söndag 3 januari 2016

Si t'i ndali mendimet e mija negative ?


Si t'i ndali mendimet e mija negative?

 

"Si t'i ndali mendimet e mija negative?" - është pyetje që e kam bërë shpesh. Nëse ndonjëherë të ka rënë ndërmend kjo pyetje atëherë do të ndiesh çlirim kaq të madh kur ta dish përgjigjen, sepse është kaq e thjeshtë. Pra, si i ndal mendimet negative? Thjesht ti mbjell mendime pozitive!

Kur tenton t'i ndalësh mendimet negative, ti po përqendrohesh në atë që nuk e do - mendimet negative - dhe do të tërheqësh bollëk të tyre. Ato nuk mund të zhduken kurrë nëse je i përqendruar në to. Pjesa "ndal" është jorelevante - mendimet negative janë përqendrimi yt. Pa marrë parasysh a je duke tentuar t'i ndalësh mendimet negative apo t'i kontrollosh ato apo t'i largosh ato, rezultati është i njëjtë. Përqendrimi yt është në mendimet negative, dhe sipas ligjit të tërheqjes je duke ftuar më shumë të tilla te ti.
E vërteta është gjithmonë e thjeshtë dhe është gjithmonë e lehtë. Për t'i ndalur mendimet negative, thjesht mbjell mendime të mira! Me kujdes e me vëmendje mbjell mendime të mira! Ti mbjell mendime të mira duke e bërë praktikë ditore t'i çmosh të gjitha gjërat në ditën tënde. Çmoje shëndetin tënd, veturën tënde, shtëpinë tënde, familjen tënde, punën tënde, miqtë e tu, ambientin tënd, shujtat e tua, manarët e tu, dhe bukurinë madhështore të ditës. Komplimentoji, lavdëroji dhe jepi falënderime të gjitha gjërave. Sa herë që thua "Falemnderit" ky është mendim i mirë! Derisa mbjell shumë e më shumë mendime të mira, mendimet negative do të shuhen. Pse? Sepse përqendrimi yt është në mendimet e mira, dhe atë në çka përqendrohesh - e tërheq.

 Pra mos iu jep vëmendje fare mendimeve negative. Mos u brengos për to. Nëse vjen ndonjë, trajtoji si të parëndësishëm, bëji shuk si fletën e parëndësishme, dhe le të jenë kujtues për ty që tash të mendosh me kujdes e me vëmendje më shumë mendime të mira.

Sa më shumë mendime të mira që mund të mbjellësh në një ditë, aq më shpejt do të transformohet jeta jote plotësisht në gjithçka të mirë. Nëse e kalon vetëm një ditë duke folur për gjërat e mira dhe duke thënë "Falemnderit" në çdo mundësi, nuk do ta besosh të nesërmen tënde.

Të menduarit me kujdes e me vëmendje mendime të mira është pikërisht sikur mbjellja e farërave. Derisa mendon mendime të mira, je duke mbjellë farëra të mira brenda teje, dhe Universi do t'i transformojë ato farëra në kopsht të parajsës. Si do të shfaqet kopshti i parajsës? Si jeta jote!

 

Gëzimi qoftë me ty,

Rhonda Byrne, Sekreti... të sjellurit gëzim miliarda njerëzve

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.