i tyre është varur nga robëria juaj. Këto pengesa duhet tejkaluar. Prandaj shkenca duhet të punësohet në shërbim të jetës e dashurisë, të përparimit e kremtimit dhe jo në shërbim të vdekjes e destruksionit. Ne tash jemi në asofarë pozite të palakmueshme në të cilën: ose do t’u lejojmë këtyre politikanëve dhe klerikëve të neveritshëm që ta shkatërrojnë mbarë njerëzimin në tokë ose do të vendosim që t’ua marrim pushtetin nga duart e tyre dhe t’ia dorëzojmë njerëzimit.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.